Reforma Territoriale/ PD kërkon shtyrjen e afatit të komisionit
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoria...
Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke iu bërë më të dashur mësimin sesa dhunën, Drejtorati për Arsim dhe Drejtoria e kësaj Shkolle, angazhon sigurim për objektin shkollorë dhe pagesën e bënë me anë të vjeljes së taksave nga nxënësit, nga 5 euro në vit për secilin nxënës!
Nëse do të ndaleshin vjedhja e buxhetit të Komunës dhe drekat e darkat të barkmëdhenjve të pushtetit komunal, nuk do të ishte e nevojshme vjelja e kësaj takse nga nxënësit, por do të paguhej nga arka komunale sigurimi i Shkollës.
Ja që po e zëmë si të arsyeshme këtë gjë, por athua, cilat janë rezultatet e angazhimit të kësaj Kompanie të sigurimit? A po ka efekt prania e një rojtari në Oborrin e shkollës, apo jo? A janë ndalë problemet ndërmjet nxënësve? Rezultati është barabartë me zero!
Me datën 26 janar 2018 në media u raportua se në Gjimnazin “Haxhi Zeka”, është fotografuar një i ri duke thithur marihuanë! Fotografia që tregonte për të riun istogas duke bërë këtë gjë u bë virale në mediat e shkruara dhe në TV, por ajo punë u hesht dhe askush nuk u sanksionua apo nuk u dënua për këtë gjë! Qytetarët e Istogut kanë kohë që ankohen, se pse askush nuk ndërmerr diçka në lidhje me ndalimin e marihuanës në Objektet e shkollave të mesme në Istog. Për më keq, kjo gjë bëhet edhe më shqetësuese kur vet nxënësit e pranojnë që shumica nga ta të paktën një herë e kanë provuar tymosjen e mariuhanës!
Pastaj, me datën 1 shkurt 2018 një 16 vjeçar dhe një 17 vjeçar, e kanë rrahur një nxënës tjetër 18 vjeçar në Oborrin e Gjimnazit “Haxhi Zeka”, duke i shkaktuar plagë në kokë! Viktima është trajtuar në Spitalin e Qytetit, ndërsa dy sulmuesit janë marrë nga Policia e Istogut.
Këto janë vetëm dy raste më të freskëta që kanë ndodhë, sepse probleme dhe zënka të tilla, janë të zakonshme në këtë Shkollë, si me sigurim të objektit ashtu edhe pa te, kanë ndodhur rrahje dhe probleme mes nxënësve, ku disa edhe kanë përfunduar me plagë të rënda në Spital.
E gjithë kjo vjen si rezultat i paaftësisë për menaxhim të Drejtorit të Gjimnazit “Haxhi Zeka” Ibrahim Bytyçi, i cili për interesa të tij personale, nuk i intereson as suksesi dhe as shëndeti i nxënësve të Shkollës të cilën ai e drejton dhe është shndërruar në një Clown për nxënësit e kësaj Shkolle, ku asnjë nxënës nuk flet fjalë të mira për te. Në vend që t’u mundësoj nxënësve aktivitete të lira dhe dobiprurëse për nxënësit, ai lejon që pos tjerash në Shkollë të ketë edhe diler droge dhe përdorim të saj! Taksa të cilën e vjel ky Drejtor nga nxënësit, është dëshmia më konkrete se nxënësit plaçkiten nga Drejtorati për Arsim dhe vet Drejtori i Gjimnazit “Haxhi Zeka”, kjo lejohet nga Komuna dhe pushteti lokal, sepse është vegël e pushtetit dhe i duhet ta ketë si shtyllë mbështetëse.
Si përfundim, duke parë se rezultatet janë të pakta, të mos themi që nuk ka efekt fare prania e sigurimit në Oborrin e Gjimnazit Haxhi Zeka, atëherë, pse duhet obliguar nxënësit që ti paguajnë nga 5? në vit për ta paguar dikë që askujt nuk i hyn në punë!? Kjo si duket i konvenon dikujt, se dikush po përfiton nga xhepi i nxënësve të kësaj Shkolle, se dy palë si duket kanë lidhë ujdi për përfitime personale!
Se kjo është plaçkitje e hapur, tashmë edhe po faktohet nga mosefikasiteti i pranisë së sigurimit në Oborrin e këtij Gjimnazi, por a do të vazhdoj ky avaz pafytyrësie të hapur, nuk e dimë dhe mbetet të shihet.
Sali Kabashi – Historian
Besë me Atdheun dhe FlamurinNë kalendarin Europian Marsi ës...
Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donal...
Nga Ramiz LUSHAJ“Azem Hajdari dhe Tropoja”, album monografik...
Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Lua...
Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsim...
Nga Julian Hoxhaj *Prej ditësh, tashmë është krijuar një sit...
Haberet e Mitros/ Nga Mitro ÇelaVIDHET BIÇIKLETA E KOZMA DUS...
-Refleksione në 10-të Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë-17 ...
“La Mafia fa chifo”“Çdo kohë ka mafien e saj ashtu si çdo ma...
Dr. Bledar KURTI–Qeveria dhe qytetari“Qeveria nuk është zgji...
Aurela Hoxha është një ndër modelet më të komentuara për for...
Luginën e Preshevës edhe zgjedhjet presidenciale të Serbis...
Nga Hasan MetukuA është qytetari Shqiptar: 1. Njeriu i Ri li...
Nga Armando BrahoVite te fundit shume banore te zones se Pog...
Nga Zef ZefiJam një kundërshtar Yti i mirë,(tani i papajtues...
Protesta e 18 shkurtit, e cila në thelb ishte një sinergji v...
Partia Demokratike ftoi gjithe Shqiperine te ngrihet ne prot...
Nga Eni BitrakuShqipëria e dergjur në kalvarin e sindromit “...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...