Ja si Tajvani mund të fusë në luftë Amerikën dhe Kinën
Nga Nicholas Kristof “The New York Times”Nëse Shtetet e Bash...
Nga Maxim Samorukov ?Carnegie Russia?
* Rusia është bërë shumë më e gatshme, të marrë përsipër rreziqe në politikën e saj përkundrejt Ballkanit. Moska kundërshtoi me ngulm vendimin e Malit të Zi për t?u anëtarësuar në NATO-n, dhe tentoi të sabotojë marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për ndryshimin e emrit të kësaj të fundit.
Por nga ana tjetër, ka pak shenja se Rusia është e gatshme të zgjerojë përfshirjen e saj në rajon. Prioritetet e saj të politikës së jashtme, u zhvendosën larg Ballkanit Perëndimor që shumë kohë
më parë. Sot aktivitetet e Rusisë në Ballkan, janë oportuniste dhe që kanë kërkuar një buxhet të ulët.
Moska e shfrytëzon herë pas here rajonin për lojëra diplomatike dhe synime propagandistike,
por nuk ka as burimet financiare dhe as vullnetin e duhur, për të sjellë një ndryshim të madh në Ballkan. Objektivi kryesor i saj në Ballkanin Perëndimor mbetet i njëjti:të frenohet zgjerimi i NATO-s dhe BE-së.
Kremlini e ka konsideruar historikisht NATO-n një kërcënim të madh gjeopolitik, dhe e ka kundërshtuar zgjerimin e aleancës që nga mesi i viteve 1990. Kjo nuk do të thotë, se Rusia e
sheh pranimin e shteteve të Ballkanit në NATO, si një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak.
Kremlini e kupton shumë mirë se ushtritë e tyre të vogla dhe të keq-pajisura janë larg
kufijve rusë, dhe mund të kontribuojnë shumë pak në aftësitë e përgjithshme të aleancës.
Përkundrazi, Rusia druhet se rifillimi i zgjerimit të NATO-s pas një dekade, do të krijojë një impuls ekspansionist, që më vonë mund të shtrihet në Ukrainë ose Gjeorgji:vende që Rusia i konsideron jetike për sigurinë e saj.
Sa i përket BE-së, Kremlini vazhdon të pretendojë se nuk ka asnjë problem me zgjerimin e unionit në Ballkan, për sa kohë që kjo nuk shoqërohet me zgjerimin e NATO-s. Megjithatë, veprimet e Rusisë, e tradhëtojnë këtë qëndrim zyrtar. Degët ballkanike të makinerisë propagandistike ruse, e portretizojnë BE-në si të dobët, joefikase, dhe të paaftë për të sjellë zhvillim në rajon.
Kremlini nuk e fsheh mbështetjen ndaj partive euroskeptike, dhe është gjithnjë e më i etur të nxisë ndarjet e brendshme brenda BE. Për t?u bërë pjesë e unionit, shtetet e Ballkanit do të duhej të përafrojnë politikat e saj me Brukselin në lidhje em Rusinë, dmth të anulojnë marrëveshjet dypalëshe të tregtisë së lirë, të rivendosin vizat për shtetasit rusë, si dhe të vendosin sanksione.
Edhe pse hapa të tillë, nuk do t?i shkaktonin ndonjë dëm të madh ekonominë ruse, Moska do të donte ta shmangte një poshtërim të tillë.
Prandaj, ajo po përpiqet të pengojë zgjerimin e BE-së dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor, për aq kohë sa të jetë e mundur. Sipas logjikës së Kremlinit, sa më shumë vëmendje dhe burime që Perëndimi do t?i kushtojë lagjes së vet në Ballkan, aq më pak oreks do të ketë për të integruar fqinjët e saj lindorë si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.
Por ndërkohë Moskës i mungojnë burimet dhe vendosmëria për një rivalitet të plotë me Perëndimin në Ballkan. S?ka asnjë asnjë iluzion, se ajo mund t?u ofrojë shteteve të Ballkanit një alternativë për t?i larguar nga BE dhe NATO, drejt strukturave ekonomike dhe të sigurisë të drejtuara nga Rusia.
Për këtë arsye, Kremlini i sheh konfliktet në Ballkan si garancia më e mirë për interesat e tij në rajon. Kur Rusia krijon tensione dhe mosmarrëveshje të shumta midis kombeve të Ballkanit, ajo e largon vëmendjen e Perëndimit nga hapësira post-sovjetike, dhe siguron rolin e vet të vazhdueshëm në sigurinë rajonale.
Nga ana tjetër, konfliktet e pazgjidhura e mbajnë Ballkanin Perëndimor në një kaos gjeopolitik, ku ndërhyrja e Rusisë forcohet me lehtësi, dhe ku politikanët lokalë kërkojnë mbështetjen e Kremlinit për të pasur avantazh në grindjet e brendshme. Këto konflikte, e institucionalizojnë rolin e Rusisë në arkitekturën e sigurisë së Ballkanit.
