Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Tentativa e grushtit të shtetit të vitit 1991, e njohur ndryshe edhe si ?Puçi i Hamamit? ose ?Puçi i Gushtit?, ishte një përpjekje e anëtarëve të qeverisë së Bashkimit Sovjetik, për të marrë kontrollin e vendit nga presidenti dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, Mikail Gorbaçov, nismëtar i Glasnostit (lirisë së fjalës) dhe Perestrojkës (rindërtimit të ekonomisë).
Komploti u përgatit në një hamam në qendër të Moskës. Mëngjesin e të shtunës së 17 gushtit 1991, shefi i KGB-së, Vladimir Krushkov, thirri në një takim tejet sekret disa zyrtarë të lartë sovjetikë. Të mbështjellë me peshqirë në dhomën e avullit, dhe duke konsumuar vodka dhe skoç, aparatçikët komunistë të vijës së ashpër hartuan një plan për ta rrëzuar qeverinë sovjetike. Krushkov tha se vendi ndodhej në rrezik të madh, ndaj ata duhej të vepronin shpejt.
Vendi ishte ekonomikisht përtokë, ndërsa kaosi i shkaktuar nga lëvizja për demokraci por edhe ajo nacionaliste, kërcënonte ta shkatërronte atë plotësisht, paralajmëroi shefi i KGB. Shtetet e Balltikut po shkonin drejt pavarësisë, teksa duhej bërë diçka për t?i mbyllur gojën Boris Jelcinit, presidenti të porsazgjedhur të Republikës Ruse, që ishte politikani më popullor në vend, kryesisht për shkak të sulmeve të tij ndaj privilegjeve të elitës së Partisë Komuniste.
Komplotistët këmbëngulën për rrëzimin e Gorbaçovit. Ai kishte propozuar nënshkrimin e një traktati të ri, që do ta shndërronte Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike në një federatë më të lirshme të shteteve autonome, shumica e të cilave synonin t?i kthenin shpinën socializmit. Dhe kjo nuk duhej lejuar.
Disa prej komplotistëve shkuan në Krime, ku Gorbaçovi ishte me pushime. Synimi ishte ta detyronin atë të braktiste traktatin, ose të jepte dorëheqjen. Nëse ai do të refuzonte, një regjiment i trupave të KGB, do ta mbante të burgosur në vilën e tij për një kohë të pacaktuar.
Të tjerët qëndruan në Moskë, të gatshëm të merrnin pushtetin, dhe të përdorin forcën për të shtypur çdo lloj kundërshtimi. Më 19 gusht, ata njoftuan se Gorbaçovi ishte i paaftë për të qeverisur. Por ky veprim dramatik, rezultoi të ishte një përllogaritje e gabuar, dhe me pasoja katastrofike për kauzën e tyre.
Komplotistët përpiluan një listë me emrat e 200 personave që do të arrestoheshin menjëherë, ku i pari ishte Jelcin. Burgu i Lefortovos, në periferi të Moskës u zbraz, në përgatitje për të akomoduar të burgosurit e rinj, ndërsa 250.000 palë pranga u urdhëruan të dërgohen në Moskë nga një fabrikë në Peshkov.
Por grushti i shteti, rezultoi një dështim që në fillim. Gorbaçovi refuzoi të dorëhiqej, apo shmangte traktatin. Në orët e para të mëngjesit të 19 gushtit, moskovitët u zgjuan me njoftimin në radio dhe television se ishte formuar një Komitet i Emergjencës që do të qeveriste vendin.
Zhvillimet dramatike, ishin të kufizuara në një zonë të vogël – përreth Shtëpisë së Bardhë në Moskë, selisë së parlamentit rus – dhe zgjatën disa orë. Puçistët nuk mundën të arrestojnë asnjë nga njerëzit që kishin caktuar në listë, ndërsa ushtarët refuzuan të sulmojnë turmat e qytetarëve të grumbulluar jashtë parlamentit.
