web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Ervin Goci/ Kriza e Komunikimit dhe Përjashtimi i Qytetarëve nga Qeverisja!

28 Prill 2016, 15:55, Blog CNA

Nga: Ervin Goci,

Lektor, Departamenti i Gazetarise dhe Komunikimit

Le të themi, vij nga një ekperiencë komunikimi direkte me institucionin e bashkisë. Bashkë me Eljan Taninin (aktivist) e shumë të tjerë, kemi qenë shumë aktiv në protestën e parkut të liqenit për ?Këndin e Lojrave.

Çështja është se ajo lindi si një shqetësim qytetar, por ti në momentin që fillon gërvisht diçka, aty zbulon çudira, zbulon gjëra madhështore.

Kisha shumë kohë që as nuk e çoja ndërmend, që të mendoja aq shumë seriozisht, dhe në mënyrë aq intensive për çështjen e komunikimit publik që ka instituticioni me qytetarin.

Kam hapur leksione, dhe autorë për të parë një çik çfarë mendohet sot për komunikimin publik, dhe kam lexuar disa gjëra tronditëse; dmth., unë i përjetoja si qytetar shkeljet e së drejtës së informimit, sigurisht që i dija, por kur ti i shikon që janë kaq të stabilizuara, dhe kaq të shkelura në Shqipëri, mua kjo gjë më trondit.

Unë do të doja të evidentoja vetëm 4-5 pika themelore, sesi funksionon komunikimi publik, jo për të dhënë leksion sesa, në rradhë të parë për të dhënë eksperiencën time; dhe e dyta, për të thënë se sa ky komunikim publik i mangët po dëmton qytetin sot :

 

– Komunikimi publik sot është në rradhë të parë një sistem komunikimi që shkon nga institucioni tek qytetari. Këtu, komunikimi publik po na matet me se sa i vëmendshëm është qytetari, e kapi apo nuk e kapi median,  a vjen apo nuk vjen troket qytetari tek institucioni, a ka apo nuk ka akses institucioni për qytetarin?

Sot flitet për kanale të qëndrueshme dhe a përshtatet informacioni pikërisht për të përjashtuarit, për ata që nuk arrijnë dot për arsye të ndryshme.

Këta në vend që të konstatojnë ku është përjashtimi dhe mungesa e përfshirjes qytetare, thonë gjendja është kjo : ?Qytetari nuk vjensi t?ja bëj unë, të pres qytetarin deri sa t?i mbushet mendja qytetarit?!?. ..Dhe këtë e kam dëgjuar nga administrata e lartë e Bashkisë,  kam dëgjuar që thonë : ?Si t?ja bëj unë, të pres sa të vijë qytetari??. 

Dhe kur e kam dëgjuar, me thënë të drejtën jam tronditur, sepse duhet kuptuar që komunikimi është vlerë, nuk është instrument. Sepse nëse komunikimi është instrument, atëherë në një farë kuptimi, jemi futur në një diskutim dhe një ligjërim të tipit axiendal, dmth të tipit ndërmarrje, ku ka një pikë-shitjeje,  që përdor komunikimin për instrument për të arritur ca qëllime dhe gjithçka fiket aty.

 

–  Parimi i dytë është parimi pak i ?vipizmit?, qoftë i atyre që flasin, dhe i atyre me të cilët zgjedhin të komunikojnë. Gjithmonë tentohet të ndërtohet një elitë komunikimi, një hierarki e lartë dhe folësve dhe dëgjuesve.

Dhe kjo reflektohet nëpër talk-shoë, është e pamundur që një qytetar i thjeshtë sot të çajë një talk-  shoë dhe të flasë për qytetin.

Është e pamundur. Këtë s?e kam çarë dot unë, imagjinoni ta çajë një individ i thjeshtë; dhe e kemi kërkuar, imagjino!

Kemi kërkuar në  emisione me audiencë të madhe, i kemi thënë që ne kemi për të thënë ca gjëra – jo në statusin e një pedagogu apo ku ta di unë – por si një qytetar i thjeshtë që protestoj atje ;  është e pamundur t?i çash emisionet talk-shoë që janë të mëdha, flas tek kanalet që janë kryesore sot.

Pra ka mbaruar komunikimi publik duke u nisur nga parimi i anonimitetit të qytetarit. Komunikimi  publik duhet të niset nga parimi i anonimitetit, ta trajtojë  qytetarin si të barabartë, pavarësisht se si e ka emrin, statusin dhe të gjitha.

Dhe kjo ka qenë dhe një nga handikapet dhe në organizimin e komunikimit me lëvizjen, sepse nga njëra anë e ndjeja që duhet të flisja, nga ana tjetër, ti ndjen se sa herë që flet i merr fjalën dikujt tjetër, dhe problem është se si të bësh këtë transportimin e ngritjes së problemit për t?ia kaluar qytetarëve, dhe për ta bërë shqetësim publik?

Kjo gjë është e pamundur ta transformosh vetëm se nëpërmjet institucionit, se ti nuk i ke kapacitetet të fillosh tani të kërkosh qytetarët e Tiranës ku janë; por e vetmja gjë që mund të bësh është të ngresh problemin dhe ti thuash : ?zotëri, shkoni tek qytetari, shkoni tek individi, çdo njeri ka të drejtë të komunikojë për këtë qytet, të japë mendimin e vet?.

Këtë s?e kupton njeri, dhe nuk duan ta kuptojnë në mënyrë absolute.