Për sa kohë që mosmarrëveshjet midis bashkësive etnike në Bosnje Hercegovinë mbeten të pazgjidhura, Rusia vazhdon të ruajë vendin e saj në Këshillin e Zbatimit të Paqes në këtë vend. Ngjashëm, për sa kohë që Serbia është e përqendruar në minimin e shtetësisë së Kosovës, udhëheqja serbe do të përpiqet të përdorë mbështetjen e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, për të parandaluar njohjen e plotë ndërkombëtare të krahinës së saj të shkëputur 11 vjet më parë.
Rusia s?ka asgjë për të fituar dhe gjithçka për të humbur, nga zgjidhja e çdo konflikti në Ballkan. Prandaj, nuk është aspak befasuese pse Kremlini nuk është shumë i pritur të ndihmojë Perëndimin në stabilizimin e rajonit, dhe në vend të kësaj preferon një aleancë me nacionalistët radikalë të Ballkanit.
Por burimet e kufizuara financiare, dhe çështjet më të ngutshme të politikës së jashtme, imponojnë kufizime të mëdha në gatishmërinë e Rusisë për të nxitur konfliktet në Ballkan. Kremlini nuk ka gjasa të bëjë një përpjekje të qëllimshme për ta destabilizuar këtë rajon.
Rusia nuk i konsideron marrëdhëniet e saj me Ballkanin aq të rëndësishme, sa të sfidojë Perëndimin për hir të tyre.
Në këto kushte, ajo do të vazhdojë të ndjekë një objektiv më pak të kushtueshëm dhe të rrezikshëm:ruajtjen e status kuosë në Ballkan. Megjithëse Rusia nuk ka gjasa të ndërmarrë një fushatë destabilizimi në Ballkanin Perëndimor, Kremlini mund të përdorë teknika destabilizuese, në përpjekjet e tij për të shmangur ndryshimet pozitive në raport me situatën aktuale.
Ngjarjet e fundit në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, treguan qartë se Rusia i shton aktivitetet e saj propagandistike dhe të inteligjencës në shtetet e Ballkanit, kur këto të fundit janë në prag të vendimeve të mëdha gjeopolitike. Por në të njëjtën kohë, këto ngjarje nxorrën në pah kufizimet e angazhimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
Në dallim nga hapësira post-sovjetike, Kremlini heziton të ushtrojë një presion të madh mbi shtetet e Ballkanit. Duke e konsideruar rajonin pjesë të sferës perëndimore të ndikimit, Rusia nuk ka zhvilluar anjëherë luftëra tregtare apo vendosur embargo kundër tyre, e lëre më pastaj të planifikojë ndonjë ndërhyrje ushtarake.
Është e sigurtë se Perëndimi dhe elitat lokale, se do ta përdorin çdo hap të guximshëm të ndërmarrë nga Rusia, si një argument për përshpejtimin e integrimit të shteteve të Ballkanit në BE dhe NATO. Për pasojë, inercia është skenari më i mundshëm për sa i përket marrëdhënieve të Rusisë me Ballkanin Perëndimor.
Kremlini do të vazhdojë ta kritikojë Perëndimin për arrogancën, unilateralizmin dhe mosrespektimin e interesave ruse në rajon. Ai do forcojë kundërshtimin e tij ndaj përpjekjeve të Perëndimit për ndërmjetësim, nëse ato arrijnë të zgjidhin konfliktet brenda Bosnjës, dhe atë Serbi-Kosovë. Por pasi të arrihet një kompromis, Rusia do të rivendosë me përpikëri gjendjen e re të status kuosë, dhe do të përqëndrohet në çështje më të ngutshme sesa ato në Ballkan./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Nicholas Kristof “The New York Times”Nëse Shtetet e Bash...
Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti:një tradhtar apo një...
Nga Gwynne Dyer “Internazionale”* A po përjetojmë kulmin e f...
Nga Roland QafokuPër shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kus...
Alkatraz, ka qenë njëri nga burgjet më të frikshëm të Shtete...
Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, bëri shumë shpejt armi...
Nga Emma Graham-HarrisonDublin- Më shumë se 3 vite më parë, ...
Nga Masimo AmanitiPsikanalist dhe Profesor në Universitetin ...
Nga Alberto Nardelli, Christo Grozev, Tanya Kozyreva & Roman...
Mëngjesi i të hënës së 21 gushtit 1911, nisi si zakonisht në...
Nga Giuseppe Scognamiglio “EastWest”* Mëngjesin e 29 tetorit...
Vepra e fuqishme e Ema Lazarus, u ndikua shumë nga historia ...
Nga Harry J. Kazianis ”Fox News”* Konflikti më vdekjeprurës ...
Natën e 31 gushtit 1997, ndodhi diçka e tmerrshme që trondit...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”* Gjatë fjalimit të tij vjetor p...
Në Turqi një burrë vret ish-gruan në publik. Mijëra njerëz d...
Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë nuk kishin mbë...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”* Italia është një vend i r...
Josif Stalini, mbetet padyshim një nga diktatorët më famëkeq...
Nga Yasmeen Serha, Helen Lewis & Tom Mctague* Kur kanë mbetu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...