Kishte origjinë italiane, hartoi shumë nga ligjet që kemi sot/ Çfarë nuk dini rreth Napoleon Bonapartit
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Nga Leon E. Panetta ?The Washington Post?
* Muajin e kaluar, presidenti Donald Trump u shpreh kështu në lidhje me kërcënimin që vjen nga Shteti Islamik:?Ne bëmë një punë të shkëlqyer. ..Shkatërruam 100 përqind të Kalifatit, dhe do të tërhiqemi shpejt nga Siria. Siria mund t?i trajtojë vetë problemet e saj, bashku me Iranin, Rusinë dhe Turqinë. Ne jemi 7.000 milje larg?.
Me fjalë të tjera, ISIS është mposhtur në atë masë, sa që nuk paraqet më një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj vendit tonë. Ndaj le t?i lëmë vendet e tjera më të afërta, t?i trajtojnë problemet e mbetura. Ky ka qenë gjithnjë premtimi i rremë i izolacionizmit:distancimi, mund të na mbrojë nga kërcënimet që gjallojnë sot në botë.
Por kjo nuk funksionoi për ata që argumentuan gjatë viteve 1930, se oqeanet mund të na mbronin nga Gjermania naziste. Dhe nuk do të funksionojë as në shekullin XXI, në përballjen me kërcënimin global të terrorizmit. Sipas zyrtarëve ushtarakë dhe të inteligjencës amerikane dhe irakiane, dhe një raporti të përgjithshëm të inspektorit të Departamentit të Mbrojtjes, ISIS Islamik po rekruton një forcë të re luftarake, po ndërmerr sulme guerile nëpër Irak dhe Siri, po ringre rrjetet e saj financiare, dhe po pranon rekrutë të rinj.
Grupi terrorist, ka mobilizuar më shumë se 18.000 luftëtarë në Irak dhe Siri. Si një pjesë themelore e qëllimit të tyre kryesor – kontrollit të një Shteti Islamik mbarë botëror – këta terroristë shënjestrojnë në mënyrë të pamëshirshme Shtetet e Bashkuara, dhe kombet e tjera perëndimore.
Ndaj braktisja e përpjekjeve për të luftuar dhe frenuar Shtetin Islamik dhe terroristët e tjerë, është një ftesë e hapur, që këta të fundit të riorganizohen dhe të rinisin sulmet kundër vendit tonë. Sulmet e 11 Shtatorit 2001, qenë një zile alarmi për Shtetet e Bashkuara. Ne shkuam në luftë kundër udhëheqjes së Al-Kaedës, për t?u siguruar që një sulm i ngjashëm të mos ndodhë më kurrë.
Në atë luftë na u bashkua NATO dhe aleatët e tjerë. Në vendosëm në terren forcat speciale, që përdorën aftësitë e inteligjencës dhe ato anti-terroriste. Duke bashkëpunuar me aleatët në rajon, ne qemë në gjendje të zhvillonim operacione të përmirësuara të sigurisë dhe inteligjencës, të cilat ishin vendimtare për të mbrojtur vendet tona.
Por për t?i bërë të besueshme këto operacione, kërkohej një sistem i fortë mbështetjeje, dhe një angazhim i qartë, se që Shtetet e Bashkuara do të ishin atje për t?i ndihmuar aleatët. Qoftë në Siri, Irak, Afganistan apo gjetkë, Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të përqendruar, për të mos u dhënë mundësi terroristëve të krijojnë një bazë operacionesh, prej nga ku mund të sulmojnë sërish vendin tonë.
E vërteta është se ne s?mund t?i besojmë fjalës së terroristëve. Prandaj, parimi i parë i politikës amerikane ishte dikur:të mos bisedohet asnjëherë me ta. Por edhe nëse e bëjmë, sigurisht që nuk mund të supozojmë, që ata do të bëjnë atë që premtojnë. Çdo lloj marrëveshje me terroristët do të dështojë, nëse nuk ka një plan gjithëpërfshirës të zbatimit të saj, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat e sigurisë në vendin aleat.
Qëllimi përfundimtar, është krijimi i qeverive që mund të qeverisin, dhe garantojnë sigurinë e vetes së tyre. Por kjo nuk do të ndodhë pa udhëheqjen dhe mbështetjen e SHBA-së. Ne e bëjmë këtë jo vetëm për sigurinë e tyre, por edhe për tonën.
