web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ne jetojmë sot të gjithë në “botën” e Silvio Berluskonit

23 Gusht 2019, 07:56, Blog CNA

Nga Tobias Jones

* Italia ka qenë gjithmonë në pararojë të risive politike. Shtetet Papale, e ushtruan ndër shekuj teokracinë e krishterë, para se ta kopjonin të tjerët; fashizmi frymëzoi nazizmin. Dhe miliarderi italian Silvio Berluskoni, u ka paraprirë imituesve të tij të mëvonshëm në politikë, si Donald Trumpi dhe Boris Xhonsoni.

Një analizë e thjeshtë e sundimit të Berluskonit në Itali gjatë viteve 1994-2011, mbërrin në përfundimin se ai përdori të njëjtat taktika si pasardhësit e tij politikë. Një aspekt shpesh i anashkaluar i karrierës së Berluskonit, ishte aftësia e tij e pazakontë për ta shndërruar veten në një viktimë apo në një martir.

?Ne jemi duke u përndjekur nga gjyqtarët!?- deklaroi ai në korrikun e vitit 1993, kur po mendonte të hynte në politikë, teksa një skandal korrupsioni po e rrënonte Republikën e Parë Italiane. Berluskoni e krahason shpesh veten me Jezu Krishtin, për shkak të atyre që ai e quan ?gjyqe të spektakleve politike?.

?Unë jam njeriu më i persekutuar në të gjithë historinë!?- tha ai në një rast. Çdo akuzë penale  (dhe kishte shumë të tilla), shndërrohej në avantazhin e tij, duke e bërë atë të shfaqej në sytë e publikut si shpëtimtari i përvuajtur i një kombi mosmirënjohës:?Unë bëra gjithçka, dhe sakrifikova veten për të gjithë?- deklaroi ai në vitin 2006.

Ishte një strategji fituese, pasi rezononte në mënyrë të përkryer me ndjenjën e padrejtësisë, që ndjejnë shumë italianë të zakonshëm. Italianët ndihen se po vuajnë gjithnjë e më shumë, shumë më tepër se sa kombet e tjera, nga taksat e larta, burokracia e paskrupullt, krimi i organizuar, paaftësia e sistemit gjyqësor, dhe shekujt e kolonizimit të huaj.

Kjo ndjenjë padrejtësie, bën që manjati i mediave t?u duket si vetja:një dele e zezë, një kokë turku. Sa më shumë që sulmohej nga moralistët, aq më shumë ai preferohej nga zgjedhësit nëpër provinca, që u kishte ardhur në majë të hundës nga të huajt, që i tundnin gishtin kërcënues para fytyrës.

Narrativa e martirit funksionoi, edhe sepse ajo i drejtohej një pjesë të madhe të popullsisë, që ndihej e braktisur dhëe e lënë pas dore:Të privilegjuarit – kryesisht burrat – ndjenin se pozita e tyre ishte gati e minuar nga gjykatësit, lëvizjet si feminizmi, multikulturalizmi, komunizmi, dhe e ashtuquajtura korrektesë politike.

Berluskoni lëshoi sfida ndaj të gjithëve këtyre. Ai polemizoi me gratë, duke i quajtur të shëmtuara, jo seksi apo jo patriote. Ai bëri shaka me ngjyrën e lëkurës së presidenti amerikan Barak Obama, sulmoi vazhdimisht homoseksualët etj. Ashtu si Trumpi, Berluskoni nuk erdhi nga brenda një partie politike, por nga shumë larg sistemit politik.

Miliarderi, përdori marifete të jashtëzakonshme, për t?u shfaqur si një njeri i popullit. Ai erdhi në pushtet në fillimin e të ashtuquajturës ?botë të pas të vërtetës?. Italia ishte me gjasë vendi i parë që hyri në këtë terren të çuditshëm, pasi ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të çuditshme me të vërtetën. Siç e thotë një proverb italian:?Për të arritur tek e vërteta, duhet të dëgjosh dy gënjeshtra?.

