Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Në Turqi një burrë vret ish-gruan në publik. Mijëra njerëz dalin në rrugë të protestojnë kundër dhunës. Por ky akt tronditës shkon përtej Turqisë. Ai tregon se dhuna është globale, mendon Beate Hinrichs.
Një burrë takon në një lokal ish-bashkëshorten. Ata flasin për kujdestarinë e vajzës 10-vjeçare, që është ulur aty bashkë me prindërit. Ky burrë është ndjerë “i fyer” (kështu thotë ai më vonë) dhe e qëllon me thikë disa herë ish-gruan. “Nuk dua të vdes”, bërtet gruaja, kurse vajza thërret “Mama, të lutem mos vdis!” Të gjitha këto shihen në një video filmuar me celular, që ka tronditur opinionin në Turqi. 38-vjeçarja, Emine Bulut ndërron jetë pak pas sulmit me thikë në spital.
Pas kësaj mijëra vetë dolën në rrugë të protestonin kundër dhunës ndaj gruas. Persona të jetës publike në Turqi, politikanë, klubet e futbollit Be?ikta? dhe Fenerbahçe – të gjithë e dënuan dhunën, lojtarët dalin në fushë me fanella të zeza me emrin #EmineBulut.
Emine Bulut është vetëm njëra prej qindra viktimave në Turqi. Në një kohë që Turqia ka nënshkruar Konventën e Stambollit të Këshillit të Europës kundër dhunës ndaj gruas, si 47 vende të tjera. Vetëm se masat e shumta që parashikon ajo nuk janë jetësuar nga qeveria.
Dhuna kundër grave është patriarkale dhe globale
Megjithatë: Edhe qeveria gjermane e ka nënshkruar Konventën e Stambollit, por edhe në Gjermani nuk janë përmbushur të gjitha pikat e saj. Strehëzat e grave rregullisht kthejnë gratë që kërkojnë ndihmë, sepse nuk ka vende, ato nuk financohen rregullisht. Edhe në Gjermani, sipas statistikës së fundit janë vrarë nga (ish-bashkëshortët apo partnerët) 150 gra brenda një viti. Një studim për të gjitha vendet e BE tregon se një e treta e grave përjeton dhunë fizike apo seksuale, shumica nga bashkëshorti apo partnerët. Dhe vetëm një e treta e grave të prekura denoncon në polici apo kërkon ndihmë në organizatat humanitare. Le të shohim disa paragjykime.
Së pari: Vrasja apo vrasja në afekt e partneres apo dhuna kundër gruas (pavarësisht dallimeve në shifra) nuk është fenomen i një vendi apo një fenomen kulturor. Megjithëse disa vrasës me dëshirë mbrohen me konceptin “e nderit”.
Së dyti: Vatra famijjare është për shumë gra një vend i rrezikshëm. Edhe këtu nuk bëhet thjesht fjalë për akte të dhunshme në marrëdhëniet në çift. Problemi është politik. Sepse dhuna kundër gruas është strukturalisht një problem në shoqëritë tona patriarkale. Ende. Megjithë rezolutat ndërkombëtare dhe kombëtare, konventat, planet e aksionit dhe ligjet – megjithë luftën e feministeve, përpjekjeve të admirueshme (të grave dhe burrave) dhe sukseseve të mëdha.
Pushteti i dhunës – dhuna e të fuqishmëve
Është prezent si në strukturat shtetërore, -në diktatura, në qelitë e torturës dhe në luftërat e kësaj bote, ku gratë përdhunohen, për të thyer kundërshtarin. (Këtu përmbyllet qarku i “nderit”)-
Është në strukturat shoqërore -kur Donald Trump një nga burrat më të fuqishëm të kësaj bote pretendon me paturpësi, se për sa kohë që ke influencë si burrë, mund t’i fusësh duart femrave nëpër shalë pa ndonjë problem. Çfarë sinjali” Dhe jo vetëm lëvizja #MeToo e ka zbuluar, se ky nuk është një rast i vetëm.
Ndjekja penale është nga e pamjaftueshme deri tek e pa rëndësishme. Viktimat nuk e gjejnë shpesh drejtësinë në sistemet e dominuar nga burrat dhe kjo është një arsye, pse pak prej tyre e denoncojnë dhunën. Për shumë burra, gratë janë ende objekt gjuetie. Partneriteti në nivel të barabartë është larg.
Jo, unë nuk e barazoj dhunën traumatizuese dhe vrastare me shprehjet seksiste – sigurisht ka një dallim. Dhe…po, në disa vende përmasat e dhunës janë shumë më të mëdha, se në vende të tjera. Por problemi bazë mbetet, ai është global dhe strukturor. Dhe ne e transmentojmë atë nga gjenerata-në gjeneratë./ DW
Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë nuk kishin mbë...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”* Italia është një vend i r...
Josif Stalini, mbetet padyshim një nga diktatorët më famëkeq...
Nga Yasmeen Serha, Helen Lewis & Tom Mctague* Kur kanë mbetu...
Vdekja e Majkëll Xheksonit në moshën 50 vjeçare nga një arre...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg”* Në korrik të këtij viti, ...
Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizo...
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Nga Leon E. Panetta “The Washington Post”* Muajin e kaluar, ...
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në K...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Nga Peter Kenez* Pakti i nënshkruar nga ministri i Jashtëm s...
Nga Tobias Jones* Italia ka qenë gjithmonë në pararojë të ri...
Amazona po digjet. Brenda 48 orësh – 2500 zjarre të reja. Sa...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kundërshtoi që në fillim ...
Nga Bojan Stojkovski “International Politics and Society”* G...
A ka vende të sigurta në këtë botë, në rastin e një lufte bë...
Nga Jeffrey D.Sachs “Project Syndicate”*Ndërsa Donald Trump ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...