Ne mësuam një leksion të hidhur në vitin 2011, kur tërhoqëm të gjitha forcat tona nga Iraku. Kjo i dha mundësinë ISIS të krijojë një kalifat në madhësinë territoriale të Britanisë së Madhe, dhe të kontrollonte jetën e deri 12 milionë njerëzve. Ne u detyruam të dërgonim sërish trupat tona në Irak dhe Siri, për të shkatërruar Kalifatin.
Por s?duhet të bëjmë prapë të njëjtin gabim. Sigurisht, do të qe më mirë sikur vendet e tjera të kujdeseshin vetë për këtë problem. Por ato nuk e kanë bërë më herët, dhe nuk do ta bëjnë këtë as në të ardhmen. Çështja e fundit në radhë që e shqetëson Iranin, Rusinë, Turqinë dhe Irakun, është siguria kombëtare e Shteteve të Bashkuara.
Përgjegjësia për mbrojtjen e vendit tonë, na përket neve dhe askujt tjetër. Ne kemi shënuar arritje si në Irak ashtu edhe në Afganistan, në promovimin e përfitimeve sociale, politike, të sigurisë dhe atyre humanitare. Ne e dimë që këto sfida janë të vështira, dhe se terroristët do të vazhdojnë t?i sabotojnë këto përpjekje.
Por tërheqja e forcave tona, dhe heqja dorë nga çdo përgjegjësi në luftën kundër terrorizmit, do të thotë të vësh në rrezik vetë sigurinë tonë. Këtë muaj, marinsi amerikan Skot A.Kopenhafer, 35-vjeç, u vra në Irakun verior gjatë një operacioni me forcat lokale, i pari amerikan që humb jetën në luftime në Irak, që nga tetori i vitit 2017.
Është vërtet tragjike kur humbasim jetën e çdo amerikani, që i shërben vendit të vet. Por Kopenhafer po luftonte një armik që nëse i jepet mundësia, është i gatshëm të vrasë brutalisht mijëra amerikanë të pafajshëm. Zgjedhja nuk është midis luftimit ose largimit. Zgjedhja është midis mbrojtjes së vendit tonë, dhe pretendimit të gënjeshtërt, se kërcënimi nga terrorizimi është zhdukur.
Është e vërtetë:që nga 11 Shtatori, kemi zhvilluar luftëra për shumë kohë. Por për shkak të asaj lufte dhe udhëheqjes amerikane, kemi qenë në gjendje t?i mbrojmë Shtetet e Bashkuara nga një sulm tjetër i madh terrorist. Fatkeqësisht, kjo luftë është shumë larg fundit të saj, dhe pretendimi për të kundërtën, mund të jetë një recetë për të shkuar drejt katastrofës.
Shënim: Leon Panetta, ka qenë drejtor i CIA-s në vitet 2009-2011, dhe Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së në vitet 2011-2013./ Përshtatur nga CNA.al.
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në K...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Nga Peter Kenez* Pakti i nënshkruar nga ministri i Jashtëm s...
Nga Tobias Jones* Italia ka qenë gjithmonë në pararojë të ri...
Amazona po digjet. Brenda 48 orësh – 2500 zjarre të reja. Sa...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kundërshtoi që në fillim ...
Nga Bojan Stojkovski “International Politics and Society”* G...
A ka vende të sigurta në këtë botë, në rastin e një lufte bë...
Nga Jeffrey D.Sachs “Project Syndicate”*Ndërsa Donald Trump ...
Tentativa e grushtit të shtetit të vitit 1991, e njohur ndry...
Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rë...
Nga Soner Cagaptay “The Globalist”* Qëkur Partia për Drejtës...
Fjala që po paraqesim më poshtë është fjalimi i mbajtur në p...
Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në...
Nga Kathryn Salam “Foreign Policy”* Gjatë muajve të fundit, ...
Nga Josh Rogin “The Washington Post”* Shteti Islamik, ka vën...
Në vitin 1984, agjentët e shërbimit sekret amerikan, që moni...
Nga Nina L.Khrushcheva ”Project Syndicate”Protestat e vazhdu...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...