web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse qeveria e re e koalicionit, nuk do ta zgjidhë krizën politike në Itali

30 Gusht 2019, 09:10, Blog CNA

Nga Rachel Donadio ?The Atlantic?

* Italia është një vend i risive. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2018, ajo prodhoi qeverinë e parë populiste në zemër të Evropës. Tani po i hap rrugë qeverisë së parë të koalicionit në zemër të Evropës, midis një partie të establishmentit dhe një partie populiste.

Të mërkurën, 2 armiq të betuar politikë, thanë se kishin arritur një marrëveshje për të formuar një aleancë që ka një synim:të bllokojë ngjitjen në postin e kryeministrit të populistit Mateo Salvini, ministrit të Brendshëm të krahut të djathtë, që e rrëzoi qeverinë me shpresën se do të shkaktonte zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat partia e tij Lega do të dilte e para.

Rezultati është se Italia ka kaluar nga një qeveri e dobët, në një tjetër qeveri të dobët. Por a do ta bëjë kjo aleancë e re qeveritare – midis Lëvizjes anti-establishment  Pesë Yjet dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë – më pak apo më shumë të qëndrueshme Italinë?

A do ta zbrapsë dot valën e ekstremit të djathtë, apo do të diskretitojë shpejt që të dy aleatët në qeverinë e re të koalicionit, dhe kësisoj t?i hapë rrugë një rrikthimi dramatik në pushtet të Salvinit? Deri kur vendosi të prishë koalicionin, Salvini qeverisi për 14 muaj si partneri i ri i koalicionit të Lëvizjes Pesë Yjet, në një qeveri që përfaqësonte një votë proteste.

Të dyja partitë ranë dakord që Xhuzepe Konte, një profesor i jurisprudencës, të vazhdojë të

jetë kryeministër. Për 14 muaj, Konte veproi si një kryeministër kukull. Javën e kaluar, ai dha dorëheqjen, duke e akuzuar Salvinin, se po vë në rrezik të ardhmen e vendit. Tani Konte është rikthyer në skenë.

Të enjten presidenti Serxho Matarela i dha atij mandatin, për të formuar një qeveri të re me partnerët e rinj të koalicionit, e cila duhet t?i nënshtrohet një mocioni besimi në parlament. (Së bashku, Pesë Yjet dhe Partia Demokratike kanë shumicën).

Por Salvini, që tashmë është edhe ministër i Brendshëm, edhe udhëheqës i pritshëm i opozitës, është hedhur në veprim. Kjo qeveri e re, tha Salvini, ka të ngjarë të fillojë në Biarritz, në samitin e G7, në të cilin Konte përfaqësonte Italinë. Konte, sipas Salvinit, ishte një kryeministër ?i sjellë për italianët nga Parisi, Berlini dhe Brukseli?.

Kjo është retorika klasike e Salvinit. Partia e tij e krahut të djathtë Lega, që është e para në sondazhe, fitoi 40 përqind të votave në zgjedhjet për Parlamentin Evropian përmes sulmeve kundër Brukselit, selia e Bashkimit Evropian, si një shtypës i sovranitetit italian.

Edhe pse Salvini synon të jetë ?Trump? i vogël në Evropë, ai e shpërfilli faktin që presidenti amerikan Donald Trump e mbështeti Konten përmes një postimi në Tëitter. Dhe në këtë atmosferë ka shumë ironi. E para është se Italia duket se arrin të ketë një qeveri anti-establishment, pa pasur aktualisht një establishment funksional.

Një tjetër ironi, është fakti që në funksion të qëllimit për të shmangur bërjen kryeministër të Salvinit, Partia Demokratike ka lidhur aleancë me Lëvizjen Pesë Yjet, parti që dikur e kritikonte ashpër, dhe me arsye, si një organizatë teoricienësh të komplotit.

Partia Demokratike, po hyn në këtë qeveri si anëtare e vogël e koalicionit. Kush do ta drejtojë ?autobusin?? PD, Lëvizja Pesë Yjet, apo kjo e fundit do ta dobësojë edhe më shumë PD-në? Në qeverinë aktuale populiste, Salvini mori përsipër që nga fillimi rolin e ?shoferit?, dhe e arriti dhe më pas e tejkaloi Lëvizjen Pesë Yjet, duke e përdorur rolin e tij në qeveri për të kryer një fushatë zgjedhore të përhershme.

Para se të luante bastin e rrezikshëm të rrëzimit të qëverisë, dhe provokimit të zgjedhjeve të reja, Salvini ishte një takticien i zgjuar. Por Partia Demokratike është sot thellësisht e përçarë. Drejtuesi i saj është Nikola Xingareti, por shumë prej deputetëve të saj janë besnikë ndaj ish-liderit të saj, ish-kryeministrit Mateo Renci, një ?shofer agresiv? edhe pse nga ?sediljet e pasme?.

Duke përsëritur thirrjen e tij për zgjedhje të reja, Salvini e quajti aleancën e re një ?Monti të dytë?.

Ai po i referohej një armiku të preferuar:kryeministrit teknokrat Mario Monti, i cili e qeverisi vendin në vitet 2011-2013, me synim stabilizimin e Italisë gjatë krizës së borxhit, dhe në kohën e të cilit Italia rriti moshën e daljes në pension. Monti ka qenë një shenjestër e preferuar e Salvinit. Ai është një figurë anti-popullore për masat shtrënguese financiare që kanë goditur italianët më të varfër, edhe pse ato arritën të shëndoshin financat e vendit. Monti, sot një senator i përjetshëm, u pyet nëse do të votonte një mocion besimi mbi qeverinë e re.

Ai hezitoi disi. Ai theksoi se Lëvizja Pesë Yjet, me teoritë e saj të komplotit anti-establishment kundër fuqive okulte të shtetit të thellë (deep state), kishte disa ?mangësi të mëdha demokratike?. Monti tha se do t?ja bënte të njohura Kontes shqetësimet e tij. Por a do ta votonte ai qeverinë e re? Ai nuk iu përgjigj pyetjes. Qeveria e re, mund t?i ketë ditët e numëruara. Dhe Salvini është gati të përfitojë./ Përshtatur nga CNA.al.





Lajmet e fundit nga