Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Yasmeen Serha, Helen Lewis & Tom Mctague
* Kur kanë mbetur vetëm 2 muaj, përpara se Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Evropian, vendi është zhytur në një krizë të thellë politike. Udhëheqësit e saj politikë nuk po bien dot dakord thuajse për asgjë, dhe kushtet mbi të cilat Britania do të largohet nga unioni, nuk janë miratuar akoma.
Ky duket se është momenti i përsosur kur Boris Xhonsoni ka zgjedhur të luajë fort. Kryeministri takoi të mërkurën mbretëreshën Elizabet dhe i kërkoi pezullimin e parlamenti, një veprim i rrallë që e shtrëngon kalendarin politik, dhe zvogëlon shumë numrin e ditëve që ligjvënësit kanë në dispozocion për të debatuar mbi Brexit apo masat e tjera.
Dhoma e Komunëve rikthehet nga pushimet verore javën e ardhshme, ndaj Xhonson rrezikonte që kundërshtarët të bashkoheshin kundër tij brenda disa ditësh. Ai thotë se është i gatshëm ta largojë vendin nga BE-ja pa asnjë marrëveshje, një skenar të cilin analizat e vetë qeverisë së tij, thonë se do të çojë në probleme të mëdha me furnizimin me ushqime dhe ilaçe.
Kundërshtarët e tij, kanë folur për mundësinë e krijimit të një qeverie të përkohshme të unitetit kombëtar, për të shtyrë sërish afatin e 31 tetorit, kur Britania duhe të dalë nga blloku. Që të dyja palët janë gati të përballen me zgjedhje të reja parlamentare, të tretat në Britani në 4 vitet e fundit. Çfarë mund të ndodhë javët e ardhshme? Ja cilat janë 3 skenarët kryesorë.
Një mocion mosbesimi do të çojë në një qeveri të përkohshme
Një ndër opsionet kryesore që kanë në dispozicion deputetët anti-Brexit dhe ata në opozitë, është të miratojnë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Xhonsonit. Nëse ky rrezohet,
udhëheqësi i Partisë Laburiste, Xheremi Korbin do të përpiqet të formojë një qeveri të re.
Por kjo nuk do të ishte e lehtë. Ai do të kishte nevojë për mbështetjen e një morie forcash politike më të vogla, si Liberal Demokratët, Partia Kombëtare Skoceze, Partia e Gjelbër dhe partia nacionaliste uellsiane. Këto parti kundërshtojnë daljen e Britanisë nga BE pa marrëveshje, dhe nuk e kanë përjashtuar krijimin e një qeverie të përkohshme të unitetit, për
të parandaluar një Brexit pa marrëveshje. Nëse skadon afati 2-javor dhe nuk formohet asnjë qeveri e unitetit kombëtar, atëherë Xhonsonit i takon të shpallë zgjedhjet e reja.
Zgjedhje të reja në vjeshtë
Në një skenar të dytë, si parlamenti ose gjykatat i ?lidhin duart? Xhonsonit, duke mos e lejuar këtë të fundit ta nxjerrë vendin nga BE-ja pa asnjë marrëveshje. Në pamundësi për të zbatuar planin e tij, kryeministri mund të detyrohet të thërrasë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Deputetët mund të miratojnë një ligj, që do ta detyrojë qeverinë të premtojë se nuk del nga BE pa një marrëveshje, dhe nëse nuk mund të merret dot vesh vetë me Brukselin për një të tillë, t?i japë Parlamentit një mundësi tjetër për të vendosurs se çfarë do të bëhet më pas.
Sipas kushtetutës britanike – të pashkruar, por të kodifikuar në dokumente të ndryshme dhe preçedentëve shekullorë – të gjithë ministrat e qeverisë i nënshtrohen ligjit. Dhe as kryeministri nuk është mbi ligjin.
Brexit ndodh në të gjitha skenaret
Çfarë ndodh nëse që të dyja këto përpjekje – një mocion mosbesimi, dhe oferta për të kufizuar qeverinë përmes një ligji të veçantë ose gjykatave – dështojnë? Në fakt, qeveria nuk do të përballet me ndonjë kontroll parlamentar deri në mes të tetorit, kur përfundon pezullimi i Parlamentit.
Dhe në atë moment Xhonson do të jetë vetëm 2 javë larg synimit të tij për të nxjerrë Britaninë e Madhe jashtë BE – shumë pak kohë për të gjetur ndonjë zgjedhje alternative, por edhe për të ndërmarrë ndonjë nismë për ta rrëzuar qeverinë e tij.
Edhe nëse kundërshtarët e tij do të hiqnin dorë nga një mocion mosbesimi, Xhonsoni do të kishte pak më shumë se 5 javë, për të shpjeguar veten e tij në Parlament, dhe për të negociuar një marrëveshje të re tërheqjeje me BE. Nëse ai tregon shenja avancimi në këtë drejtim, deputetët konservatorë kundër Brexit, që dikur do të merrnin në konsideratë votimin kundër qeverisë së tij, mund të mendojnë se është detyra e tyre që të votojnë kundër qeverisë së tyre, kur parlamenti të rikthehet nga pezullimi.
Sipas planit të Xhonson, ai do të marrë pjesë në samitin e findit të BE-së para Brexitit në datat 17- 18 tetor, para se të vendosë nëse do të paraqesë në parlamentin britanik ndonjë marrëveshje të rishikuar, nëse do të ketë një të tillë, në datat 21-22 tetor.
Ndërsa ligjvënësit do të kenë hapësirë ??për të tentuar të rrëzojnë Xhonsonin para 31 tetorit, skadenca e afatit mund të bëjë që Xhonsoni t?u kërkojë deputetëve të zgjedhin mes daljes me apo pa marrëveshje. Sido që të jetë, Brexit do të shkojë përpara më 31 tetor dhe Xhonson do të vazhdojë të jetë kryeministër./ Përshtatur nga CNA.al.
Vdekja e Majkëll Xheksonit në moshën 50 vjeçare nga një arre...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg”* Në korrik të këtij viti, ...
Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizo...
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Nga Leon E. Panetta “The Washington Post”* Muajin e kaluar, ...
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në K...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Nga Peter Kenez* Pakti i nënshkruar nga ministri i Jashtëm s...
Nga Tobias Jones* Italia ka qenë gjithmonë në pararojë të ri...
Amazona po digjet. Brenda 48 orësh – 2500 zjarre të reja. Sa...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kundërshtoi që në fillim ...
Nga Bojan Stojkovski “International Politics and Society”* G...
A ka vende të sigurta në këtë botë, në rastin e një lufte bë...
Nga Jeffrey D.Sachs “Project Syndicate”*Ndërsa Donald Trump ...
Tentativa e grushtit të shtetit të vitit 1991, e njohur ndry...
Pak muaj para Brexit mbeten të pasqaruara disa çështje me rë...
Nga Soner Cagaptay “The Globalist”* Qëkur Partia për Drejtës...
Fjala që po paraqesim më poshtë është fjalimi i mbajtur në p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...