Dhe me Berluskonin në krye, kishte shumë gënjeshtra për të dëgjuar. Qoftë për shkak të ?mbarimit të ideologjive?, dhe kontrollit të paktë të internetit të sapo dalë në skenë, aspiratat e objektivitetit dhe besnikërisë së fakteve në gazetari, nisën të zbeheshin në fillim të viteve 1990. Gazetaria subjektive, i la shpejt vendin politikës subjektive. Dhe Italia ishte një terren veçanërisht pjellor për këtë formë të re të politikës.

Befas nuk kishte më rëndësi, nëse ajo thuhej ishte e drejtë ose e gabuar, e vërtetë apo e rremë, për aq kohë sa dëgjohej më shumë se sa të tjerat. Konturet e karakterit të Berluskonit, u shfaqën më bujshëm në skenën botërore. Termi ?diplomacia e kukafshehtit?, u krijua enkas për të përshkruar sjelljet e tij skandaloze.

Ai do të fshihej pas kolonatave të një selie qeveritare, apo do t?i vinte gishtat pas kokës dikujt në formën e brirëve, teksa ishin duke dalë fotografi. Por fraza ?kukafshehti? mbeti, pasi i rreferohej jo vetëm sjelleve të tij prej kllouni, por politikës së jashtme të tij të tipit ?jam sot me ju, nuk jam nesër me ju?.

Besnikëria e tij ndaj aleatëve, nuk ishte më e madhe se sa ajo ndaj grave të tij. Për arsye si gjeopolitike dhe antropologjike, Italia ka pasur shpesh një politikë të jashtme të ngjashme me Janusin, më dy fytyra:nga Lindja dhe Perëndimi, Arabia Saudite dhe Izraeli, neutrale dhe luftarake (Lufta e Parë Botërore), Aleatët dhe Boshti (Lufta e Dytë Botërore).

Por marrëzia e Berluskonit në politikën e jashtme ishte e pashembullt:Interesi kombëtar u përzie me intrigat e tij personale, të biznesit dhe madje edhe ato erotike. Nganjëherë aleancat e Berluskonit, dukeshin të bazuara jo në ndonjë përllogaritje strategjike, por në mendjemadhësinë personale.

Ai ishte tepër miqësor me Vladimir Putinin, dhe madje mori pjesë në martesën e vajzës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Ai ndau me liderët e tjerë botërorë ?haremin? e tij:Në majin e vitit 2008, ish-kryeministri i Republikës Çeke, Mirek Topolanek, u fotografua nudo i rrethuar nga gra gjysmë të zhevshura në vilën e Berluskonit në Sardenjë.

Për shkak të sjelljeve të tij befta dhe të çuditshme, askush nuk e mësoi ndonjëherë, se çfarë mbështeste apo jo Berluskoni, nëse ai ishte një ithtar i tregut të lirë apo një proteksionist, pjesë e një revolucioni ose restaurimit, një libertarian apo një kriptofashist, një klloun apo një gangster. Dhe kjo cilësi kameleonike, nënkuptonte se narrativa sillej gjithmonë rreth tij; edhe një çerek shekulli pasi u bë kryeministër, ne ende kruajmë kokën në përpjekje për ta kuptuar atë dhe elektoratin e tij.

Diçka e ngjashme po ndodh sot me Trumpin dhe Xhonsonin. Si Berluskoni, edhe ata idealizohen ose demonizohen. Rivalët e tyre kozmopolitë, i shohin si donzhuanë famëkeq, dhe si provokatorë të prirur për skandale dhe perversitete. Por politikanë të tillë kanë një karizëm dhe mbështetje të qëndrueshme, e cila gjithmonë nënvlerësohet.

Ato që cilësohen si veset e tyre, vlerësohen nga mbështetësit, për shkak se ata janë të sinqertë, të pakomplikuar, dhe ecin kundër rrymës. Kjo ka qenë një strategji e ndjekur fillimisht nga Berluskoni, që tek e fundit fitoi me të 3 palë zgjedhje parlamentare./ Përshtatur nga CNA.al.





Lajmet e fundit nga