Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në e shekullit XX. Por ndikimi i tyre, nuk mbeti i kufizuar vetëm në botën e nëndheshme të krimit. Disa mafiozë, besohet se patën lidhje me nivelet më të larta të qeverisë amerikane, nga Santo Trafikante Xhunior, që ishte pjesë e një komploti për të helmuar Fidel Kastron, tek Laki Luçiano, që ndihmoi zbarkimin e ushtrisë amerikane në Siçili gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përdorur lidhjet e tij me bosët mafiozë të vendlindjes.
Por pak bosë të krimit të organizuar, arritën të kishin lidhje aq shumë konspirative me qeverinë sa italo-amerikani Sem Xhankana. Bosi i Çikagos, kaloi nga vendosja e gjobave, tek bashkëpunimi me CIA-s. Por me interesant është fakti, që emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me ngritjen por edhe fundin tragjik të Xhon Kenedit.
Dihet se Xhankana e ndihmoi Kenedin të zgjidhet president. Ata kishin një lidhje aq të ngushtë së bashku, sa të ndanin deri edhe të njëjtat gra, si Xhudit Eksner, Filis Meguajër dhe madje edhe Merilin Monro. Pra, si përfundoi kjo miqësi me vrasjen e përgjakshme të të dyve?
Salvatore Xhankana, lindi si Xhilormo Xhankana në Ilinois të Çikagos në vitin 1908. Djali i 2 emigrantëve siçilianë u pagëzua si Momo Salvatore Xhankana, dhe u rrit në një shtëpi të vjetër në lagjen e italianëve. Sipas biografëve, Sem dhunohej shpesh nga i ati, Antonio, që e lidhte në një pemë lisi në oborrin e shtëpisë, dhe e rrihte me rripin e pantallonave.
E ëma nuk e mbronte dot pasi kishte vdekur qëkur ai ishte shumë i vogël. Prandaj, nuk është e habitshme pse Xhankana pati atë karakter të dhunshëm. Në shkollë ishte shumë problematik, ndaj u dërgua në një institucion riedukimi deri në moshën 10-vjeçare. Babai i tij u martua më pas me një grua tjetër, ndaj shumë shpejt Semi u largua nga shtëpia, për tu bërë pjesë e bandës ?42?.
Ajo përbëhej kryesisht nga djem adoleshentë, kryesisht italianë, që dominuan pjesën perëndimore të qytetit gjatë viteve 1920-1930. Banda grabiste gratë e pasura, kryente vrasje, vidhte makina që i shiste për pjesë këmbimi, dhe merrej me kontrabandën e alkoolit gjatë prohibicionit.
Xhankana u arrestua herën e parë në moshën 17-vjeçare, dhe derisa sa mbushi 20-vjeç, kishte hyrë disa herë në burg, ndërsa dyshohej se kishte gisht në 3 vrasje (megjithëse nuk u gjykua kurrë për to). Shumë shpejt, Semi u rrit në përgjegjësi në rradhët e bandës.
Cilësitë e tij ranë në sy të Al Kapones, që e mori ne grupin e tij, dhe e bëri drejtues të kontrabandës së alkoolit. Xhankaka i shpëtoi rekrutimit si ushtar në Luftën e Dytë Botërore, kur një psikolog e konsideroi atë një ?psikopat?. Në mesin e viteve 1950, Xhankana u bë kreu i mafias së Çikagos.
Përveç martesës së parë, ai nuk do të rimartohej kurrë, por ndërkohë pati shumë të dashura. Përmes tyre, u njoh me figura të njohura pubvlike si këngëtari Frenk Sinatra dhe politikani Xhon Kenedi. Mafia e Çikagos dhe grupet e tjera kriminale, dyshohet se punuan për të siguruar zgjedhjen president të Kenedit në vitin 1960.
Xhankana dyshohet se pati një lidhje intime me aktoren e famshme Merilin Monro, e cila vdiq në verën e vitit 1962. ?Një natë para se të vdiste, herën e fundit që e pashë, ishte në Liqenin Tahoe me Sem Xhankanën, që ishte kreu i mafies?- i tha të birit parukierja personale e Monro, pak pas vdekjes misterioze të divës së Hollivudit.
Monro kishte paralajmëruar se do të zbulonte lidhjet okulte të familjes Kenedi me mafian. ?Unë mendoj se ajo u vra ga FBI-ja?- deklaroi e bindur parukierja e saj. Në atë kohë, CIA po përpiqej të rrëzonte nga pushteti diktatorin kuban Fidel Kastro. Xhankana ishte e interesuar për eleminimin e Kastros, pasi me ngjitjen e tij në pushtet, erdhi edhe shkatërrimi i kazinove
në Kubë, shumica e të cilave zotëroheshin nga Xhankana dhe mafiozët e tjerë.
