Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Vdekja e Majkëll Xheksonit në moshën 50 vjeçare nga një arrest kardiak më 25 qershor 2009, në rezidencën e tij në Los Angeles, tronditi mbarë botën. Edhe pse trashëgimia e tij muzikore vazhdon, ai ndërroi jetë në mënyrë enigmatike. Një fëmijë i talentuar, Majkëll ishte në qendër të vëmendjes që fëmijë si pjesë e grupit ?Jackson 5?.
Nga fillimet e viteve 1970, Xhekson ishte një adoleshent, pjesë e grupit muzikor familjar, që kishin serialin e tyre televiziv, një film me kartona dedikuar atyr, dhe këngët hit si ?I Want You Back? dhe ?I?ll Be There?. Xhekson pati një karrierë të suksesshme para se të mbërrinte moshën e gjimnazit, por kjo erdhi me një kosto të rëndë mbi e fëmijërinë e tij.
?Nuk kam pasur rastin të bëj gjëra argëtuese si fëmijët e tjerë?- u shpreh në një rast Xhekson mbi jetën e tij të hershme. Në moshë madhore, Majkëll krijoi një parajsë të vërtetë në ?Neverland Ranch?, një shtëpi me një park argëtues, e quajtur sipas njërës nga vendndodhjet e tregimit të personazhit imagjinar Piter Pan.
Pan ishte një djalë që mund të fluturonte, dhe që nuk rritej kurrë. ?Unë identifikohem plotësisht me Piter Panin, djalin e humbur nga Neverland?- u shpreh Xhekson. Fiksimi i tij me karakterin dhe magjepsjen e dukshme pas të gjitha gjërave të orientuara nga rinia, bënë që shumë shpejt media ta shprehej se Xhekson vuante nga ?Sindromi i Piter Panit?.
Ndonëse nuk klasifikohet zyrtarisht si sëmundje, ajo është një gjendje psikologjike qëi referohet një të rrituri, zakonisht mashkull, që nuk dëshiron të angazhohet me botën si i rritur, por përkundrazi mbetet në një gjendje të pafajësisë fëminore. ?Gjatë viteve me grupin muzikor të familjes së tij, Majkëll nisi ta vërente këtë fenomen, për të cilindo të fliste shumë herë në jetën e tij?-thotë Stiv Nopër, autori i librit ?MJ:Gjenialiteti i Michael Jackson?.
?Tregohet në shumë raste se kur ai duke punuar në një studio regjistrimi, dhe shihte nëpër rrugë fëmijë që luanin, ai thjesht dëshironte të ishte me ta, në vend se të bënte atë që bënte. Ishte diçka që e mundoi gjatë gjithë jetës së tij?- theksoi ai. Duke u rritur, Xhekson ishte i ?mërzitur?, që nuk mundi të kalontë ?një periudhë të mire? si fëmijët e tjerë.
Babai i Xhekson, Xho, e nuhati talentin tek fëmijët e tij, dhe i nxiti ata drejt një karriere muzikore. Ai ishte i pamëshirshëm me ta në vitet e para, duke i thënë revistës ?Time? në vitin 1984, se i detyronte të këngodnin çdo ditë, për të paktën 2-3 orë. Fëmijët u acaruan nga pak të gjithë, pasi ndërkohë fëmijët e tjerë ishin jashtë duke luajtur.
Majkëll Xhekson e akuzoi babanë e tij se kishte abuzuar fizikisht me të dhe vellezërit e tij. ?Ne duhet të këndonim para tij, dhe ai do të na kritikonte?- shkruan Xhekson në ?Moonwalk?, autobiografia e tij e vitit 1988. ?Nëse bënim ndonjë gabim, goditeshim ndonjëherë me rrip, ndonjëherë me një ndërprerës.”
I izoluar nga bashkëmoshatarët e tij, Xhekson i kaloi vitet e tij formuese ose në qendër të vëmendjes ose duke u angazhuar në provat e gjata, duke mos u përfshirë në aktivitetet e rregullta të një fëmije të përditshëm. Suksesi erdhi, dhe bashkë me të edhe paratë.
Albumi i tij solo ?Off The Wall?, bëri bujë dhe ai që e pasoi ?Thriller?, u bë më i shituri i vitit 1983, duke fituar 8 çmime Grammy Awards. Por nga fundi i viteve 1980, Xhekson ishte bërë një i ?burgosur? i famësi së tij, dhe jeta e tij jashtë skenës kishte filluar ta tërhiqte po aq vëmendje sa edhe koncertet e tij. Pas daljes së albumit ?Thriller?, publiku nisi të vërente ndryshime në pamjen fizike të Xheksonit, veçanërisht të hundës së tij.
