Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Fjala që po paraqesim më poshtë është fjalimi i mbajtur në parlament në vitin 1925, nga Fan Noli, një nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, i cili kujtohet si një figurë e madhe dhe e shumanshme e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare.
Fjalimi i Fan Nolit i mbajtur gati një shekull më parë, sot është më aktual se kurrë. Në Shqipëri është pothuajse e njëjta situatë, si para 94 vitesh.
Dhe ndoshta pas disa vitesh, kur të jetë 100-vjetori i mbajtjes së këtij fjalimi nga Fan Noli, situata ende nuk do të ketë ndryshuar.
Fan S. Noli, nga fjalimi i mbajtur në parlament, 1925:
Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i pesë anarkive.
Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e
një populli pagan.
Anarkia sociale: Këtu s?ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.
Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.
Anarkia e idealeve :Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim; mund t?i copëtosh, por jo t?i shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë.
Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s?e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s?e lëshoj gjersa ja prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t?i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.?/ CNA.al
Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në...
Nga Kathryn Salam “Foreign Policy”* Gjatë muajve të fundit, ...
Nga Josh Rogin “The Washington Post”* Shteti Islamik, ka vën...
Në vitin 1984, agjentët e shërbimit sekret amerikan, që moni...
Nga Nina L.Khrushcheva ”Project Syndicate”Protestat e vazhdu...
Kur jemi të lumtur, nuk kërkojmë të kemi pranë njerëzit tanë...
Pak njerëz, ia kanë dalë të mbajnë peng një vend të tërë, me...
Nga George Friedman “Geopolitical Futures”Kohët e fundit në ...
Nga Jeffrey Lewis “Foreign Policy”Të enjten më datë 8 gusht,...
Më 12 gusht, Xhorxh Soros mbushi 89-vjeç. E djathta ekstreme...
Nga Dimitri Buffa “L’opinione.it”Të gjithë e njohin tashmë k...
Nga Kate Brown “The Washington Post”Më shumë se tre dekada m...
A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mend...
Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendoh...
Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke...
Besë me Atdheun dhe FlamurinNë kalendarin Europian Marsi ës...
Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donal...
Nga Ramiz LUSHAJ“Azem Hajdari dhe Tropoja”, album monografik...
Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Lua...
Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsim...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...