Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Giuseppe Scognamiglio ?EastWest?
* Mëngjesin e 29 tetorit të vitit të shkuar, pasi humbi 11 për qind të votave në zgjedhjet rajonale në Hese, Angela Merkel njoftoi se pasi të mbarojë mandatin e saj aktual si kancelare, do të tërhiqet nga jeta politike. Gruaja e parë kancelare ne Gjermani (por edhe më e reja në moshë në historinë e vendit), ka pasur një karrierë të pandalshme:në fillim Ministrie e Grave dhe Rinisë, më pas Ministre e Mjedisit, deri në udhëheqjen e CDU-së, së përçarë nga mentori i saj Helmut Kol.
Pasi u bë kancelare në vitin 2005, kur mundi në zgjedhje socialdemorkatin Gerhard Shrëder, ajo ka pasur një popullaritet gjithnjë e në rritje si midis votuesve, ashtu edhe udhëheqjes në parti. Kjo deri në tetorin e 2018-ës, kur Gjermania filloi t?i kthejë shpinën. CDU-ja pësoi një rënie të madhe, nga 38 për qind më 2013-ën, në 27 për qind vitin e shkuar.
Në vitin 2021, do të përfundojë pra një cikël që zgjati gati 16 vjet, dhe që e shndërroi kancelaren në lideren më të fuqishme, por edhe më të diskutueshme në Evropë. Nëse shfleton kopertinat e revistave ndërkombëtare të dekadës së fundit, imazhet e kancelares janë foto-montazhe me mustaqet e Adolf Hitlerit, apo me uniformën e SS-ve nazistë.
Një ?kampione? e durimit dhe pritjes, Angela Merkel ka qenë në shumë aspekte një ?premtim i pambajtur?, për shkak të paaftësisë së saj për t?u ngritur në nivelen e një udhëheqëseje evropiane që do të arrinte të përmbushte projektin e BE-së. Katër mandatet e saj si kancelare, kanë qenë plot dritë-hije.
Vitet e fundit, rritja e lëvizjeve anti-liberale edhe brenda BE, bëri që shumëkush ta shohë Angela Merkelin si ?bastionin? e fundit të botës liberale. Një metaforë e fortë, por që i përgjigjet kryesisht të vërtetës. Kancelarja, ishte një pengesë ndaj të djathtës anti-evropiane dhe sovraniste, madje edhe brenda vetë qeverisë së koalicionit.
Ajo nuk pati asnjë tundim për të flirtuar me të djathtën e ekstreme të AfD (siç bënë fqinjët austriakë), dhe as të zhvendoste boshtin e saj politik, për të joshur elektoratin neo-nacionalist. Përballë krizës së emigrantëve , ajo zbatoi politikën e Willkommenspolitik (të mirëseardhjes ndaj refugjatëve), të sintetizuar në shprehjen epike:Wir schaffen das ! (Ne mund ta bëjmë këtë!), e shqiptuar në kulmin e krizës së migrantëve në 2015. ?Unë jam rritur duke parë një mur para fytyrës time. Dhe jam e vendosur të mos lejoj ndërtimin e mureve të tjerë, për sa kohë që të jem gjallë!?- deklaroi ajo.
Por ndërkohë, gjermanët shpikën foljen ?merkeln?, për të treguar pamundësinë e saj për të marrë vendime, apo për të pasur një mendim mbi diçka. Gjermania, nuk ka shprehur asnjëherë një qëndrim të fortë dhe vendimtar për asnjë nga temat e rëndësishme evropiane:euron, mbrojtjen evropiane apo politikën e jashtme.
Tejet i lidhur pas Realpolitikës së interesit ekonomik kombëtar, dhe i fiksuar pas sufiçitit tregtar, lidershipi gjerman ishte neutral dhe hera-herës i paqartë. Ai zbatonte formulën:le të ecim përpara pa zemëruar askënd. Kjo apati u bë më e dukshme gjatë gjatë krizës së euros, dhe asaj greke.
