web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse ndërhyrja ruse, nuk do ta ndryshojë dot peisazhin politik në Evropë

15 Gusht 2019, 08:04, Blog CNA

Nga George Friedman ?Geopolitical Futures?

Kohët e fundit në media, janë raportuar disa investigime, sipas të cilave Rusia ka financuar disa grupime politike në Evropë, që janë kundër emigrantëve. Fundjavën që shkoi, ?The New York Times?, tregoi se si paratë ruse mbështesin disa forca politike në Suedi, që janë haptazi kundër emigrantëve, pikërisht në vendin që dikur ka pranuar më shumë refugjatë për frymë, se sa çdo vend tjetër në Evropë.

Artikulli i lidhte këto grupime, me organizata të tjera kundër emigrantëve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Ideja që Rusia po mbështet grupe të tilla, sidomos në Evropë, nuk është e re. Moska është akuzuar edhe në të kaluarën, se ka mbështetur organizata të ngjashme në Austri, Itali dhe vende të tjera.

Çështja është nëse kjo është e vërtetë, dhe çfarë efekti do të ketë. Në vlerësimin e këtyre historive, është e rëndësishme të kihet parasysh se rusët e konsiderojnë SHBA-në si përgjegjëse për të ashtuquajturat revolucione me ngjyra në ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik, të cilat sollën në pushtet qeveri pro-amerikane, pikërisht përreth kufijve të Rusisë.

Rusët u alarmuan veçanërisht nga kryengritja demokratrike në Ukrainë në vitin 2014, duke pasur parasysh rëndësinë gjeografike që ka ajo për Rusinë. Shtetet e Bashkuara, e mbështetën hapur revolucionin atje. Moska e hodhi poshtë prezantimin e lëvizjes nga Perëndimi si një ?kryengritje spontane të popullit ukrainas?.

Dhe ndonëse duhej të reagonte, nuk kishte shumë hapësirë. Përdorimi i forcës ushtarake për të bllokuar qeverinë e re në Kiev, do të ishte i vështirë dhe i rrezikshëm. Aneksimi i dhunshëm i Krimesë, dhe nxitja e tendencave separatiste në lindje të Ukrainës, nuk qenë të mjaftueshme për ta rrëzuar regjimin e ri.

Në këto kushte, Moska nisi zbatimin e një strategjie destabilizimi. Në fakt, ajo ka një traditë të gjatë në operacione të tilla, që nga koha e themelimit të Bashkimit Sovjetik. Bolshevikët krijuan një emër të veçantë për operacione të tilla:agjitprop, një kombinim i agjitacionit dhe propagandës.

Por agjipropi, shkoi përtej mbështetjes së partive komuniste në të gjithë botën. Ai ishte dizenjuar për të dobësuar kundërshtarët, përmes shkaktimit të trazirave që nxiteshin nga e majta, si dhe konfuzionit dhe përçarjes në pjesën tjetër të kombit. Ky concept, u bë pjesë e operacioneve të shërbimit sekret rus, që u ngarkua me detyrën e mbledhjes së informacioneve inteligjente, por edhe të formësimit të opinionit publik në të gjitha segmentet e shoqërisë, nga inteligjenca deri tek klasa punëtore.

Me kalimin e kohës, synimi i këtyre operacioneve, ishte më shumë destabilizimi i rivalëve gjeopolitikë, sesa nxitja e revolucioneve në vendet e shënjestruara. Një shembull tipik i një fushate të tillë destabilizuese, ishte mbështetja sovjetike për elementët e së majtës së re evropiane në vitet 1980.

Këto grupime, bashkëpunuan me grupe të tjera të mbështetura nga sovjetikët, veçanërisht me Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës. Ato ndërmorrën sulme në Francë, Gjermani, Itali, Austri dhe vende të tjera. Fushata zgjati disa vjet, dhe përfshiu edhe rrëmbimin dhe vrasjen e shefit të logjistikës në NATO.

Vladimir Putin ndodhej në atë kohë në Gjermaninë Lindore si agjent i KGB-së, ndonëse nuk është e qartë nëse ka punuar apo jo me këto grupe. Interesant është fakti, që ato sulme nuk arritën asnjë qëllim strategjik. Sigurisht, ato shkaktuan frikë dhe pasiguri të madhe.

Madje paaftësia e qeverive për të parandaluar sulme të tilla, ngriti pikëpyetje mbi kompetencën e tyre. Por asnjë qeveri nuk u rrëzua, ndjenja e pasigurisë nuk i paralizoi vendet, dhe tek e fundit  ishte Bashkimi Sovjetik ai që u shemb. Nuk ishte asnjëherë se çfarë donin sovjetikët.