Biografi i këngëtarit, Randall Sallivan tha për ?ABC News?, se Xhekson e shihte veten si një Piter Pan të vërtetë, duke shkuar deri aty sa t?i nënshtrohej një operacion plastik për të kopjuar pamjen e personazhit të përrallave. ?Ai e formatoi hundën sipas asaj të aktorit të ri Bobi Driskoll, që luante rolin e Piter Panit në filmin e realizuar nga ?Ëalt Disney?-deklaroi Sallivan.
Përveç kësaj, ai habiti njerëzit pranë tij, duke marrë gjithmonë më vete Bubbles, shimpanzenë e tij të dashur. Ajo flinte në një krevat fëmijësh në dhomën e yllit të muzikës, dhomë ku flitej se këngëtari flinte në një arkivol të oksigjenuar. Kjo bashku me zërat se ai donte të blinte eshtrat e Njeriut Elefant, ishin koncepte të ushqyera në media nga vetë Xhekson.
Por në vitin 1993, gjërat miorën një kthesë të errët kur Xhekson u akuzua për ngacmimin seksuale të një fëmije.
?Unë nuk jam fajtor për këto akuza?- tha Xhekson në atë kohë, duke shtuar se ai i donte fëmijët e të gjitha moshave dhe racave, dhe se përmes tyre i gëzohej ?fëmijërisë që humbi?. Ai rast u zgjidh jashtë dyerbve të gjykatës. ?Ishte pikërisht ai moment kur Majkëll nisi të tërhiqej nga jeta publike. Ai nuk kishte më qejf të bënte shaka me gazetarët dhe publikun. Raporti i tij me median nisi të ishte dyshues, dhe plot konflikte dhe mosbesim.
Dhjetë vite më vonë, në vitin 2003, Xheksoni u përball sërish me akuza për keqtrajtim të fëmijëve. Një intervistë televizive në të njëjtin vit dhënë gazetarit britanik Martin Bashir, përgjigjet e Xheksonit e lanë audiencën edhe më konfuze, kur ai vetë pranoi se përkundër akuzave të ngjashme një dekadë më parë, ai i ftonte ende fëmijët në dhomën e tij të gjumit, dhe se nuk shihte asnjë të gabuar tek kjo gjë.
?Nuk ka asnjë seksuale. Unë i fut brenda, u jam qumësht të ngrohtë, embëlsira?- tha Xhekson. Për djalin që nuk donte të rritej kurrë, Xhekson po projektonte rikthimin në vendin ku gjeti për herë të parë suksesin dhe ngushëllimin, larg presioneve të përditshme, me të cilat u përball gjatë gjithë jetës së tij.
?Urrej që ta pranoj si fakt, por unë ndihem çuditshëm në mesin e njerëzve. Shikoni, e gjithë jeta ime ka qenë në skenë, dhe përshtypja që marr nga njerëzit është duartrokitja, adhurimi dhe vrapimi pas meje. Në një turmë, unë kam frikë. Vetëm në skenë ndihem i sigurt?- u shpreh ai.
Megjithëse ishte liruar nga të gjitha akuzat, paditë për ngacmimin e fëmijëve do ta ndiqnin Xheksonin për pjesën tjetër të jetës së tij.
Vitet e fundit, duke u përballur me një varësi në rritje nga ilaçet pa recetë, dhe një bashjetesë të vështirë me 3 fëmijët e tij, Xhekson u zhduk nga skena deri në njoftimin e shfaqjes së tij ?This is it? e vitit 2009 . Edhe pse paralajmërohej si një kthim në kohërat e lavdishme, koncerti nuk mundi të shfaqej. Xhekson vdiq tre javë më herët./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg”* Në korrik të këtij viti, ...
Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizo...
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Nga Leon E. Panetta “The Washington Post”* Muajin e kaluar, ...
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në K...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Nga Peter Kenez* Pakti i nënshkruar nga ministri i Jashtëm s...
Nga Tobias Jones* Italia ka qenë gjithmonë në pararojë të ri...
Amazona po digjet. Brenda 48 orësh – 2500 zjarre të reja. Sa...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kundërshtoi që në fillim ...
Nga Bojan Stojkovski “International Politics and Society”* G...
A ka vende të sigurta në këtë botë, në rastin e një lufte bë...
Nga Jeffrey D.Sachs “Project Syndicate”*Ndërsa Donald Trump ...
Tentativa e grushtit të shtetit të vitit 1991, e njohur ndry...
Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rë...
Nga Soner Cagaptay “The Globalist”* Qëkur Partia për Drejtës...
Fjala që po paraqesim më poshtë është fjalimi i mbajtur në p...
Bosët e fuqishëm të mafias, u përhapën gjërësisht në SHBA-në...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...