Kancelarja u mbështet tek një politikë rregullatore e ngurtë. Dhe sot Evropa, po e paguan shtrenjtë këtë mungesë udhëheqjeje dhe guximi. Është e vërtetë:arsyet e apatisë merkeliane, duhet të kërkohen edhe tek vetë struktura e demokracisë gjermane, e ndërtuar pas tmerreve të nazizmit, në mënyrë që të shmanget përqendrimi i pushtetit tek ekzekutivi.
Për më tepër, opinioni publik kombëtar është i fragmentuar, dhe krizat e brendshme të vazhdueshme, e kanë nxitur kancelaren të adoptojë një politikë sa më pak përçarëse që të jetë e mundur. E megjithatë, nuk është më koha e maturisë. Po sikur në vend se të ishte rizgjedhur 4 herë në këtë detyrë, Merkeli të kishte pranuar rrezikun e humbjes në zgjedhje?
Ndoshta kjo do të kishte lumturuar të gjithë në Evropë, pasi mund të kishim shmangur dallgën populiste të vitet e fundit. Evropës i duhet një vizion afatgjatë, dhe një sistem qeverisjeje që të jetë i aftë të menaxhojë si shanset ashtu edhe krizat e tij.
Ne nuk mund të hartojmë më politika, që burojnë nga balancat buxhetore, të cilat nga ana e tyre shpërfillin efektet në ekonominë reale. Ne kemi nevojë për një projekt të ri, që ta shndërrojë Evropën në një subjekt të fortë politik, dhe të aftë të përballet me sfidat e rradhës.
Në muajt e ardhshëm, kontinenti do të vihet në provë nga Brexit (që do të dëmtojë mbi të gjitha anglezët), dhe nga kërcënimi i një krize të re të euros (ndoshta me origjinë në Itali?), dhe qëndrimet ?presim dhe shohim?, nuk mund të funksionojnë më.
Angela Merkel ia ka kaluar stafetën Anet Kramp-Karrenbauer, aktualisht drejtuesja e CDU-së. AKK (siç e quan shtypi gjerman), debutoi duke korrur një fitore të rëndësishme në landin e saj të vogël (Saarland). E quajnë ndryshe edhe ?mini-Merkel?. Edhe pse në aspekte të ndryshme, ajo është më shumë në të djathtë sesa kancelarja.
E ardhmja e saj, është ende e pasigurtë. E sigurtë, është se liderët e rinj evropianë kanë para tyre një skenar shumë më të ndryshëm, nga ai në të cilin Angela Merkel imponoi hegjemoninë e saj ngurruese.
Fragmentimi që shkaktuan zgjedhjet e fundit evropiane, dhe kontrastet ideologjike në rritje, do ta bëjnë gjithnjë edhe më kompleks rolin e atyre që udhëheqin Evropën. Tashmë na duhen udhëheqës të guximshëm. Nuk do të kemi ndonjë shans tjetër./ Përshtatur nga CNA.al
Vepra e fuqishme e Ema Lazarus, u ndikua shumë nga historia ...
Nga Harry J. Kazianis ”Fox News”* Konflikti më vdekjeprurës ...
Natën e 31 gushtit 1997, ndodhi diçka e tmerrshme që trondit...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”* Gjatë fjalimit të tij vjetor p...
Në Turqi një burrë vret ish-gruan në publik. Mijëra njerëz d...
Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë nuk kishin mbë...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”* Italia është një vend i r...
Josif Stalini, mbetet padyshim një nga diktatorët më famëkeq...
Nga Yasmeen Serha, Helen Lewis & Tom Mctague* Kur kanë mbetu...
Vdekja e Majkëll Xheksonit në moshën 50 vjeçare nga një arre...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg”* Në korrik të këtij viti, ...
Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizo...
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Nga Leon E. Panetta “The Washington Post”* Muajin e kaluar, ...
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në K...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Nga Peter Kenez* Pakti i nënshkruar nga ministri i Jashtëm s...
Nga Tobias Jones* Italia ka qenë gjithmonë në pararojë të ri...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...