Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famëkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Nga Alberto Nardelli, Christo Grozev, Tanya Kozyreva & Roman Dobrokhotov ?BuzzFeed?
* Dy njerëz me lidhje të forta me figurat kryesore të politikës ruse, janë zërat e përgjuar gjatë negocimit të një marrëveshje për shitjen e një sasie nafte nga Rusia, për të financuar partinë italiane të ekstremit të djathtë Lega, të drejtuar nga Mateo Salvini.
Në muajin korrik, ?BuzzFeed News? bëri publike një përgjim audio të ndihmësit të vjetër të Salvinit, Xhanluka Savoini, duke diskutuar mbi një plan për të kanalizuar fshehurazi dhjetëra miliona dollarë para nga shitja e naftës ruse, për llogari të fushatës së ardhshme zgjedhore evropiane të Legës.
Ai përgjim, e tronditi politikën italiane, teksa prokurorët e Milanos, po e hetojnë marrëveshjen e propozuar. Por zërat e rusëve që dëgjoheshin duke biseduar me Savoinin, dhe 2 italianë të tjerë në hotelin Metropol në Moskë tetorin e vitit të kaluar, ishin ende misteriozë.
Tashmë një investigim i përbashkët nga ?BuzzFeed News? dhe uebsajti investigativ rus ?Insider?, kanë identifikuar 2 nga 3 rusët që flasin në atë përgjim:Andrej Karçenko dhe Ilia Jakunin. Ata kanë lidhje me demagogun kryesor të së djathtës nacionaliste Aleksandër Dugin si dhe me Vladimir Pligin, një politikan i rrethit të brendshëm të presidentit Vladimir Putin.
Dugin është ?babai? i një ideologjie, të cilën Putini e ka përqafuar vitet e fundit. Ajo flet për një Rusi të ringjallur, që i reziston Perëndimit liberal. Pligin luajti një rol të madh në njërën nga lëvizjet më armiqësore të politikës së jashtme të Putinit, duke punuar në hartimin e një ligji që çeritifikoi aneksimin e Krimesë në vitin 2014.
As Dugin dhe as Pligin, nuk morën pjesë në takimin e 18 tetorit 2018 në Hotelin Metropol,
por që të dy përmenden në bisedën e regjistruar. Një zë ende i paidentifikuar, deklaroi se ata kishin nevojë për ?dritën jeshile? të Pligin, përpara se të vazhdonin me negociatat.
Dhe një ditë para takimit, Dugin u fotografua duke u takuar me Savoinin, ndërsa Salvini raportohet se u takua me zv/kryeministrin rus Dimitri Kozak në zyrën e Pligin. Identifikimi i dy rusëve të pranishëm në atë bisedë, do të rivërë nën një presion të ri Salvinin, liderin më të fuqishëm të së djathtës ekstreme në Evropë.
Tashmë ai duhet të shpjegojë, nëse kishte ndonjë njohuri mbi marrëveshjen e propozuar. Të dhënat e reja, shtrojnë ndërkohë pyetje të mëtejshme, se kush ishte orkestruesi i marrëveshjes nga pala ruse, dhe çfarë lidhjesh ka ai me Kremlinin. I kontaktuar me telefon të hënën, Pligin u shpreh për ?Insider?:?Unë nuk kam asnjë marrëdhënie me këta njerëz?.
As Karçenko, Jakunin dhe Dugin nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta për ndonjë koment.
Salvini nuk mori pjesë në mbledhjen e Hotel Metropol, por në atë kohë ai gjendej në Moskë. Politikani italian, ka refuzuar në vazhdimësi t?u përgjigjet pyetjeve, nëse kishte dijeni për këtë taim apo mbi marrëveshjen e propozuar.
Një anëtar i vjetër i partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar, Pligin është gjithashtu një ish-anëtar i i parlamentit. Ligji që ai hartoi për aneksimin e Krimesë, e vendosi në listat e atyre që u prekën nga sanksionet e Bashkimit Evropian. Pligin ka qenë ndërkohë një student i Anatoli Sobçak, ish-kryetari i bashkisë së Shën Petersburgut, i njohur si mentor i Putinit në fillimet e karrierës së tij politike.
Lidhja e Pligin me Jakunin shkon përtej regjistrimit në Hotel Metropol. Në vitin 2002, Jakunin pati një post drejtues në Agjencinë e Investimeve të Drejtpërdrejta, një kompani e fokusuar tek industritë të mëdha, përfshirë atë të naftës dhe gazit. Ajo kontrollohet nga një kompani, ku Pligin figuron si një nga 6 themeluesit dhe një aksionerët e saj.