Ata mund të kenë dashur që anëtarët e NATO-s, të dëshironin të largoheshin nga aleanca. Por në përgjithësi, aksionet e tyre shkaktonin një farë acarimi, por jo ndonjë sfidë të rëndësishme. Gjatë Luftës së Koresë, sovjetikët ndërmorrën një fushatë dezinformimi, që synonte të bindte botën, se Shtetet e Bashkuara po përdornin armë biologjike.

Ata shpresuan se kjo do të shkaktonte një kundërshtim të ashpër të luftës, deri në masën që do të sabotonte operacionet e SHBA-së. Por të vetmit që e besuan këtë dizinformimin, ishin njerëzit që donin ta besonin atë:të majtët. Operacioni nuk pati asnjë efekt në atë luftë, përtej irritimit të Shteteve të Bashkuara, dhe dhënies së simpatizantëve të komunizmit të pretekstit për të folur.

Qëllimi i këtyre fushatave, është të kufizojë aftësinë e një kombi për të vepruar, duke forcuar një grupim që mund të trazojë ndjeshëm jetën politike. Por krijimi i fraksioneve të vogla, mjaftueshëm të rëndësishme për të qenë shkatërruese, është diçka e vështirë. SHBA-ja u përpoq të krijojë forca opozitare në Kubë gjatë viteve 1960, por nuk arriti të gjejë mbështetje të mjaftueshme për të kundërshtuar pushtetin e Fidel Kastros.

Në Poloni, Solidarnost ishte i suksesshëm në kundërshtimin e rregjimit komunist, por jo për shkak të mbështetjes së SHBA-së. Mbështetja e Rusisë ndaj grupeve anti-emigracion në Evropë, është e ngjashme me rastin polak. Grupet kundër emigracionit janë në rritje, jo për shkak të ndonjë fushate ruse, por sepse kundërshtimi ndaj emigracionit ekzistonte tashmë në këto vende. Por pati ndërkohë edhe mbështeje për emigracionin.

Ideja e agjitpropit në këtë rast, është thellimi i ndarjeve aty ku ato ekzitojnë. Në rastin e emigracionit, ndarja thelbësore mbi këtë cështje ekziston tashmë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Asnjë palë e debatit s?ka nevojë për mbështetje të jashtme, megjithëse një ndërhyrje e huaj mund të rrisë shkallën e egërsisë së retorikës, dhe veprimeve të njërës palë kundër tjetrës.

Por çfarë do të dëshironin të fitonin rusët, përmes operacioneve të tilla? Qëllimi përfundimtar i agjitpropit, është të dobësojë shtetin, në mënyrë që ai të mos mundet të veprojë më brenda ose jashtë vendit. Por kjo nuk ka ndodhur në Suedi, dhe në asnjë vend tjetër evropian, të paktën jo në një masë më të madhe se sa do të ndodhte pa ndihmën ruse.

Dhe ky është problemi kryesor me agjitpropin. Nëse zgjidhni një kauzë ku paraja dhe ndihma e jashtme janë thelbësore, me siguri që ajo nuk është një çështje që do ta trazojë shoqërinë.  Por nëse zgjidhni një kauzë, për të cilën mbështetja e jashtme është e panevojshme, aftësia juaj për ta kontrolluar atë është e kufizuar.

Gjatë viteve 1980, një fushatë sovjetike me vrasje, rrëmbime dhe sulme me bomba e trazoi shumë Evropën, por nuk pati ndonjë efekt strategjik. Në vitet 1950, një fushatë amerikane për të ndarë sindikatat evropiane nga komunistët, nuk arriti asgjë. Ideja që disa miliona dollarë mund të nxisin një luftë civile në një vend me dhjetëra miliona banorë, është e dyshimtë.

Ju mund të irritoni një shoqëri të caktuar, dhe mund të krijoni pakënaqësi të mëdha brenda saj, por nëse shteti nuk fillon të rrënohet, nuk mund të arrini dot asnjë qëllim strategjik. Unë nuke vë në dyshim, se rusët po e mbështesin të djathtën ekstreme në Evropë. Dhe as që kjo e fundit, është e lumtur që t?i pranojë këto para.

Operativët ruse, ka të ngjarë t?u raportojnë eprorëve se puna e tyre, po shkakton një pakënaqësi të madhe ndaj emigracionit. Dhe eprorët me siguri, që u besojnë. Por ata nuk e krijuan lëvizjen kundër emigrantëve, dhe as nuk janë shkaku i rritjes së saj. E shumta, ata po forcojnë pakënaqësitë që ekzistonin që më parë. Por ato nuk do të ndryshojnë në asnjë mënyrë raportin e forcave.

Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga