Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Më 12 gusht, Xhorxh Soros mbushi 89-vjeç. E djathta ekstreme dhe jo vetëm, e ka lidhur gjithmonë emrin e tij me komplote të ndryshme të bashkësisë hebraike, apo lozhave të ndryshme masonike. Po pse ka ndodhur kjo? Dhe në fakt, biznesmeni i famshëm hungarezo-amerikan është një ëngjëll apo një djall?
Xhorxh Soros lindi në vitin 1930 në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë, dhe i mbijetoi Holokaustit falë babait të tij, që ia la në kujdestari një oficeri të krishterë. Në vitin 1947, Xhorxhi emigroi në Britaninë e Madhe, ku studioi në Shkollën Ekonomike të Londrës, dhe pati si mentor akademik Karl Poperin.
Njohja me filozofin teorik të shoqërisë së hapur, pati një ndikim të madh tek Sorosi. Pas studimeve universitare kreu punë të ndryshme, derisa u bë pjesë e botës së financave. Më pas u zhvendos me banim në Shtetet e Bashkuara, ku ngriti fondacionin e tij spekulativ, përmes të cilit krijoi pasurinë e tij të madhe.
Emri i Sorosit, del veçanërisht në pah gjatë të ashtuquajturës e Mërkura e Zezë në vitin 1992. Ai planifikoi të pasurojë fondacionin e tij, duke shfrytëzuar një zhvlerësim të paundit britanik, që asokohe mbahej në nivele të qëndrueshme, falë marrëveshjeve të sistemit monetar evropian (SME).
Por kur Sorosi, hodhi në treg në kohën e duhur 10 miliardë paund, një veprim që e ndoqën shpejt edhe spekulatorët e tjerë, as Banka e Anglisë nuk ishte në gjendje të frenonte zhvlerësimin e monedhës. Për pasojë, paundi britanik, por edhe lira italiane, u fundosën dhe dolën nga SME.
Fondacioni i tij ?Quantum?, fitoi 1.5 miliardë dollarë, dhe u bë menjëherë shumë i famshëm në mesin e investitorëve. Pikërisht kësaj asaj kohe nisën të përhapen akuzat e para ndaj Sorosit. Por jo aq shumë, apo vetëm, për reputacionin e tij si një ?peshkaqen? i financave.
Në fakt, që nga viti 1984 Sorosi kishte nisur të investonte paratë e tij në projekte filantropike (të cilat më vonë çuan në themelimin Fondacionit ?Shoqëria e hapur?), duke nisur nga vendlindja e tij Hungaria dhe shtetet e tjera të Evropës Qendrore, të cilat do të riorganizoheshin pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.
Për shembull, nacionalisti hungarez Istvan Çurka, e quajti atë një ?kukull të Jeruzalemit?, i bindur se Soros ishte pjesë e një komploti SHBA-Izrael, për të kontrolluar rajonin. Akuza të tilla do të vërehen e shpesh përgjatë viteve 1990, nga Kroacia në Bjellorusi. Ndërkohë në vitin 1997, kryeministri i Malajzisë Mahatir Muhamed, e akuzoi direkt Sorosin dhe hebrenjtë, si shkaktarë të krizës financiare aziatike.
?Ne nuk duam të themi që ky është një komplot i hebrenjve – do të deklaronte ai për gazetën ?Berita Harian? – por fakt është se një hebre, e shkaktoi zhvlerësimin e monedhës tonë kombëtare, dhe është rastësi që Soros është hebre. Është gjithashtu rastësi, që shumica e njerëzve në Malajzi janë myslimanë?.
Por në vitin 2006 politikani malajzian u takua me Sorosin, dhe deklaroi se ishte i bindur
se financieri nuk e kishte gisht tek kriza financiare që dërmoi vendin e tij. Elementë të një komploti hebraik të mishëruar nga Sorosi, ishin të pranishëm që në vitet 1990, por ajo aq të kudondodhur sa sot.
Kjo narrative, ka qarkulluar dendur në Evropën Qendrore, dhe veçanërisht në Hungari. Teoricienët e komplotit në SHBA, veçanërisht ata të paguar nga televizioni Fox Neës, i garantuan komplotit një shtrirrje globale.
Arsyeja është e qartë:që nga viti 2003, pas luftërave të fundit të Xhorxh Bush, Soros u angazhua me të gjitha mjetet, për të shmangur një mandat tjetër të presidentit republikan. Ai investoi 27 milionë dollarë në fushatën e rivalit demokrat Xhon Kerri. Ndërkohë gazetari Glen Bek, realizoi dhe transmetoi në Fox Neës një emision investigativ në 3 pjesë mbi jetën e Sorosit.
Ai e bënte përgjegjës 14-vjeçarin Soros për Holokaustin, duke iu referuar një episodi në të cilin magnati i ardhshëm, që u fshihej nazistëve nën emrin Sandor Kiss, shoqëroi kujdestarin e tij të inventarizonte pronat e një familje e pasur hebreje, që tashmë ishte arratisur nga vendi.
Në vitin 2013, disa muaj pas zgjedhjeve që u fituan sërish nga nacionalisti Viktor Orban, në Hungari nisi një fushatë mediatike kundër Sorosit dhe ?Shoqërisë së Hapur?. Dhe ajo nuk nisi rastësisht, pasi ishte një operacion propagandistik i orkestruar nga Artur Finkelshtajn dhe Xhorxh Birnbaum, dy këshilltarë të famshëm politikë në SHBA.
Në veçanti, Finkelshtajn që vdiq në vitin 2017, ndihmoi udhëheqës të rëndësishëm të krahut të djathtë dhe ekstremit të djathtë që të fitonin zgjedhjet në vende të ndryshme. Sorosi u përdor si një gogol në zgjedhjet hungareze. Dhe skema funksionoi natyrshëm, me koston e rritjes së antisemitizmit atje. Si për ironi, Orban studioi dikur në universitet fale një burse të dhënë
nga fondacioni Soros, dhe 2 këshilltarët e tij politikë ishin hebrenj.
Soros, është vetëm një nga eksponentët e të ashtuquajturit filantro-kapitalizëm , kur super të pasurit e vënë një pjesë të pasurisë së tyre në shërbim të kauzave humanitare. Majkëll Grin dhe Metju Bishop, autorët e librit ?Filantro-kapitalizmi:Si të pasurit mund të shpëtojnë botën, dhe pse duhet t?i lejojmë? (2008), aktet bamirëse të këtyre manjatëve, duhet të inkurajohen pasi kështu zgjidhen disa probleme ekonomike, financohen kërkimet shkencore dhe gazetaria.
Por ndaj filantro-kapitalizmit ka edhe shumë kritika. Për shembull, ngrihet pikëpyetja nëse është e dëshirueshme dhe e qëndrueshme, që problemet e shkaktuara nga pabarazitë, të adresohen duke përdorur shuma të mëdha parash private, që në fakt janë vetë simboli i kësaj pabarazie. A është kjo lloj filantropie, një mënyrë për të shmangur pagimin e taksave? Dhe a ekziston rreziku i dekurajimit të investimeve publike në sektorët kryesorë?
Në vitin 2016, në një editorial në revistën mjekësore ?Lancet?, Xhozlin Klark dhe Linsej Mekgoej, paralajmëruan rreziqet që lidhen me pranimin e filantro-kapitalizmit, sidomos në sektorin e shëndetësisë. Problemet e zbuluara, variojnë nga mungesa e transparencës dhe e përgjegjësisë, deri në reduktimin e e burimeve publike (mungesën e të ardhurave nga taksat, dhe investimet), deri tek mundësia që filantropia t?i mbrojë biznesmenët e mëdhenj nga kritikat. Autorët sjellin rastin e vëllezërve Koh në SHBA, që janë njëherazi filantropë, por edhe financues të dezinformacioneve mbi problemin delikat të ndryshimeve klimatike.
Përshtatur nga CNA.al
Nga Dimitri Buffa “L’opinione.it”Të gjithë e njohin tashmë k...
Nga Kate Brown “The Washington Post”Më shumë se tre dekada m...
A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mend...
Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendoh...
Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke...
Besë me Atdheun dhe FlamurinNë kalendarin Europian Marsi ës...
Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donal...
Nga Ramiz LUSHAJ“Azem Hajdari dhe Tropoja”, album monografik...
Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Lua...
Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsim...
Nga Julian Hoxhaj *Prej ditësh, tashmë është krijuar një sit...
Haberet e Mitros/ Nga Mitro ÇelaVIDHET BIÇIKLETA E KOZMA DUS...
-Refleksione në 10-të Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë-17 ...
“La Mafia fa chifo”“Çdo kohë ka mafien e saj ashtu si çdo ma...
Dr. Bledar KURTI–Qeveria dhe qytetari“Qeveria nuk është zgji...
Aurela Hoxha është një ndër modelet më të komentuara për for...
Luginën e Preshevës edhe zgjedhjet presidenciale të Serbis...
Nga Hasan MetukuA është qytetari Shqiptar: 1. Njeriu i Ri li...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...