Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Leonid Bershidsky ?Bloomberg?
* Në korrik të këtij viti, në Detin Mesdhe u mbytën më shumë emigrantë se sa në korrikun e vitit 2015, në kulmin e krizës së refugjatëve, dhe kjo pavarësisht një numri të reduktuar ndjeshëm të mbërritjeve në Evropë. Vdekjet e 238 refugjatëve, rëndojnë të paktën pjesërisht në ndërgjegjen e politikanëve evropianë.
Bashkimi Evropian, ka dëshpërimisht nevojë për një politikë të arsyeshme ndaj organizatave joqeveritare, anijet e shpëtimit të të cilave ofrojnë shumë, në mos të vetmen shpresë për emigrantët e bllokuar në det. Nëse qëllimi i tyre ishte pamundësimi i ardhjes së emigrantëve të tjerë, evropianët mund ta komplimentojnë më në fund veten e tyre.
Deri tani, ekzistojnë marrëveshje që i pengojnë emigrantët të ndërmarrin secilën nga 3 rrugë-kalimet e mundshme: Maroku në Spanjë (të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje në shkurt), nga Libia në Itali (një marrëveshje e BE-së me qeverinë e dobët libiane, ka ekzistuar që nga viti 2017), dhe nga Turqia në Greqi (BE e ka paguar që nga vitit 2016 qeverinë turke të mos i lejojë azilkërkuesit të kalojnë drejt Evropës, megjithëse Turqia njoftoi muajin e kaluar se do e ?pezullojë? në mënyrë të njëanshme këtë marrëveshje).
Një element ndryshe këtë vit, kanë qenë sulmet e ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini ndaj emigracionit të paligjshëm në Mesdhe. Sa i përket mbërritjeve, ulja e tyre ka qenë një sukses i madh. BE-së i është dashur rreth 4 vjet, për të ndërtuar një sistem marrëveshjesh, që e ul numrin e emigrantëve që vijnë nga Turqia dhe Afrika e Veriut, në një minimum të menaxhueshëm.
Pasi ndërtoi sistemin e vet të mbrojtjes, BE i pezulloi operacionet e saj detare të kërkimit- shpëtimit në Mesdhe. Operacioni ?Sofia?, është sot i kufizuar vetëm në fluturimet mbi det, për të monitoruar trafikun e qenieve njerëzore. Në këtë pikë, me shpëtimin e emigrantëve në det merren vetëm një pjesë e vogël organizatash joqeveritare humanitare, të specializuara në këtë fushë.
EV, me qendër në Gjermani drejton 2 anije shpëtimi, ?Sea-Ëatch 3? dhe ?Mare Jonio?. Një ojq tjetër ka dy anije ?Sea-Eye? dhe ?Alan Kurdi?, sipas emrit të vogëlushit sirian që u mbyt në brigjet e Turqisë në vitin 2015. Edhe organizata bamirëse spanjolle ?Open Arms?, operon me një anije me të njëjtin emër.
?Mjekët pa Kufij? dhe ?SOS Mediterranee?, shpëtojnë emigrantët e rrezikuar me anijen ?Viking Ocean?. Por që nga ky muaj, këto anije vazhdojnë të pengohen dhe ndalohen nga autoritetet. Në ballë të luftës ndaj tyre qëndron Italia falë Salvinit, që në fillim të këtij muaji arriti të bindë parlamentin italian të miratojë një ligj, që gjobit me 50 mijë deri në 1 milionë euro gjobë çdo anije me emigrantë që zbarkon në portet e saj.
Por edhe Malta, Greqia dhe Spanja kanë nisur zbatimin e procedurave të ndryshme juridike, përfshirë ato penale, kundër oqj-ve që shpëtojnë emigrantët. Vuajtjet më të mëdha për emigrantët, ndodhin kur anijet e shpëtimit përpiqen të ankorohen diku në Evropë.
?Open Arms? kaloi 19 ditë në det, në pamundësi për të zbarkuar askund, përpara se Italia t?i lejonte më në fund të zbarkonin 80 migrantët që gjendeshin në bord javën e kaluar. ?Viking Ocean?, iu refuzua për 14 ditë hyrja në disa porte evropiane, përfshirë këtu edhe furnizimin me karburant, përpara se qeveritë evropiane të arrinin po javën e kaluar një marrëveshje ?ad hoc? për të shpërndarë midis tyre 356 migrantët që kishte shpëtuar në det.