Dosjet e deklasifikuara kohët e fundit, që i përkasin periudhës gusht 1960- shkurt 1963, zbulojnë se CIA i ofroi Xhankanës qindra mijëra dollarë, në këmbim të ?shërbimeve? të tij, por ai refuzoi me arsyetimin se po kryente thjesht detyrën e tij atdhetare. Por Xhankana shpresonte që në këmbim të vrasjes së Kastros, presidenti i sapozgjedhur Xhon Kenedi të bindte vëllanë e tij – Prokurorin e Përgjithshëm Bobi Kenedi – të pushonte hetimet mbi mafian në SHBA.
Dhe në fakt në vitin 1962, Kenedi pranoi të ndalonte hetimin e vetë Xhankanës. Xhankana dhe CIA u angazhuan në përpjekje të shumta për të eleminuar Kastron, por nuk ia dolën. Më pas,
Xhankana u zemërua me përpjekjet e Robert Kennedit për të zhdukur mafian.
Dëshmitë ndryshojnë, por sugjerohet që ai dhe mafiozët e tjerë e organizuan vrasjen e Xhon Kenedit në vitin 1963, në shenjë hakmarrje për sulmet e të vëllait kryeprokuror kundër tyre.
Ndërkohë nga mesi i viteve 1960, edhe Sem Xhankana do të merrte tatëpjetën. Në 1965, ai u burgos për shkak se refuzoi të dëshmojë mbi një krim.
Gjithsesi, mafiozët e tjerë vendosën ta dëbojnë nga grupi në vitin 1967. Pa pushtetin e dikurshëm, dhe i frikësuar se FBI mund ta zhdukte për shkak të pjesëmarrjes së tij në atentatet ndaj Kastros, Xhankana u arratis në Meksikë dhe më pas në Argjentinë në një lloj mërgimi të vetë-imponuar.
U rikthye në SHBA vetëm në vitin 1974. Vetëm 1 vit më pas, plasi në publik skandali, sipas të cilit CIA kishte përdorur mafian për të tentuar të vriste Kastron. Senati e thirri në një seancë dëgjimore, por Xhankana nuk do të dëshmonte kurrë. Më 19 qershor 1975, ai u qëllua për vdekje në kuzhinën e shtëpisë së tij në Ilinois, teksa ishte duke gatuar.
Mbi autorin e vrasjes ka shumë teori. Historiani i mafias së Çikagos, Xhon Binder, tha se vrasësi ishte pikërisht shoferi i Xhankanas, Dominik Blazi. Por nipi i të ndjerit, pretendon se autori ishte në fakt mafiozi Toni Spilotro. Sido të jetë e vërteta, nuk është për t?u habitur që vitin pasardhës, edhe ish-partneri i Xhankanës në atentatet ndaj Kastros, Xhoni Roseli, pësoi të njëjtin fat.-përshtatur nga CNA.al.
Nga Kathryn Salam “Foreign Policy”* Gjatë muajve të fundit, ...
Nga Josh Rogin “The Washington Post”* Shteti Islamik, ka vën...
Në vitin 1984, agjentët e shërbimit sekret amerikan, që moni...
Nga Nina L.Khrushcheva ”Project Syndicate”Protestat e vazhdu...
Kur jemi të lumtur, nuk kërkojmë të kemi pranë njerëzit tanë...
Pak njerëz, ia kanë dalë të mbajnë peng një vend të tërë, me...
Nga George Friedman “Geopolitical Futures”Kohët e fundit në ...
Nga Jeffrey Lewis “Foreign Policy”Të enjten më datë 8 gusht,...
Më 12 gusht, Xhorxh Soros mbushi 89-vjeç. E djathta ekstreme...
Nga Dimitri Buffa “L’opinione.it”Të gjithë e njohin tashmë k...
Nga Kate Brown “The Washington Post”Më shumë se tre dekada m...
A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mend...
Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendoh...
Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke...
Besë me Atdheun dhe FlamurinNë kalendarin Europian Marsi ës...
Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donal...
Nga Ramiz LUSHAJ“Azem Hajdari dhe Tropoja”, album monografik...
Hiljana Biba është një gjimaziste në shkollën Petro Nini Lua...
Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsim...
Nga Julian Hoxhaj *Prej ditësh, tashmë është krijuar një sit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...