Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit në sulmet e 11 shtatorit 2001, ishte 3.051. Dhjetëra bebe u lindën më pas, baballarët e të cilëve vdiqën po atë ditë. Nëntë muaj pas sulmeve të 11 Shtatorit, numri i lindjeve në Nju Jork u rrit me 20 përqind, krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2000.
Sipas studiuesve, konsumi i alkoolit në Manhatan në javën që pasoi sulmet, u rrit me 25 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, konsumi i duhanit u rrit me 10 për qind, ai i marijuanës me 3.2 për qind. Ndërsa pjesëmarrja në shërbesat fetare në kisha dhe sinagoga, u rrit me 20 përqind.
Vlera totale e veprave të artit të humbura nga shembja e Kullave Binjake, ishte mbi 100 milionë dollarë. Mes tyre, spikasnin veprat e Pablo Pikasos, Aleksandër Kalder, Joan Miro, Roi Lihtenshtein dhe Dejvid Hoknej.
Një nga heronjtë e asaj dite të tmerrshme, ishte një qen udhëzues, Rosela, një labrador me ngjyrë të verdhë, që e orientoi të zotin e saj të verbër, Majkëll Hingson, të zbriste shkallët e 78 kateve të Kullës së Veriut, dhe të shkonte në shtëpinë e një miku të tij.
Tre orë përpara sulmeve, një makineri e quajtur ?Gjeneratori i Ngjarjeve Rastësore? në Universitetin e Prinstonit, parashikoi ndodhjen e një ngjarje kataklizmike. Vetëm 291 trupa të pajetë u gjetën të paprekur në rrënojat e 2 kullave. Prindërit e Liza Frost, 22 vjeçe, pasagjere në avionin e linjës ?United Flight 175?, që u përplas mbi Kullën Jugore, pritën thuajse një vit para se gjithçka që i përkiste vajzës së tyre, të gjendej nga punëtorët që kontrollonin nëpër rrënoja.
Në total, punëtorët kontrolluan më shumë se 1 milion ton mbeturina, për mbetje trupash dhe sende të tyre personale. Ata gjetën gjithsej 65.000 sende, përfshirë 437 ora dore dhe 144 unaza martese. Zjarrfikësve iu deshën 100 ditë, për të shuar të gjitha zjarret e shkaktuara nga sulmet terroriste në Nju Jork.
Kutitë e zeza të avionit që u rrëzua mbi Pentagon, u gjetën më 12 shtator. Donald Ramsfeld, tha më vonë se të dhënat nga regjistruesi i zërit të kabinës së pilotëve, ishin të papërdorshme. Kjo ishte hera e parë në 40 vjet, që një aparaturë e tillë nuk kishte asnjë të dhënë.
Kur drejtuesi i sulmeve, Muhamed Ata, bëri check-in në aeroportin Logan në Boston, emri i tij shkaktoi një alarm në sistemin e sigurisë, ndaj çantat që ai kishte me vete nuk u futën në avion.
Në momentin kur u shembën kullat e Qendrës Botërore e Tregtisë, u shkatërrua një dhomë lutjesh për myslimanët që ndodhej aty pranë, bashkë me nje dyqan që shiste kopje të Kur?anit.
Numri zyrtar i viktimave nga sulmet e 11 Shtatorit ishte 2.977. Sidoqoftë, shumë të mbijetuar, përballen ende sot me probleme shëndetësore. Prej vitit të kaluar, rreth 88.000 njerëz janë anëtarë të Programit të posaçëm Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Në një stërvitje të quajtur ?Vigjilent Guardian?, NORAD (Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës ??Ajrore të Amerikës së Veriut), simuloi të paktën 4 rrëmbime aeroplanësh një javë para 11 Shtatorit. Dhe kishte planifikuar një simulim tjetër mëngjesin kur ndodhën realisht sulmet.
Biznesmeni Leri Silvershtein, mori me qira për 99-vjet një ambjent në Qendrën Botërore të Tregtisë për shumën 3.2 miliardë dollarë, vetëm 6 muaj para se ajo të shkatërrohej. Seksioni i Pentagonit që u godit nga avioni me pasagjerë, sapo ishte nënshtruar një rikonstruksioni me vlerë 258 milionë dollarë. Muret ishin forcuar, dritaret po ashtu. Shumë dritare pranë pikës së përplasjes, mbetën të paprekura.
Xhon O?Neil, një agjent special i FBI-së, që kishte hetuar Al-Kaedën dhe sulmin e parë terrorist ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1993, u largua nga agjencia për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat e saj. Ai nisi punë si shef i sigurisë në Qendrën Botërore të Tregtisë, ku dhe gjeti vdekjen më 11 Shtator 2001./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”* “Talibanët, nuk jan...
I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Fe...
Nga Jacopo Barigazzi “Politico.eu”* Betejat më të mëdha të E...
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në P...
Vetëvrasja është një plagë sociale, që mund të prekë çdo nje...
Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist...
Do ta injorojë Boris Johnson ligjin kundër një Brexiti pa ma...
Më 7 shtator 1978, Georgi Markov, një disident dhe shkrimtar...
Nga Will Hutton “The Guardian”Nëse demokracitë na kanë mësua...
Nga Maxim Samorukov “Carnegie Russia”* Rusia është bërë shum...
Nga Nicholas Kristof “The New York Times”Nëse Shtetet e Bash...
Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti:një tradhtar apo një...
Nga Gwynne Dyer “Internazionale”* A po përjetojmë kulmin e f...
Nga Roland QafokuPër shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kus...
Alkatraz, ka qenë njëri nga burgjet më të frikshëm të Shtete...
Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, bëri shumë shpejt armi...
Nga Emma Graham-HarrisonDublin- Më shumë se 3 vite më parë, ...
Nga Masimo AmanitiPsikanalist dhe Profesor në Universitetin ...
Nga Alberto Nardelli, Christo Grozev, Tanya Kozyreva & Roman...
Mëngjesi i të hënës së 21 gushtit 1911, nisi si zakonisht në...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...