web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimi Jemi Ne!

13 Qershor 2016, 15:43, Blog CNA

Nga Demokrat Nela

Sa te cuditshem jemi ne te vdekshmit! Te gjithe ne jemi ketu per nje udhetim te shkurter; per c’arsye njeriu s’e di edhe pse ndonjehere mendon se e ndjen. Por pa reflektuar thellesisht nje njeri e di nga jeta e perditshme se ai ekziston per njerezit e tjere ? se pari per te gjithe ata nga te cilet kur buzeqeshin edhe jane mire varet vete lumturia jone, e pastaj per shume te tjere, te panjohur per ne, me fatin e te cileve jemi lidhur nepermjet simpatise.

Nuk e kam pare kurre lehtesine edhe lumturine si nje perfundim, kete perfundim kritikal une e quaj idealin e nje stalle derrash. Pa idene e nje vllazerimi midis njerezve qe mendojne njesoj, pa nje dedikim ndaj botes objektive, perjetesisht te paarritshmet ne fushen e artit edhe perpjekjet shkencore, jeta do te me ishte dukur bosh. Idealet qe kane ndricuar rrugen time edhe kohe pas kohe me kane dhene kurajo ta perballoj jeten me gezim kane qene Miresia, Bukuria edhe e Verteta. Qellimet e rendomta te perpjekjeve humane, posedimet, suksesi i jashtem, lluksi  me jane dukur gjithmone te perbuzshme.

Ideali im politik eshte demokracia. Lere cdo njeri te respektohet si individ edhe mos idealizo asnje njeri. Eshte nje ironi e fatit se si une vete kam qene marres i nje admirimi te tepert edhe nderimi nga te tjeret, pa fajin apo meriten time. Shkaku i kesaj mund te jete fare lehte deshira, e paarritshme nga shume, te kuptojne ato ide te pakta te cilat une i kam arritur me fuqite e mia te dobta pas nje stermundimi panderprerje. Pa idene e nje vllazerimi midis njerezve qe mendojne njesoj, pa nje dedikim ndaj botes objektive, perjetesisht te paarritshmet ne fushen e artit edhe perpjekjet shkencore, jeta do te me ishte dukur bosh. Ne forum ekziston idea e nje vllazerimi qe eshte zgjeruar tek cdo te ri, jemi e ardhmja e ketij vendi dhe ne do ta ndryshojme kete vend, duhet “shfarosur” fara e drejtuesave KOMUNIST, jemi parti dhe forum me ideale dhe parime te djathta dhe keshtu do ta mesojme cdo te ri qe vjen ne vllazerine tone. Forumi i te rinjve perkrahja qe mungon nga drejtuesit e kesaj qeverie, te rinj qe ikinin per nje jete me te mire. E kam te qarte qe per cdo organizate qe te arrij qellimet e saj, nje njeri duhet te mendohet edhe drejtoj e zakonisht te mbaj pergjegjesi. Por ata qe drejtohen nuk duhet te jene te forcuar, e duhet te jene ne gjendje te zgjedhin liderin e tyre, lider qe ne te rinjt e zgjodhen dhe i besum voten tone, lider te cilin eshte veshtire ta gjejm ne ditet e sotme ne kete sistem civilizimi. Eshte mbeshtetja jone, krenaria e cdo te riu te FRPD dhe jo vetem ne partine tone, por ne cdo parti mundet te merret shembull KRYETAR i te rinjve. Duke permendur ketu forcat e tjera politike qe te rinjt e partive te tjera nuk ndihen te mbeshtetur, te perkrahur nga kryetari i tyre. Per mendimin tim, nje sistem autokratik i forcuar degjenerohet shume shpejt; forca terheq njerez me morale te ulta, sic po shohim cdo dite ne poltronet e parlamentit. Ne FRPD kemi nje force qe shume shpejt do te na perkrah dhe ne parlament, ndonese nuk dua te permend partine tone sepse ketu po flas per te rinjt dhe sigurisht partia na perfaqeson denjesisht ne parlament, edhe pse jemi ne opozite dhe eshte veshtire qe njerezit te na besojne pasi humbem zgjedhjet, por jemi te forte dhe do te fitojme kunder kesaj MAKINERIE qe po e shkaterron jeten e te rinjve.

Gjeja me vlere te vertete ne maskeraden e jetes se njeriut me duket mua se nuk eshte shteti politik por njeriu i ndjeshem, krijues, personaliteti; i cili i vetem krijon fisniken e sublimen nderkohe qe turma si e tille mbetet monotone ne mendim edhe monotone ne ndjenje.

Kjo teme me sjell tek me e keqja pjese e jetes se turmes, sistemin ushtarak, te cilin e urre. Kjo njolle murtaje e civilizimit duhet shfuqizuar me te gjithe shpejtesine e mundshme. Heroizem me komande, dhune e pakuptimte edhe gjithe absurditeti i neveritshem.





Lajmet e fundit nga