Sot diskutohet që nga qytetari, dhe nga organizime të vogla mund të vijë mendimi i kundërt, një fluks i komunikimit dhe informacioni që ty nuk të shkon mendja kurrë.,nga pozitat e më të diturit të rruzullit po të jesh, sidomos në kohët e croëd-sourcing, dhe në kohën e qytetarit të thjeshtë që sjell, mund të të vijnë disa kënde dhe disa perspektiva mbi qytetin, që më i mënçuri i qytetit të jesh, duke e pranuar që e ka një të mençur qyteti, nuk ka shans t?i japi.

Pra kjo ka të bëjë me demokratizimin, dhe ka të bëjë me një lloj larmie perspektivash, dhe opinionesh.

 

–       Elementi i 3 – të, është komunikimi stil miting ? masiviteti, e kam dëgjuar në zyrë që na është thënë: ?kryetari i bashkisë është votuar, dhe meqë është votuar, tani mund t?i japë drejtim?. 

Nuk e kam fare fjalën për këtë kryetar bashkie, por kam përshtypjen që është një parim që vazhdon në tërësi, dmth : unë meqë marr votat, në këtë moment mund të bëj çfarë të dua, dhe të gjithë ata që janë kundër, janë detaje të parëndësishme, baza sociale më kanë dhënë mua OK-n dhe unë mund të vazhdoj.

Ky është komunikimi publik, pra komunikimi publik bëhet në mënyrë historike, mbani mend në 2013-tën  dhe 2015-tën , tani mbajini mend mirë ato se çfarë ka ndodhur në 2015-tën, për katër vite unë do t?i jap drejtim duke u nisur nga ngjarje të 2015-s.

Në sociologjinë e komunikimit dhe të ushtrimit të votës, funksionon parimi, që unë ta jap votën tani, mund të ta kthej për dy ditë, të them ?bëra gabim që ta dhashë?, se ku ta di unë.

Dmth, filozofia e votës, filozofia e masivitetit në komunikim publik me qytetarin, duke e bërë qytetarin si fajtor, thyen parimin e votimit. Njeriu investon tek një votë, investon tek një model, dhe kjo thyhet.

 

– Parimi i katërt, që mua më shqetëson shumë, është parimi i komunikimit i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës, por në fakt është përçarës. Dmth çfarë po thuhet në komunikimin publik? Po thuhet që bashkia punon, por ka ca të tjerë që e sulmojnë, sepse ata nuk duan që Bashkia të punojë. Dhe kjo, thuhet, ndodh gjithmonë : ?Sa herë që njeri punon, ka gjithmonë njerëz që  kundërshtojnë.,?dmth unë e kuptoj shumë mirë nga pikëpamja instrumentale përse bëhet,  bëhet për një lloj Spin-i. (Spëdredhje e mesazhit)

Por kur e mendon që këtë e bën një lloj institucioni publik, që duhet të jetë përfshirës, se nuk mund të jetë kurrësesi përçarës, sepse ne po dalim njerëzit që nuk duam ta lëmë kryetarin e Bashkisë të punojë, ndërkohë që kryetari i Bashkisë po del një ?i shenjtë? i cili ka të gjitha të mirat e qytetit, ; vlerat, të gjitha i ka me vete, dhe të gjithë ne jemi armiqtë e tij, armiqtë që nuk e duam qytetin, dhe këtu po na dalin ca ?djaj? dhe ca ?të mrekullueshëm? , ku njëri punon në një eskatologji të vetën, ku do realizojë projektin e madh, dhe të gjithë të tjerët i kanë vënë gurë ndër rrota –  janë ca maskarenj që sulmojnë ?të shenjtin?.

Ky është komunikim përçarës, me këtë lloj forme komunikimi jemi duke përçarë komunikimin, jemi duke përçarë qytetin më duket mua. Unë nuk dua ta zgjas më me pika të tjera, por di të them vetëm një gjë, që komunikimi publik është në krizë dhe kriza ka dy lloj sjelljesh.

 

Unë pata, jo fatin, por pata rastësinë që e provova, sepse kur ka krizë ka dy reaksione që janë nga më të pritshmet : reaksioni i parë ështe -stop-, dhe hajde të bëj një proçes përfshirës, pra të korrigjoj gabimin. Dhe reaksioni i dytë, është shpartalloje komplet, hidhe fare atë që të kundërshton, jepi drejtim, mundësisht fus 300 policë, dhe e bëj qytetin me police, dhe nëse s?doni ju vë policët dhe jemi në rregull.

 

Kjo është pak a shumë si e kam kuptuar unë, që kriza e ashtu-shfaqur nga bashkia me faktorin politik, s?është fare për faktorin politik, se po të ishte, s?do kishte ndodhur asgjë.

Flas të paktën për eksperiencën tonë. Kriza ishte me shoqërinë civile. Zgjidhja e krizës me shoqërinë civile, padyshim nuk do lejonte që asnjë faktor politik  të mund të afrohej atje.

Kriza filloi dhe lindi me shoqërinë civile, dhe u interpretua sikur doli një krizë politike, dhe në fakt pasojat janë që, shoqëria civile, tërë njërëzit që reaguan, dhe me qindra qytetarë të tjerë që kanë një mendim ndryshe nga një vendim-marje, janë të gjithë të përjashtuar, dhe atje vazhdon dhuna ndaj territorit – dhe sigurisht që ruhet me policë se s?ka si të ndodhë ndryshe.

 

Jam shumë i bindur që kjo kriza e komunikimit do të na prodhojë dhe nja 40 kriza të tjera,  po këtu jemi, është çështje kohe vetëm.





Lajmet e fundit nga