web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA nuk mund të negociojë paqen me terroristët talibanë

11 Shtator 2019, 10:01, Blog CNA

Nga Andrew C.Mccarthy ?National Riview?

* ?Talibanët, nuk janë në vetvete armiku ynë?. Kështu u shpreh dikur Xho Bajden, zëvendëspresident në administratën Obama. Ishte viti 2011, dhe administrata e kohës ishte e dëshpëruar të negocionte tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, ku atëhere kishim kishim rreth 30 mijë trupa (më shumë se 3 herë se sa sot).

Por ajo qasje nuk ishte asgjë e re. Presidenti afgan Hamid Karzai, i mbështetur nga administrata  Bush pas rrëzimit të talebanëve nga pushteti, kishte kërkuar prej vitesh negociata, vetëm për t?u refuzuar nga talibanët. Sigurisht, talibanët nuk morën parasysh deklaratën e Bajdenit.

Nëse do të kishin reaguar pozivisht, me siguri që do të hidhnin poshtë atë që kishin thënë haptas për 20 vjet me radhë:që amerikanët janë absolutisht armiqtë e tyre të përjetshëm. Presidenti Trump, ishte duke u përgatitur të priste drejtuesit e talibanëve në Camp David fundjavën të kaluar, për ato që ai dhe administrata e tij i përshkruajnë si ?bisedime paqeje?.

Por terroristët talibanë, nuk dëshirojnë të zhvillojnë ?bisedime paqeje? me ne. Siç është parë nga negociatat poshtëruese që emisari i administratës Trump ka zhvilluar deri tani në Katar, talibanët duan në rastin më të mirë, të bisedojnë për kushtet e dorëzimit të SHBA-së, domethënë mbi atë se sa të gatshëm mund të jenë ata që të lejojnë presidentin amerikan të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani, në një mënyrë që të duket si një lloj armëpushimi, dhe jo si një dëbim nga vendi i tyre.

Ardhja e udhëheqësve talibanë në SHBA në Camp David për një audiencë me presidentin, do të ishte një gabim aq i madh, sa edhe lirimi dikur nga presidenti Obama i 5 komandantëve talibanë nga Gjiri i Guantanamos (në këmbim të dezertorit Boui Bergdal). Trump e anuloi ftesën, për shkak të një sulmi javën e kaluar, gjatë të cilit talibanët vranë një ushtar amerikan, dhe një anëtar të forcave tona aleate (një ushtar rumun), dhe 10 persona të tjerë, ndërsa plagosën disa të tjerë.

Mos harroni se sot mbushen 18 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, në të cilat u vranë afro 3.000 amerikanë. Talibanët i dhanë një strehë të sigurt Al-Kaidës, në një mënyrë plotësisht të vetëdijshme, duke e ndihmuar në sulmet e saj kundër Shteteve të Bashkuara.

Po me ndihmën e talibanëve, rrjeti terrorist i Osama bin Ladenit, sulmoi me bomba ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzania në vitin 1998, duke vrarë më shumë se 200 njerëz, dhe destrojerin amerikan ?U.S.S Cole? në vitin 2000, duke vrarë 17 marinarë amerikanë. Presidenti Trump, premtoi në fushatë se do t?i jepte fund ?luftërave të pafundme?.

Mjerisht, në botën e vërtetë të zgjedhjeve të vështira, larg retorikës së tubimeve, lufta nuk ka një datë mbarimi. Refreni i ?luftës së pafundme? tradhton pretendimet e presidentit për një realizëm të ri në lidhje me ?terrorizmin radikal islamik?. Lufta nuk është me Afganistanin. Lufta është kundër forcave xhihadiste të Sheriatit.

Ne duhet t?i luftojmë ato kudo që janë duke punuar, për të organizuar sulme të reja kundër Shteteve të Bashkuara, aleatëve tanë dhe interesave tona. Në një të ardhme të parashikueshme, kjo do të jetë një detyrë madhore e presidentëve amerikanë. Por mbetet gjithsesi një angazhim modest, në krahasim me luftërat e kaluara që ka zhvilluar SHBA-ja.

Për shembull, në Afganistan ka pasur afro 2.400 ushtarë amerikanë të vrarë në operacione që nga viti 2001. Natyrisht, çdo jetë njerëzore është e çmuar. Por në një periudhë kohore 18-vjeçare, kjo humbje është e pakrahasueshme me më shumë se 58.000 ushtarët amerikanë të vrarë në gati 20 vitet e Luftës së Vietnamit, për të mos harruar më shumë se 400.000 të vrarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nuk është faji i presidentit Trump, që administrata Bush e përzjeu misionin e sigurisë kombëtare për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara nga sulmet terroriste, me një eksperiment utopik që synonte shndërrimin e shoqërive fondamentaliste të sunduara nga Sheriati, në demokraci perëndimore.

Nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë, që siguria jonë varet nga mënyra se si qeverisen territoret islamike, apo nëse qytetarët e tyre janë të lirë. Ne mund të përpiqemi të jemi një shembull i mirë i virtyteve të lirisë, dhe mund të urojmë që kjo të ndodhë edhe në Lindjen e Mesme myslimane.

Por nëse fraksionet rivale të Islamit pajtohen apo jo pas 14 shekujsh gjakderdhje të brendshme, ky nuk është problemi ynë, dhe aq më pak problemi ynë ushtarak. Trump ka të drejtë që nuk thotë se nuk na takon ne të jemi forca e tyre policore, apo t?u tregojmë mënyrën se si të jetojnë.

Interesi ynë i vetëm jetik, është të mposhtim dhe neutralizojmë agresorët tanë. Për 20 vjet, Departamenti i Shtetit, nën administrimin e të dyja partive të mëdha, nuk ka pranuar t?i vendosë talibanët në listën e organizatave të huaja terroriste. Ndërkohë, të gjithë e dinë që talibanët janë terroristë. Atëherë, pse Uashingtoni pretendon të kundërtën? Sepse qeveria jonë kërkon të negociojë me ta.

Talibanët vazhdojnë të vrasin amerikanët, dhe Uashingtoni vazhdon t?i imagjinojë ata si një rrugëdalje nga rrëmuja në të cilën u futëm dikur. Në vitin 2001 ne nuk kërkuam luftë; ne u sulmuam. Sot shqetësimi ynë i vetëm mbi Afganistanin, është të mos lejojmë që të bëhet edhe një herë një bazë për sulme xhihadiste kundër Shteteve të Bashkuara.

Dhe kjo kërkon të qenit atje – jo si një pushtuesë apo shpëtimtarë – por si një forcë goditëse. Meqë nuk ka asnjë forcë tjetër të aftë dhe të motivuar për ta mbrojtur si duhet Amerikën, ne kemi nevojë për aftësitë e trupave tona, forcave speciale dhe të shërbimeve inteligjente. Dhe kjo kërkon dyshim vrasjen dhe kapjen e terroristëve talibanë, dhe në asnjë rast thirrjen e tyre për bisedime në Camp David./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga