“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, bëri shumë shpejt armiq amerikanët më të pasur në SHBA. Në mandatin e tij të parë, taksat e larta progresive të ?Neë Deal?, dhe pezullimi i standardit të arit, frymëzoi një revoltë gjithnjë e më të madhe në mesin e biznesmenëve të industrive të mëdha.
Ndër më të pakënaqurit ishte Uilliam Hërst, që e cilësoi ?të paturpshëm? dhe ?despotik? ligjin e ri të taksave. Por asnjëri nuk prej tyre nuk ishte aq i frikshëm, sa të komplotonte rrëzimin e presidentit nga detyra, me anë të një grushti shteti ushtarak të stilit fashist.
Është e pamundur të thuhet me saktësi se sa afër rrëzimit të Ruzveltit ishte Komploti i Biznesmëneve, që u quajt ndryshe nga Shtëpia e Bardhë edhe si ?Puçi i Uoll Stritit?. Gjithçka që dimë mbi atë komplot, është rrjedhojë e një hetimi të kryer nga dyshja Mekormak-Dikshtein e Kongresit Amerikan në nëntorin e vitit 1934.
Drejtuesi kryesor i komplotit ishte gjeneral-majori Smedli Batler, një udhëheqës ushtarak i respektuar. Më 1 korrik 1933, ai u takua me dy anëtarë të Legjionit Amerikan, që kishin lidhje me bisnesmenëet kryesorë të Uoll Stritit. Në atë kohë, Batler kishte një profili publik pozitiv, si rezultat i mbështetjes së statusit të veteranëve të luftës.
Anëtarët e Legjionit Amerikan, Bill Dojl dhe Xherëlld meguajër, synuan ta shfrytëzonin këtë gjë, kur i kërkuan Batlerit të paraqitej në kongresin e Legjionit Amerikan në Çikago, si pjesë e një fushate për të minuar lidershipin e kohës. Nga ana e tij Batler, e njihte indirefencën e drejtuesve të Legjionit ndaj anëtarëve të thjeshtë të saj.
Në një takim të dytë, Meguajër i propozoi Batlerit të sillte në tubim disa qindra veteranë për ndihmë, dhe i tregoi atij disa llogari bankare me vlerë deri 106.000 dollarë, për të paguar shpenzimet e tyre të udhëtimit. Batler nisi të dyshonte. Ai e dinte se asnjë grupim veteranësh, nuk mund të grumbullonte dot gjithë ato para.
Në këtë pikë, Batler e dinte që Meguajër merrte urdhra nga dikush, ndaj kërkoi të fliste me eprorët e tij. Atëherë ai u takua me Robert Klarkun, një biznesmen që kishte mbi 30 milionë dollarë pasuri, kryesisht falë trashëgimisë nga kompania e prodhimit të makinave qepëse ?Singer?.
Klark dhe bashkëpunëtorët e tij, i kërkuan Batlerit të inkurajonte përkrahjen brenda Legjionit Amerikan, dhe ndoshta të ndikonte në rikthimin e standardit të arit. ?Unë jam gati të shpenzoj gjysmën e 30 milionëve, për të kursyer gjysmën tjetër?- rrëfeu Klark.
Siç dyshonte Butler, kjo punë dukej se ishte gjithnjë e më pak në interes të veteranëve, dhe më shumë për atë të oligarkëve. Klark financoi udhëtimin 7-mujor të Meguajër nëpër botë, ku ai do të vëzhgonte zhvillimet dramatike politike në Evropë.
Ai pa ngjitjen në pushtet të nazistëve. Ndërkohë, vlerësoi fashistët italianë dhe marrëdhënien e tyre simbiotike me interesat e fuqishme të vendit. Por modeli i Mekguajër ishte liga nacionaliste e krahut të djathtë në Francë, Kryqi i Hekurt, që kishte arritur të tërhiqte mbi 150.000 mbështetës, shumë prej të cilëve ushtarakë veteranë.
Kur u kthye nga Evropa, Mekguajër i kërkoi Batlerit, të krijonte një forcë paraushtarake prej rreth 500.000 ushtarakësh veteranë, dhe t?i përdorte ata për të rrëzuar nga pushteti presidentin Ruzvelt. Mekguajër i tha Batlerit, se shumë shpejt shtypi do të niste të fliste për biznesmenët e lodhur nga reformat ekonomike të pamatura të presidentit.
Ata planifikuan të fabrikonin një histori për shëndetin e keq të Ruzveltit, dhe të prisnin që presidenti të zbatonte urdhërat e puçistëve për të dhënë dorëheqjen. Ruzveltit do t?i lejohej të mbante një post ceremonial, ndërsa Batler dhe aleatët e tij do ta çonin vendin në drejtimin e duhur.
Meguajër tha se kompania e prodhimit të armëve ?Remington?, do të furnizonte me armë ushtrinë e Batlerit.?Ne kemi nevojë për një qeveri fashiste, që të shpëtojmë kombin nga komunistët, të cilët duan të shkatërrojnë gjithçka që kemi ndërtuar në Amerikë. Të vetmit burra që kanë patriotizmin e duhur për ta bërë këtë janë ushtarët, dhe Smedli Batler është udhëheqësi ideal. Ai mund të organizojë brenda natës një ushtri me 1 milionë burra?- i tha ai një gazetari në Filadelfia.
Në dëshminë e dhënë më vonë para Kongresit, Batler tha se Mekguajër nuk donte gjakderdhje. Ai mendoi se një shfaqje e tillë e forcës në Uashington, mund të sillte një përmbysje të qetë të qeverisë amerikane. Të përfshirë në komplot ishin Al-Smith, ish-guvernatori i Nju Jorkut, dhe kandidati demokratik në presidencialet e vitit 1928, si dhe Preskot Bush, bankier, senatori i ardhshëm i Konektikatit, babai i Xhorxh H.W Bush, dhe gjyshi i George Ë.Bush. Çuditërisht nga këta njerëz të pasur dhe të shquar, askush nuk u thirr për të dëshmuar dhe as nuk u ndëshkua./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Emma Graham-HarrisonDublin- Më shumë se 3 vite më parë, ...
Nga Masimo AmanitiPsikanalist dhe Profesor në Universitetin ...
Nga Alberto Nardelli, Christo Grozev, Tanya Kozyreva & Roman...
Mëngjesi i të hënës së 21 gushtit 1911, nisi si zakonisht në...
Nga Giuseppe Scognamiglio “EastWest”* Mëngjesin e 29 tetorit...
Vepra e fuqishme e Ema Lazarus, u ndikua shumë nga historia ...
Nga Harry J. Kazianis ”Fox News”* Konflikti më vdekjeprurës ...
Natën e 31 gushtit 1997, ndodhi diçka e tmerrshme që trondit...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”* Gjatë fjalimit të tij vjetor p...
Në Turqi një burrë vret ish-gruan në publik. Mijëra njerëz d...
Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë nuk kishin mbë...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”* Italia është një vend i r...
Josif Stalini, mbetet padyshim një nga diktatorët më famëkeq...
Nga Yasmeen Serha, Helen Lewis & Tom Mctague* Kur kanë mbetu...
Vdekja e Majkëll Xheksonit në moshën 50 vjeçare nga një arre...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg”* Në korrik të këtij viti, ...
Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizo...
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Nga Leon E. Panetta “The Washington Post”* Muajin e kaluar, ...
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...