Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në Paris, nuk ishte shumë e njohur në kohën kur u ndërtua. Kur Gustav Eifel (njeriu që e dizajnoi dhe ndërtoi atë), prezantoi projektin e tij spektakolar, u kritikua nga shumë prej artistëve dhe intelektualëve kryesorë të Francës.
Njerëzit nuk ishin mësuar të shihnin objekte gjigande, të bëra tërësisht prej hekuri. Kulla ishte planifikuar të ishte qendra kryesore e Ekspozitës Universale të vitit 1889, një panair mbarëbotëror për të kremtuar 100-vjetorin e Revolucionit Francez.
Ata që protestonin, deklaronin se kjo kullë do të linte në hije të gjithë monumentet e bukura dhe të rëndësishme në Paris (si Harkun e Triumfit, Katedralen e Notrë Damit apo Luvrin). Njëri nga kundërshtarët, shkrimtari i njohur Gi Dë Mopasan, thuhej se hante drekën çdo ditë në restorantin e Kullës Eifel, pasi ishte vendi i vetëm në Paris, prej nga ku kulla nuk ishte e dukshme?
Gjithsesi kulla 324 metra e lartë u ngrit, dhe u bë shumë shpejt një atraksion i suksesshëm turistik. Ajo u bë simbol i përparimit në të gjithë Evropën. Shumë vende e kishin zili, por disa prej tyre shkuan një hap më tej, duke nisur të hartojnë versionin e tyre të kullës.
Kjo ndodhi në Britaninë e Madhe, kur deputeti Eduard Uotkins, nxiti idenë e ndërtimit të një ?Kulle Eifel më të madhe dhe më të mirë? në Londër. Në një rast, Uotkins deklaroi se ?çdo gjë që mund të bëjë Parisi, Londra mund të bëjë edhe më të madhe!?. Ai ishte aq i vendosur për ndërtimin e një Kulle Eifel në stilin britanik, sa që ftoi vetë Gustav Eifelin të hartonte një projekt të ri.
Por ky nuk pranoi, pasi nëse kjo ndodhte, populli francez ?nuk do të më cilësonte më një francez të mirë, sa unë shpresoj që jam?. Pas përpjekjes së dështuar për ta përfshirë inxhinierin e famshëm në këtë projekt, Uotkins organizoi një konkurs në vitin 1890.
Në total u paraqitën 68 modele për ?Kullën e Madhe të Londrës?. Disa nga propozimet më ekzotike, përfshinin një kullë që do të kishte një kosto mbi 1 milionë stërlina, e frymëzuar nga Kulla e Pizës; dhe më një linjë hekurudhurorë në formë spiraleje që ngjitej në pjesën e jashtme të saj.
Një dizajn, përfshinte një model të Piramidës së Madhe të Gizës në Egjipt, e parashikuar si një ?koloni e vegjetarianëve ajrorë, që do të kultivonin ushqimin e tyre në kopshte të varura?. Të gjitha modelet, u botuar në një katalog. Projekti fitues ishte ?Dizajni Nr.37?.
Ndryshe nga Kulla e Parisit, ajo e Londrës do të mbështetej mbi 8 këmbë, pasi kështu do të harxhohej më pak para për të garantuar drejtpeshimin e saj. ?Stili i adoptuar, është i karakterit oriental. Katër ashensorë do të vendosen që në fazën e parë. Pjesë kryesore e kullës, ndodhet 61 metra mbi tokë, dhe përmban një sallë të madhe qendrore, me formë tetëkëndëshe, me sipërfaqe 1860 metra katrorë, dhe 18 metra të lartë. Rreth platformës, ndodhet një verandë e madhe.
Ndërkohë brenda në kullë, do të ngrihej një hotel me 90 dhoma gjumi?- thuhej në projekt.