Marrëveshje të tilla rast pas rasti, janë në rendin e ditës, në mungesë të një mekanizmi të përhershëm të BE-së mbi këtë problem. Muajin e shkuar, presidenti francez Emanuel Makron, deklaroi se 14 shtete anëtare të BE-së, kishin rënë dakord për krijimin e një ?mekanizmi solidariteti? të propozuar nga Franca dhe Gjermania, por vetëm 8 vende konfirmuan pjesëmarrjen ne të; dhe vetëm 6 – Franca, Gjermania, Luksemburgu, Irlanda, Portugalia dhe Rumania ? pranuan në fund ?pasagjerët? e anijes ?Viking Ocean?.
Ndërsa politikanët bëjnë pazare për çdo emigrant shtesë që pranojnë, kapitenët e anijeve të oqj-ve kanë fituar statusin e yjeve të muzikës. Karola Rakete dhe Pia Klemp, që punojnë për ?Sea-Watch?, janë bërë emra shumë të njohur ne vendin e tyre, Gjermani, duke u intervistuar shpesh nga media kombëtare, dhe fituar disa çmime prestigjioze.
Javën e kaluar, Klemp refuzoi çmimin më të lartë që jep qyteti i Parisit, Medaille Grand Vermeil, duke e akuzuar Francën për keqtrajtim të azilkërkuesve. ?Ne nuk kemi nevojë që autoritetet të vendosin kush është një ?hero?, dhe kush një ?i paligjshëm?-shkroi ajo në Facebook.
Por njerëz si Raket dhe Klemp, janë sot të vetmit që kanë guximin dhe ndjenjën e përgjegjësisë, për të shpëtuar refugjatët e dëshpëruar nga mbytja në det. Anijet e tyre, nuk janë ?taksi emigrantësh? për trafikantët e qënieve njerëzore, siç i ka quajtur ato Salvini.
Respekti që imponojnë 2 kapitenët, është shenja se një pjesë e madhe e shoqërisë civile evropiane, nuk është gati të pranojë politikat që i lënë njerëzit të bllokuar në det, pavarësisht nëse ata kanë apo jo dokumente të vlefshme për të emigruar.
Nëse BE-ja si bllok nuk është në gjendje të gjejë gjuhën e përbashkët mbi reformën e emigracionit, për shkak të kundërshtimit të palëkundur nga politikanë si Salvini, dhe qeveritë nacionaliste të Evropës Lindore, ajo duhet të ndërtojë të paktën një koalicion të vullnetit të mirë brenda unionit, që do të parandalonte lënien për disa javë në det të hapur të anijeve të ojq-ve, derisa qeveritë të arrijnë një marrëveshje se kush duhet të pranojë sa njerëz.
Kjo do të thotë të përcaktohen disa porte, ku mund të sillen emigrantët, prej nga ku të dërgohen pa vonesë në shtetet pritëse, sipas një kuote të paracaktuar. Dhe kjo nuk do të thotë të normalizosh emigracionin pa dokumenta:Ata që vijnë sot përmes detit Mesdhe në Evropë, janë njerëz vërtet të dëshpëruar. Asnjë prej tyre nuk po e rrezikon jetën e tij për qejf. Ata janë dyfish të dëshpëruar kur anijet e tyre fundosen larg bregut, dhe jashtëzakonisht me fat kur një anije shpëtimi u vjen në ndihmë. 839 emigranët e mbytur që nga fillimi i këtij viti, nuk e patën një fat të tillë./ Përshtatur nga CNA.al.
Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizo...
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Nga Leon E. Panetta “The Washington Post”* Muajin e kaluar, ...
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në K...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Nga Peter Kenez* Pakti i nënshkruar nga ministri i Jashtëm s...
Nga Tobias Jones* Italia ka qenë gjithmonë në pararojë të ri...
Amazona po digjet. Brenda 48 orësh – 2500 zjarre të reja. Sa...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kundërshtoi që në fillim ...
Nga Bojan Stojkovski “International Politics and Society”* G...
A ka vende të sigurta në këtë botë, në rastin e një lufte bë...
Nga Jeffrey D.Sachs “Project Syndicate”*Ndërsa Donald Trump ...
Tentativa e grushtit të shtetit të vitit 1991, e njohur ndry...
Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rë...
Nga Soner Cagaptay “The Globalist”* Qëkur Partia për Drejtës...
Fjala që po paraqesim më poshtë është fjalimi i mbajtur në p...
Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në...
Nga Kathryn Salam “Foreign Policy”* Gjatë muajve të fundit, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...