Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Nga Dov S.Zakheim ?The Hill?
* Gjatë fjalimit të tij vjetor para Asamblesë Federale këtë vit, presidenti Vladimir Putin sulmoi Shtetet e Bashkuara për braktisjen e Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme të vitit 1987, ndërsa pohoi se ?puna për prototipet dhe sistemet e armëve për të cilat fola në fjalimin e vitit të shkuar, vazhdon siç ishte planifikuar pa asnjë ndërprerje?.
Putini deklaroi se Rusia, ka nisur prodhimin serial të sistemit të ri të avionëve hipersonikë avangardë, që do të prezantohet në fund të këtij viti. Ai shtoi se raketa balistike ndërkontinentale ?Sarmat?, për të cilën pohoi se ka ?një fuqi të paparë?, ishte ende në fazën e provave, ashtu si raketa lazer ?Peresvet? dhe sistemi i mbrojtjes ajrore, që gjithashtu do të vihen në përdorim brenda këtij viti.
Ai vuri në dukje se raketa balistike hipersonike ?Kinzhal?, pasi iu nënshtrua testimit operacional ?dëshmoi tiparet e saj unike?. Në fund, ai konfirmoi se raketa lundruese bërthamore ?Burevestnik?, sipas tij ?me një distancë të pakufizuar?, dhe nëndetësja pa pilot ?Poseidon?, i kishin kaluar me sukses testet e tyre.
Por që nga fjalimi i Putinit në muajin shkurt, puna për të paktën njërin prej atyre sistemeve ka pësuar ?ndërprerje? mjaft serioze. Pavarësisht pohimit të Putinit, se testimi i raketave ?Burevestnik? po shkonte mirë, ekspertët mendojnë se ishte kjo lloj rakete që po testohej, kur u raportua një shpërthim bërthamor në fillim të këtij muaji, që shkaktoi vdekjen e 7 shkencëtarëve, dhe imponoi evakuimin e banorëve të së paku një fshati aty pranë, për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj rrezatimit vdekjeprurës.
Dështimet në fazat e hershme, apo edhe më të vona të zhvillimit të sistemeve të reja të armatimeve, nuk janë të rralla. Për më tepër, rusët kanë një tolerancë të madhe ndaj provave të dështuara. Ky nuk është gjithmonë rasti, në lidhje me zhvillimin e armëve në SHBA.
Gjithsesi, Moska po ecën përpara me zhvillimin e sistemeve të tjera të saj të armatosura bërthamore, dhe është e sigurtë se do të vazhdojë të testojë raketat ?Burevestnik?. Sikurse e pranon vetë Pentagoni, Shtetet e Bashkuara mbeten pas Rusisë dhe Kinës në zhvillimin e armëve hipersonike, dhe janë vetëm në fillimet e procesit, kur është fjala për mbrojtjen kundër këtyre sistemeve.
Nuk është se Departamenti i Mbrojtjes (DOD), nuk ka programe për armët hipersonike. Si ekspert i DOD-it në fillim të këtij shekulli, unë mbështeta dhe miratova fondet për hulumtimet hipersonike. Pentagoni, ka prirje të pasqyrojë një inerci të brendshme, që kundërshton futjen e sistemeve të reja, derisa të mos ketë ndonjë alternativë tjetër, gjë që tani është rasti.
Rusia është thuajse e sigurtë, se do t?i prezantojë pothuajse të gjitha armët
e saj të reja hipersonike, shumë përpara se ato të shfaqen në arsenalin amerikan, dhe përpara se Shtetet e Bashkuara të kenë zhvilluar mbrojtjen e duhur kundër tyre.
Në këtë mënyrë, Moska do të zvogëlojë efektivitetin mbrojtës të raketave balistike të SHBA-së, të cilat nuk janë të destinuara për të shenjestruar ? dhe aq më pak të rrëzojnë – sistemet hipersonike, veçanërisht raketat lundruese si ?Burevestnik?.