Ata vlerësuan se i gjithë projekti do të kushtonte 352.222 stërlina. Ishte një shumë e madhe parash për kohën, por autorët e projektit pretendonin se kishin ?gjetur mbështetjen e shumë biznesmenëve?. Edhe pse punimet nisën shumë shpetj, Kulla e Madhe e Londrës, nuk do të përfundonte asnjëherë.
Punimet u ndalën pas disa muajsh për shkak të mungesës së fondeve, mbështetjes publike, dhe modelit që nuk garantonte qëndrueshmërinë e Kullës. Uotkins ngriti enkas një kompani për të menaxhuar projektin, Ndërmarrjen Ndërkombëtare të Ndërtimit të Kullave.
Pas një apeli të pasuksesshëm për mbledhje fondesh, kompani mund të vazhdojë edhe për disa kohë vetëm me fondet e veta. Uotkins porositi një ridizajnim të projektit, dhe modeli me tetë këmbë ndryshoin në një model me katër këmbë, që ngjante shumë më tepër me Kullën Eifel.
Themelet u hodhën në vitin 1892, dhe punimet nisën në qershorin e vitit 1893. Njëherazi, parku përreth filloi të ndryshojë. U ndërtua një fushë kriketi dhe një liqen artificial, që do të ishte gati për vizitorët e parë. Parku Uembli u hap zyrtarisht për publikun në maj 1894, megjithëse ndërtimi i kullës ishte në zhvillim e sipër, dhe faza e pare e punimeve nuk kishte përfunduar ende.
Gjithsesi, parku tërhoqi 12.000 vizitorë vetëm gjatë vitit 1895. Në shtator të atij viti, përfundoi pjesa e parë kullës, që kishte një lartësi prej afro 47 metrash. Në këtë kohë, punët nuk kishin ecur sipas plafifikimit, ndërsa shëndeti i Uotkinsit nisi të përkeqësohej. Shumë shpejt u zbulua se themelet e strukturës ishin të paqëndrueshme.
Ulja e numrit të këmbëve të kullës për të ulur kostot, kishte shtuar presionin mbi secilën nga këmbët. Gjatë viteve që pasuan, kompania nisi të ketë probleme të mëdha me financimin e projektit, teksa shpalli falimentimin në vitin 1899. Puna u ndal, dhe kulla nuk u ndërtua kurrë. Uotkins vdiq në vitin 1901, ndërsa pjesa e ngritur e kullës u shkatërrua me dinamit në vitet 1904- 1907./ Përshtatur nga CNA.al
Vetëvrasja është një plagë sociale, që mund të prekë çdo nje...
Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist...
Do ta injorojë Boris Johnson ligjin kundër një Brexiti pa ma...
Më 7 shtator 1978, Georgi Markov, një disident dhe shkrimtar...
Nga Will Hutton “The Guardian”Nëse demokracitë na kanë mësua...
Nga Maxim Samorukov “Carnegie Russia”* Rusia është bërë shum...
Nga Nicholas Kristof “The New York Times”Nëse Shtetet e Bash...
Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti:një tradhtar apo një...
Nga Gwynne Dyer “Internazionale”* A po përjetojmë kulmin e f...
Nga Roland QafokuPër shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kus...
Alkatraz, ka qenë njëri nga burgjet më të frikshëm të Shtete...
Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, bëri shumë shpejt armi...
Nga Emma Graham-HarrisonDublin- Më shumë se 3 vite më parë, ...
Nga Masimo AmanitiPsikanalist dhe Profesor në Universitetin ...
Nga Alberto Nardelli, Christo Grozev, Tanya Kozyreva & Roman...
Mëngjesi i të hënës së 21 gushtit 1911, nisi si zakonisht në...
Nga Giuseppe Scognamiglio “EastWest”* Mëngjesin e 29 tetorit...
Vepra e fuqishme e Ema Lazarus, u ndikua shumë nga historia ...
Nga Harry J. Kazianis ”Fox News”* Konflikti më vdekjeprurës ...
Natën e 31 gushtit 1997, ndodhi diçka e tmerrshme që trondit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...