Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Nga Ermal Shehu
Guxoi në 90-ën rinia shqiptare të ndërmerrte aktin më sublim…! Shembjen e diktaturës komuniste gjysëm shekullore…! Asaj diktature që me veprimet e saj depersonalizoi qytetarinë, për ta kthyer në ingranazhe të një mekanizmi gjigand, që në thelb mbillte terror, varfëri, mizerje!
Ishin 90-at, vitet që rindezën shpresën e ndryshimit, pa të cilën cdo shoqëri e konsideron veten moralisht të vdekur.
Sot, pas 26 vitesh, natyrshëm lind pyetja: ?A është realiteti i sotëm ai për të cilin u luftua??!
Fatkeqësisht jo! Përditë po shohim në Shqipëri një degradim të vlerave dhe drama e kësaj tragjikomedie qëndron në faktin se ngjarjet zhvillohen në një sistem demokratik!
Askush nga të rinjtë e viteve 90? me siguri që nuk e ka menduar, se mes të rinjve të sotëm do kishte një përqindje të lartë servilash, të përunjurish, fizikisht e mendërisht, që marrin edhe ?guximin? të jenë modele përfaqësuese. Ka plot të tillë të rinj ?pensionista? nëpër organizime partiake apo drejtues forumesh që janë ?zgjedhur? në ato ?poste? për faktin e vetëm se i karakterizon injoranca, të cilën e shesin për urtësi, servilizmi, të cilin e shesin për besnikëri, mediokriteti, të cilin e shesin për konservatorizëm, rrugaçëria, të cilën e shesin për trimëri, pabesia, të cilën e shesin si pragmatizëm, e çdo lloj antivlere tjetër që bart karakteri njerëzor, të cilat i shesin për vlera! Në fakt ky është një rreth vicioz gjigand, për fat të keq i mirëinstaluar në vendin tonë!
Në ditët e sotme është botërisht e ditur, që në një ?garë? të thjeshtë midis të rinjve fituesi i paracaktuar nga shefat do të jetë pikërisht më i paafti midis tyre. Kjo për faktin e vetëm se ai dudum është marjoneta perfekte, i cili të kursen lodhjen, me paaftësinë e tij nuk i rrezikon postin askujt, memecëria e tij e kthen në dëgjues perfekt (pa e marrë parasysh faktin se memeci nuk dëgjon dot), e njëmijë e një ?arsye? të tjera që e nxjerrin ?fitues?.
Mirëpo problemi kryesor që kompleton rrethin është se edhe vetë ?Shefi? që e ka zgjedhur ka pothuaj karakteristika identike me të riun e plakur, pasi në të njëjtën mënyrë sillet edhe ai me shefat e tij, madje njësoj sillen edhe këta të fundit me eprorët e tyre, ç?ka na bën të mendojmë se Shqipërinë e sotme e komandon ?Lobi i Servilave?!
?Të jesh gjithmonë i ndershëm me veten, është një ushtrim i vështirë?, thoshte Sigmund Frojd.
Një makineri gjigande antivlerash po instalohet dita-ditës nga lukunia e të paaftëve, që po ngrenë një hierarki në botën e skllevërve modern të cilët vijnë vërdallë si hiena të jargavitura gati të shqyejnë çdo fije të karakterit njerëzor të mbetur!
Turmat e këtyre dallkaukëve të Shqipërisë së sotme, i ngjajnë katërcipërisht në formë e përmbajtje, ideologjike e kulturore lukunisë së eksituar që dymijë vjet më parë shpëtoi Barabën për të vrarë Krishtin, e këta nuk meritojnë asnjë falje hyjnore se janë duke shkatërruar Shqipërinë!
Është kjo situatë, ajo që përditë po vret shpresën se ky vend mund të eci, është ndoshta kjo arsyeja se pse shqipëtarët sot po rimarrin rrugët e Europës njësoj si dy dekada më parë, pa pasur arsye madhore luftrash a fatkeqësish natyrore! Padyshim që për ne dhe të ardhmen e këtij vendi, ikja nuk është rruga e duhur, pasi është njësoj sikur të humbësh një betejë ende pa e luftuar.
Shqipërisë së sotme medoemos i duhet një lëvizje ideologjike, si ajo e viteve 90?,që veç të rinjtë mund ta bëjnë. Veçse kësaj here kundër një regjimi edhe më të rrezikshëm ?Diktaturës së Antivlerave? dhe ?Oligarkisë së Servilave? që po rrënojnë cdo ditë vendin tonë, si një murtajë për vlerat e vërteta dhe kapacitet njerëzore.
Natyrisht që kjo është shumë herë më e vështirë se ai revolucion i viteve 90?, pasi kësaj here na duhet një revolucion jo thjesht ideologjik por edhe spiritual, ku ?Armiku? shpeshherë me sjelljet, janë vetë të rinjtë e Shqipërisë, pasi zgjedhin rrugën më të shkurtër e më të shëmtuar për të ecur përpara… Duke mashtruar veten e duke vrarë pak nga pak karakterin e pastër!
Eni BITRAKUKjo eshte Shqiperia qe dime dhe na i kane thene. ...
Mbrëmë ndoqa me shokët një emision që nxjerr në dritë të pae...
Nga Alban DaciProcesi i reformave e ne vecanti dekriminalizi...
Nga Alban DaciKoco Kokedhima besohej se do te ishte nje ment...
Nga Andrea Danglli Një shi me llumë vijon të lerë vulën e ti...
Nga Eni BitrakuI vetmi ushqim per popullin e varfer ,qe me t...
Nga: Ervin Goci,Lektor, Departamenti i Gazetarise dhe Komuni...
Nga Av.Spiro VasoRitja e numrin te degeve nga 53 ne 67, bene...
FORUMI PER QYTETINFjala e Doc. Sotir Dhamo, (arkitekt-urbani...
Nga Gëzim LlojdiaDisa të pathëna nga mediumet e huaja për Ma...
Nga Sokol GjoniI rikthyer pas 80 vitesh si formësim i një id...
Nga Eni BitrakuI ashtëquajturi problem internacional. Bima e...
Ketu ne vendin tone vertet çuditesh me te gjithe dhe gjithçk...
Nga Bedri BlloshmiKjo humnerë është rrethuar nga të gjitha a...
Nga Alban DaciShqiptarët në Itali janë komuniteti i dytë më ...
Nga Alban DaciShqiptarët në Itali janë komuniteti i dytë më ...
Dikur, ne vitet ’80 e vetmja dritare me ajer ndryshe per shq...
Nga Kryetari i Organizatës “REAGO” Leonard DEDEJ.I nderuar Z...
Suzana Tahiri 7 vjet më parë dhe pikërisht në vitin 2009, Sh...
Ke zbritur nga avioni në Hithrou. Sapo ke marrë trenin për a...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...