Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e 18 shkurtit, e cila në thelb ishte një sinergji vullnetesh qytetaro-opozitariste, dëshmoi në mënyrën më qartë, dështimin tragji-komik të projektit të ?Rilindjes?, i afishuar me aq forcë dhe prepotencë propagandistike nga Rama dhe të tijët. Të mbledhur rreth kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, qytetarët shqiptarë, me pjesëmarrjen masive dhe qytetarinë e treguar, afirmuan në sintoni të plotë me liderin Basha, aspiratën evropiane dhe proatlantike të Shqipërisë, duke qenë të vendosur për sigurimin e standardit të zgjedhjeve të lira, si parakushti bazik për çeljen e negociatave me BE-në.
Përveç, pjesëmarrjes masive, protesta nxori në pah organizimin dhe funksionimin e strukturave të PD-së, ndaj të cilave, disa syresh kanë qenë skeptikë duke ngritur hipoteza për tulatje dhe ngërçe që vijnë nga segmente në disharmoni me vijën e Bashës. Nuk kishte dyshime që protesta do të ishte masive, pasi performanca e qeverisë, me dështime në të gjithë sektorët jetikë dhe strategjikë të vendit është (pak të thuash) katastrofale; konçensinet, si forma më e stisur e keqpërdorimit të pushtetit në favor të klientelës; reformat e ashtuquajtuara, në thelb devijime korruptive në kurriz të qytetarëve të thjeshtë, janë të mjaftueshme për të akumuluar vlug popullor ndaj një qeverisje që i ka zgjedhur vetes së saj një epilog pa shumë zgjidhje. Protesta është në fazat e një zhvillimi demokratik ku fatin dhe peshën e saj e luajnë qytetarët. Opozita dhe lideri Basha, kanë artikuluar një retorikë evropianizuese, duke nënvizuar sfondin gri dhe klimën aspak favorizuese të zgjedhjeve të 18 qershorit 2017.
Ekonomia kriminale, përmes kanabizimit të vendit, retorika agresive ndaj institucioneve kushtetuese, dhuna dhe terrori psikologjik ndaj qytetarëve, medias dhe fjalës së lirë është panorama e trishtë e një prag gare që nuk ofron asgjë nga standardi demokratik I kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë. Përballë rrezikut të asgjësimit të çdo gjëje demokratike të instaluar gjatë këtyre viteve në tranzicionin e vështirë shqiptar, banditokracia e Ramës, përmes postulatit ? e para partia, pastaj Shqipëria? kërkon ta spostojë Shqipërinë në kursin gjeopolitik të vendeve autokratike , me qëllim jetëgjatësinë e pushtetit të mafias që ka uzurpuar jetën politike të ?rilindjes ?dhe arteriet srategjike të ekonomisë shqiptare. Në këtë spirale zhvillimesh, padyshim, protesta e qytetarëve shqiptarë me datë 18 shkurt, e thirrur nga PD-ja, është një ogur i mirë, pasi synohet të nxjerrë nga darat e kapjes dhe të çlirojë debatin politik në favor të zgjidhjeve me mekanizma demokratikë që garantojnë gara elektolrale të shëndetshme, si premisë e padiskutueshme e vlerësimit ndërkombëtar. Protesta e 18 shkurtit vazhdon.
Ajo, tashmë ka hyrë në një fazë të qartë të afishimit të zgjidhjes konkrete. Zgjidhjen e dhanë qytetarët, duke u intonuar me rezonancën politike të opozitës. Përtej skeptikëve, baltosësve, denigruesve, statisticienëve, parashikuesve , analistëve jeniçerë, sondazhbërësve etj, PD-ja është thirrur nga qytetarët në këtë mision historik për të mbrojtur atë çka ajo siguroi 26 vite më parë. Nuk ka dyshim, që bijtë e etërve do të përpiqeshin me çdo mjet të interferonin këtë kushtrim mbarëqytetar që kumboi furishëm në bulevard, dhe menjëherë makineria e shfrenuar e baltinës rilindiste u vu në gjetje të sebepit denigrues të këtij uragani mbarëpopullor.
Qytetaria dhe maturia e protestuesve, ishte kurthi në të cilin ra baltovina rilindiste, e cila ishte përgatitur të damkoste këtë protestë. Tangat e gazetares, (detaj që u keqpërdor dendësisht nga akreditimet mediatike të Endri Fugës, si aspekt denigrues i protestës) nxorën në pah mjeranizimin e stilit propagandistik që karakterizon median proqeveritare. Të gjithë këta, që vrapuan të bëjnë lajm me ?pakujdesinë?e gazetares, synuan të përdorin tangat si mjetin kacavarës të varkës së tyre që po fundoset nga zullumi …i brekëgrisurve.
Nga Sokol Gjoni
Partia Demokratike ftoi gjithe Shqiperine te ngrihet ne prot...
Nga Eni BitrakuShqipëria e dergjur në kalvarin e sindromit “...
Nga Alban DaciShen Valentini eshte kthyer si feste e te dash...
Shoqata e Infermierve te ShqiperiseJam nje punonjes i admini...
Dibra eshte nje nder trevat qe ka qene gjithmone vendimtare ...
Nga Denisa MahmutajTashmë kuptohet qartë që marrëdhëniet mid...
Nga Hamza HATIKAPrezantimi i studimit të Institutit për Demo...
Si fillim do thoja se prostitutat duhen ndare ne disa katego...
Muri në Mitrovicë, veçmas këto 2 javët e fundit, gjithënj...
Mbaj mend ditën që PS zyrtarizoi kualicionin me Lsi-në 2013 ...
Lushnja dhe gjithë Shqipëria festojnë sot 97-vjetorin e Kong...
Nga Petrit KuçanaU këndellën edhe njëherë shqiptarët në këtë...
Nga Zef ZefiMediat që i mban për kapistre Kryeministri, shpë...
Nëse ka më trima jo vetëm në Facebook, merruni me hetimin e ...
Nga Armando BrahoDiten e sotme tek po shetisja ne qytet pash...
Nga Zef Zefi (Hipotezë)1-Në mënyrë konçize “Vija e sjelljes,...
Nga Zef ZefiJO-ja Italiane ndaj Kryeministrit të dorëhequr, ...
Nga Zef ZefiE ndoqa fjalën formale në njoftimin informal për...
Nga Edon KuqiDhe Rama ashtu si dhe cdo diktator tjeter,nuk e...
Nga Neritan SeferkolliPropozim per shkrirjen e Ministrise se...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...