Komplotistët u tmerruan nga trazirat që pasuan, me protestat kundër tyre që shpërthyen në qytetet më të mëdha në të gjithë Bashkimin Sovjetik. Të dëshpëruar, ata iu drejtuan zgjidhjes tradicionale totalitare, dhe nxorrën në rrugë ushtrinë për të rivendosur rendin. Por kur ushtarët nuk pranuan të qëllonin mbi bashkatdhetarët e tyre, grushti i shtetit mori fund.
Dështimi i tij, e përshpejtoi copëzimin e Bashkimit Sovjetik, së bashku me kontrollin rus mbi shtetet e bllokut lindor. Imazhi qendror i grushtit të shtetit, ishte një Boris Jelcin i guximshëm, që u ngjit mbi një tank për të bërë një deklaratë kundër komplotistëve. Ajo skenë tronditëse u lejua të transmetohej në televizion atë mbrëmje, duke e shndërruar Jelcinin brenda natës në një figurë me rëndësi botërore.
Në një konferencë për mediat atë mbrëmje, kreu i Komitetit të Emergjencave, zv/presidenti sovjetik, Genadi Janayev, u shfaq në publik për herë të parë. Burokrati 53-vjeçar me gishtat e zverdhur nga nikotina, kishte veshur një kostum të ndritshëm, ndërsa ishte dukshëm i dehur. Kur gënjeu se Gorbaçov ishte sëmurë, duart nisën t?i dridhen.
Më pak se një javë më vonë, dy udhëheqësit e grushtit të shtetit, mes tyre Ministri i Mbrojtjes vranë veten, ndërsa të tjerët u burgosën. Në atë kohë Rusia, kishte një shans të favorshëm për t?u bërë pjesë e demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut. Por Jelcin bëri pak për të zhvilluar shoqërinë civile, shtetin e së drejtës, apo modernizuar ekonominë.
Nepotizmi korruptiv i Boris Jelcinit, inkurajoi krijimin e një kapitalizmi gangsterësh, nga i cili Rusia po vuan ende sot. Pasardhësi i zgjedhur i Jelcinit, Vladimir Putin, i përmbysi edhe ato pak reforma demokratike të reja që ishin ndërmarrë, duke e kthyer Rusinë në një vend që kryen formalisht procedurën demokratike të zgjedhjeve çdo disa disa vjet, në një kohë që pushteti mbetet i përqendruar në të njëjtat duar.-përshtatur nga CNA.al.
Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rë...
Nga Soner Cagaptay “The Globalist”* Qëkur Partia për Drejtës...
Fjala që po paraqesim më poshtë është fjalimi i mbajtur në p...
Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në...
Nga Kathryn Salam “Foreign Policy”* Gjatë muajve të fundit, ...
Nga Josh Rogin “The Washington Post”* Shteti Islamik, ka vën...
Në vitin 1984, agjentët e shërbimit sekret amerikan, që moni...
Nga Nina L.Khrushcheva ”Project Syndicate”Protestat e vazhdu...
Kur jemi të lumtur, nuk kërkojmë të kemi pranë njerëzit tanë...
Pak njerëz, ia kanë dalë të mbajnë peng një vend të tërë, me...
Nga George Friedman “Geopolitical Futures”Kohët e fundit në ...
Nga Jeffrey Lewis “Foreign Policy”Të enjten më datë 8 gusht,...
Më 12 gusht, Xhorxh Soros mbushi 89-vjeç. E djathta ekstreme...
Nga Dimitri Buffa “L’opinione.it”Të gjithë e njohin tashmë k...
Nga Kate Brown “The Washington Post”Më shumë se tre dekada m...
A mund të ishte ajo Borëbardha e vërtetë? Shumë shpesh, mend...
Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendoh...
Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke...
Besë me Atdheun dhe FlamurinNë kalendarin Europian Marsi ës...
Fundvitin e kaluar, Ambasadori i SHBA, në Tiranë, zoti Donal...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...