Ndërkohë lidhjet me Dugin vijnë nga Karçenko, që sipas mediave ruse është anëtar i grupimit politik të së djathtës ekstreme të Dugin, Lëvizja Ndërkombëtare Euroaziatike. Por emri i tij nuk gjendet në faqen e internetit të organizatës. I pyetur nga ?Insider? pse kishte kaq pak informacione në lidhje me të në internet, Karçenko tha se ai shpesh i boton shkrimet e tij me një pseudonim, të cilin refuzoi ta zbulonte.
Dugin ka lidhje të vjetra me qeverinë ruse. Ai është djali i një oficeri të KGB-së, dhe ka qenë më herët këshilltar i Sergei Narishkin, ish-kryetar i Dumës, parlamentit rus, dhe që është drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse.
Profili në Facebook i Dugin, është i mbushur me fotografi të ideologjisë së ekstremit të djathtë, me dhe parrulla nacionaliste, materiale që promovojnë punën e tij, dhe foto të politikanëve nacionalistë. Mes tyre ka foto të Salvini dhe Savoinit. Në nëntorin e vitit 2016, Dugin e intervistoi Salvinin në lidhje me zgjedhjen president të Donald Trumpit, dhe të ardhmen e Evropës.
?BE, duke qenë një strukturë e panatyrshme, ka filluar tashmë të shkatërrohet. Bashkimi Evropian është një celulë, e kundërta e demokracisë?- do të deklaronte Salvini. Lidhja e Dugin me Savoinin, ndihmësin e Salvinit është e vjetër. Vetë Savoini e ka pranuar për ?BuzzFeed News?, se e njeh Dugin prej më shumë se 2 dekadash.
Salvini nuk e ka mohuar takimin me dyshen Kozak-Pligin, duke thënë se ai thjesht nuk mund të kujtojë dot detajet. ?Unë nuk mbaj mend çfarë kam bërë një ditë më parë. Ndaj e kam të vështirë të mbaj mend çfarë bëra më 17 tetor?- u shpreh ai për mediat italiane.
Pas zbulimeve të ?BuzzFeed News?, prokurorët italianë thanë se po shqyrtojnë nëse Savoini dhe dy italianët e tjerë në atë takim, ishin angazhuar në ?një korrupsion ndërkombëtar?. Në muajin gusht, ?BuzzFeed News?, ?Bellingcat? dhe ?Insider?, zbuluan se në vitin 2018 Savoini kishte vizituar të paktën 14 herë Rusinë.
Këto zbulime kanë ardhur në një kohë kur kohë qeveria italiane u fut në krizë, dhe u rrëzua. Kjo ndodhi kur Salvini u tërhoq nga koalicioni, me synim provokimin e zgjedhjeve të parakohshme. Por kjo lëvizje duket se ka dështuar. Lëvizja Pesë Yjet, është tashmë në prag të formimit të një qeverie të re me Partinë Demokratike të qendrës së majtë, ndërsa Salvini do ta humbasë postet e tij si zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm./ Përshtatur nga CNA.al
Mëngjesi i të hënës së 21 gushtit 1911, nisi si zakonisht në...
Nga Giuseppe Scognamiglio “EastWest”* Mëngjesin e 29 tetorit...
Vepra e fuqishme e Ema Lazarus, u ndikua shumë nga historia ...
Nga Harry J. Kazianis ”Fox News”* Konflikti më vdekjeprurës ...
Natën e 31 gushtit 1997, ndodhi diçka e tmerrshme që trondit...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”* Gjatë fjalimit të tij vjetor p...
Në Turqi një burrë vret ish-gruan në publik. Mijëra njerëz d...
Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë nuk kishin mbë...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”* Italia është një vend i r...
Josif Stalini, mbetet padyshim një nga diktatorët më famëkeq...
Nga Yasmeen Serha, Helen Lewis & Tom Mctague* Kur kanë mbetu...
Vdekja e Majkëll Xheksonit në moshën 50 vjeçare nga një arre...
Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg”* Në korrik të këtij viti, ...
Në mesin e shumë filmave mbi mafian, spikat Kazino i regjizo...
Nga Karina Barbesino & Kristine Lee “National Interest”– Qëk...
Nga Leon E. Panetta “The Washington Post”* Muajin e kaluar, ...
Napoleon Bonaparti lindi më 15 gusht 1769 në ishullin france...
Me një shtrirje nga Kanadaja në Australi, por me qendër në K...
Nga Chris Patten “Project Syndicate”* Çfarë është një shtet ...
Groenlanda ndodhet pothuajse në Polin e Veriut dhe Donald Tr...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...