Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Will Hutton ?The Guardian?
Nëse demokracitë na kanë mësuar diçka, ajo është se një burrë apo grua në kontrollin e një vendi për dekada të tëra, është një formulë që nuk funksionon kurrë. Pasi vijnë në pushtet duke luftuar kundër regjimit të mëparshëm, pas disa viteve në burg apo në mërgim, udhëheqësit karizmatikë mund ta ruajnë pushtetin e tyre, teksa karizma po u zbehet, vetëm duke e shtrënguar në mënyrë progresive aparatin e kontrollit shtetëror.
Sfiduesit, që zakonisht mishërojnë një kombinim idesh të reja, forca të reja sociale dhe dëshirash për t?i dhënë fund abuzimit me pushtetin, mbahen nën kontroll përmes mënyrave gjithnjë e më të paligjshme. Edhe nëse shteti pretendon të jetë një demokraci, zgjedhjet manipulohen, media shtypet, dhe politikanët e opozitës dhunohen apo edhe vriten.
Ekonomia vuan në mënyrë të pashmangshme:ka mungesë investimesh, rritje të mungesës së mallrave, racionim të imponuar nga qeverisë dhe një inflacion të shfrenuar. Ndërsa despoti plaket, ka një luftë për pasardhësin, por pa rregulla loje. Ndaj ka një betejë të egër dhe shkatërruese midis fraksioneve.
Autoritarizmi, nga Robert Mugabe i Zimbabves që vdiq javën e kaluar, tek Ferdinand Markos i Filipineve, gjithmonë shkon keq. Lista e dështimeve është e gjatë, përfshirë Mao Ce Dunin e Kinës, Fidel Kastron e Kubës, dhe Hugo Çavezin e Venezuelës. Paralajmërimet e famshme të Xhorxh Oruellit tek ?Ferma e kafshëve?, konfirmohen vazhdimisht.
Pyetja intriguese është:Pse kaq shumë njerëz brenda dhe jashtë një vendi, e mpijnë aftësinë e tyre të të menduarit, dhe pajtohen me narrativën e despotit? Sfidimi i pushtetit autoritar nga brenda, kërkon një guxim ekstrem:autoritari ka kontrollin e policisë, gjykatave dhe ushtrisë, dhe është shumë i gatshëm t?i përdorë ato.
Por për ata që janë jashtë, ka shumë pak justifikime. Ata janë shpesh shumë të verbëruar nga historitë e çlirimit kolonial, lirisë, socializmit ose si në rastin e Kinës, efektivitetit të madh ekonomik. Mugabe, që drejtoi për gati 40 vjet Zimbabven, është një shembull që ofron disa leksione.
Dikur një luftëtar i lirisë, i burgosur për bindjet e tij, kishte një mbështetje të gjerë në mesin e të majtës perëndimore. Ai u zgjodh kryeministër në vitin 1980 si shpëtimtar i Zimbabves. I zgjuar dhe i artikuluar, ai predikoi fuqinë e zezë pan-afrikane, por edhe pajtimin. Sidoqoftë, institucionet në demokracinë e re, të huazuara nga Uestminsteri britanik, u abuzuan me lehtësi prej tij.
Doktrina sipas së cilës shumicat e thjeshta, prodhojnë një pushtet sovran total, madje edhe mbi ligjin dhe gjykatat, u përzgjodh nga Mugabe për të justifikuar shndërrimin e tij nga kryeministër në një president, që kontrollonte të gjitha institucionet e shtetit. Pastaj, kur u frikësua se çdo pasardhës do ta internonte ose burgoste për sjelljet e tij, i manipuloi zgjedhjet e njëpasnjëshme.
Ekonomia u rrënua, dhe në fund ai u tërhoq nga politika kur ishte shumë i dobët dhe i plakur për të ruajtur pushtetin e tij. Sigurisht, pati një histori të shkëlqyer. Vendi kishte nevojë për një njeri të dorës së fortë, që të përballej me trashëgiminë e dëmshme të kolonizimit.
Komuniteti i bardhë, që ende zotëron sasi të mëdha tokash, do ta kundërshtonte rendin e të rinjve. Zjarri duhej luftuar me zjarr:banorët e Zimbabves, nuk duhet të dëgjonin ankesat mbi abuzimin me demokracinë dhe ndërhyrjen në sundimin e ligjit. Ajo ishte një luftë e egër për pushtet, në të cilën normat demokratike renditeshin në plan të dytë, për të kompensuar padrejtësinë e madhe historike.
Kritikët e tij zezakë, po çonin ujë në ?mullirin? e të bardhëve. Megjithatë, sot nuk është shkatërruar vetëm sundimi i ligjit, por edhe ekonomia. ?Merita? e tij e vetme, është se e ndihmoi Nelson Mandelën të bindej që një Afrikë e Jugut e suksesshme, do të bazohej në respektimin e institucioneve të saj demokratike, pra në një presidencë me mandat të caktuar, zgjedhje të rregullta, të kontrolluara në mënyrë të pavarur, gjykata të pavarura, respekt për ligjin dhe një shtyp të pavarur.