Për sa kohë që Uashingtoni, nuk ka mjete për t?u mbrojtur kundër sistemeve strategjike hipersonike, ai do të detyrohet të përdorë parandalimin e sigurtë të ndërsjellë (MAD), të cilin sistemet mbrojtëse të raketave anti-balistike, mendohej ta shfuqizonin.
Putin e ka kundërshtuar gjithmonë tërheqjen e Uashingtonit në vitin 2002 nga Traktati i Rekatave Anti-Balistike (ABM), megjithëse në atë kohë, ai nuk protestonte me shumë forcë kundër veprimit amerikan, saç bën sot.
Moska ka pasur gjithnjë frikë nga programi amerikan i mbrojtjes raketore, pasi ai i jep Shteteve të Bashkuara avantazhin e eleminimit të aftësive të ?goditjes së parë dhe të dytë? të Rusisë, teksa ruan aftësinë e vet për të goditur sipas dëshirës objektivat ruse.
Përkundrazi, Rusia ashtu si Bashkimi Sovjetik përpara saj, preferon një regjim të kontrollit të armëve, që barazon aftësitë e tij strategjike bërthamore me ato të Amerikës, megjithë pabarazinë e madhe në fuqinë ekonomike dhe potencialin prodhues që kanë të dyja vendet.
Kremlini ka favorizuar kontrollin e armëve edhe për një arsye tjetër:Uashingtoni ka një rekord shumë më të mirë në respektimin e traktateve, sesa Rusia. Në fakt, përkundër gjithë shqetësimit rus për tërheqjen e SHBA-së nga Traktati i INF, ishte Moska ajo që kishte shkelur prej vitesh atë traktat. Rusia nuk është aktualisht e gatshme të rinovojë dhe zgjerojë marrëveshjen ?Neës START 2011?, që do të skadojë në vitin 2021, për të përfshirë armët e saj të reja hipersonike.
Më së paku, ajo do t?i përdorë këto armë si një kartë të fortë në duar në tryezën e bisedimeve, për të arritur një marrëveshje që kufizon, në mos i eliminon ato armë, në këmbim të një Traktati të ri kundër Raketave Balistike.
Në qoftë se burokracia e Pentagonit, nuk zgjohet nga ?përgjumja e tij? e zakonshme, dhe shpejton rrënjësisht zhvillimin si të aftësive sulmuese ashtu edhe mbrojtëse hipersonike, Shtetet e Bashkuara do të detyrohen të përdorin MAD, si opsionin e vetëm parandalues.
Dhe në këtë mënyrë, do t?i japë mundësi Putinit të arrijë objektivin e tij të vjetër: të minojë programin strategjik të mbrojtjes raketore, që i prezantoi si synim 3 dekada më parë presidenti Ronald Regan./ Përshtatur nga CNA.al.
Në Turqi një burrë vret ish-gruan në publik. Mijëra njerëz d...
Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë nuk kishin mbë...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”* Italia është një vend i r...
Josif Stalini, mbetet padyshim një nga diktatorët më famëkeq...
Nga Yasmeen Serha, Helen Lewis & Tom Mctague* Kur kanë mbetu...
Vdekja e Majkëll Xheksonit në moshën 50 vjeçare nga një arre...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg”* Në korrik të këtij viti, ...
Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizo...
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Nga Leon E. Panetta “The Washington Post”* Muajin e kaluar, ...
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në K...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Nga Peter Kenez* Pakti i nënshkruar nga ministri i Jashtëm s...
Nga Tobias Jones* Italia ka qenë gjithmonë në pararojë të ri...
Amazona po digjet. Brenda 48 orësh – 2500 zjarre të reja. Sa...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kundërshtoi që në fillim ...
Nga Bojan Stojkovski “International Politics and Society”* G...
A ka vende të sigurta në këtë botë, në rastin e një lufte bë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...