Mësimet nga fqinji e saj, u përvetësuan në mënyrën e duhur. Ish-presidenti i ngjashëm me Mugaben, Jakob Zuma, i dënuar nga Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut për mosrespektimin e kushtetutës, po përballet tani me akuzat për korrupsion dhe nuk ka asnjë pushtet. Qeverisja e mirë demokratike, është parakushti për zhvillimin, rendin, drejtësinë dhe lirinë.
Megjithatë, krijimi i institucioneve të përshtatshme për demokracinë, është gjithnjë një punë në zhvillim e sipër. Asnjë vend, nuk zotëron një sistem demokratik utopik. Tundimet që vijnë nga pushteti politik, duhen të kontrollohen vazhdimisht nga institucionet e shumta dhe të ngulitura të pushtetit alternativ – një gjyqësor dhe shtyp i pavarur, një dhomë e dytë e parlamentit, një gjykatë kushtetuese, dhe mbi të gjitha, një kulturë ligjore në të cilën kuptohet se respektimi për të drejtat e njeriut, është ?zamka? që lidh të gjithë aparatin demokratik.
Teksa po afrohet dekada e tretë e këtij shekulli, është e qartë se asnjë vend, madje as SHBA-ja dhe Britania e Madhe, nuk mund të mbështeten më në prodhimin e kësaj ?zamke kulturore? nga brenda tyre. Sa më i madh numri i normave ndërkombëtare, aq më e madhe është forca e tyre, dhe aq më shumë mbështetje kanë ata që luftojnë për drejtësi dhe llogaridhënie, kur institucionet e tyre demokratike gjenden nën presion.
Kjo sigurisht që është e vërtetë për vendet si Zimbabve, por edhe për Rusinë apo Kinën e sotme. Protestuesit e guximshëm në Hong Kong janë forcuar – dhe autoritetet kineze që duan t?i shtypin ato dobësojnë – nga ekzistenca e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Ekziston një standard ndërkombëtar, që edhe pse arrihet rrallë, e bën pak më të vështirë shkatërrimin e demokracisë.
Sigurisht, ligji për të drejtat e njeriut ndonjëherë ka të metat e veta, dhe të gjitha institucionet njerëzore janë të papërsosura. Por të imagjinosh që demokracia e çdo vendi është mjaftueshëm e fortë, sa që politika kombëtare mund të jetë vendi i vetëm ku duhen mbrojtur dhe legjitimuar të drejtat e njeriut, kjo është një çmenduri.
Mbretëria e Bashkuar, me vetëm një këshill të fshehtë kukull, dhe asnjë Gjykatë Kushtetuese (ndryshe nga Afrika e Jugut), për të gjykuar mbi abuzimin me pushtetin, nuk është aspak një model i procesit demokratik.
Karriera e Mugabes, dhe dëmi që ai i shkaktoi Zimbabves, është cilësuar shpesh si rrjedhojë e një udheheqësi të veçantë, që sundoi në një koloni të veçantë ish britanike. Përkundrazi, karriera e tij është një mësim për të gjithë ne.
Përshtatur nga CNA.al
Nga Maxim Samorukov “Carnegie Russia”* Rusia është bërë shum...
Nga Nicholas Kristof “The New York Times”Nëse Shtetet e Bash...
Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti:një tradhtar apo një...
Nga Gwynne Dyer “Internazionale”* A po përjetojmë kulmin e f...
Nga Roland QafokuPër shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kus...
Alkatraz, ka qenë njëri nga burgjet më të frikshëm të Shtete...
Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, bëri shumë shpejt armi...
Nga Emma Graham-HarrisonDublin- Më shumë se 3 vite më parë, ...
Nga Masimo AmanitiPsikanalist dhe Profesor në Universitetin ...
Nga Alberto Nardelli, Christo Grozev, Tanya Kozyreva & Roman...
Mëngjesi i të hënës së 21 gushtit 1911, nisi si zakonisht në...
Nga Giuseppe Scognamiglio “EastWest”* Mëngjesin e 29 tetorit...
Vepra e fuqishme e Ema Lazarus, u ndikua shumë nga historia ...
Nga Harry J. Kazianis ”Fox News”* Konflikti më vdekjeprurës ...
Natën e 31 gushtit 1997, ndodhi diçka e tmerrshme që trondit...
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”* Gjatë fjalimit të tij vjetor p...
Në Turqi një burrë vret ish-gruan në publik. Mijëra njerëz d...
Gjatë Luftës së Vietnamit, ushtarët amerikanë nuk kishin mbë...
Nga Rachel Donadio “The Atlantic”* Italia është një vend i r...
Josif Stalini, mbetet padyshim një nga diktatorët më famëkeq...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...