Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Kemal Dervi? ?Project Syndicate?
* Kur udhëheqësit botërorë të mblidhen në Nju Jork më vonë gjatë këtij muaji, në kuadër të mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përveç ndryshimit të klimës, dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, do të kenë shumë gjëra të tjetra për të diskutuar.
Sidomos rivaliteti në përshkallëzim midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, paraqet një rrezik në rritje për botën. Prandaj, shmangia e një Lufte të re të Ftohtë, duhet të jetë një prioritet kryesor për OKB-në sot. Në mesin e gjithë debatit mbi prishjen e multilateralizmit, dhe shfaqjen e një bote G2 të dominuar nga Amerika dhe Kina, është e lehtë të harrohet se një sistem i ngjashëm – ku dominonte SHBA dhe Bashkimi Sovjetik – ekzistoi për dekada me radhë pas Luftës së Dytë Botërore.
Vetëm në fund të viteve 1970-1980, u bë e qartë se sistemi sovjetik nuk mund të konkurronte dot kapitalizmin e tregut. Pas shembjes së Murit të Berlinit në vitin 1989, dhe rënies së mëvonshme të Bashkimit sovjetik, bota G2 i hapi rrugën rendit G1+n, ku të gjitha vendet e tjera (n), nuk ishin në gjendje të rivalizonin Amerikën si superfuqia e vetme globale.
Çerekshekulli që pasoi, qe një periudhë e multilateralizmit liberal, të bazuar në rregulla. Kapitalizmi demokratik i bazuar në tregun e lirë, kishte triumfuar në atë që Frensis Fukujama e quajti ?fundi i historisë?. Shtetet e Bashkuara e përkrahën gjerësisht këtë rend – Lufta në Irak 2003 ishte qartazi një përjashtim – dhe si shumica e vendeve, ajo përfitoi jashtëzakonisht shumë nga globalizimi.
Por ngritja spektakolare e Kinës gjatë kësaj periudhe, i dha fund rendit G1+n. Megjithëse SHBA-ja është ende fuqia kryesore ekonomike, teknologjike dhe ushtarake botërore, ajo është gjithnjë e më shumë e detyruar ta ndajë këtë status me Kinën. Disa argumentojnë se ne jetojmë sot në një botë shumëpolare, në të cilën vendet me një fuqi të mesme, zotërojnë një forcë të mjaftueshme për të ndikuar në çështjet globale.
Sipas kësaj pikëpamje, bota ka shumë qendra pushteti në fusha të tilla si flukset financiare, tregtia, menaxhimi i të dhënave të mëdha dhe interneti. Kjo strukturë gjithëpërfshirëse krijon nga ana tjetër, shumë forma të ndryshme të bashkëpunimit dhe konkurrencës së mundshme midis qeverive.
Ky model, ofron një përshkrim të besueshëm të rolit të vendeve si India, Gjermania, Rusia, Brazili dhe Japonia në sistemin e sotëm global. Ai nënvizon ndërkohë faktin se si pushteti ashtu edhe mundësia për të krijuar koalicione efektive për veprim kolektiv, varen nga çështja në fjalë, apo dhe nga copëzimi ose përqendrimi i interesave.
Por kjo pikëpamje multipolare e botës, nënvizon ç?ekuilibrin e madh të pushtetit midis G2 dhe pjesës tjetër. Për shembull India, është e ngjashme me Kinën në aspektin e numrit të popullsisë. Por PBB-ja e saj është, sa 20 për qind e asaj të Kinës. Për më tepër, aftësitë ushtarake dhe teknologjike të Indisë, sado mbresëlënëse, nuk janë askund afër atyre të Kinës apo SHBA-së.
E njëjta gjë mund të thuhet për vendet e tjera të rëndësishme me një fuqi mesatare.
Pabarazi të tilla të kujtojnë rendin e viteve 1945-1989. Ngjashëm, megjithëse ndoshta jo aq rreptë sa SHBA-ja me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, Amerika dhe Kina janë të ndara në vija ideologjike, dhe kanë një marrëdhënie reciprokisht antagoniste.
E megjithatë, në rafshin ekonomik, dekadat e globalizmit i kanë bërë ato shumë më të ndërvarura ndaj njëra-tjetrës, duke sjellë formulën ?një botë, dy sisteme?, siç e ka thënë ish-Ministri i Jashtëm gjerman Joshka Fisher. Kjo ndërvarësi, është shndërruar në një aset strategjik, pasi që të dyja palët mund të synojnë përfitime gjeopolitike përmes militarizimit të rrjeteve globale, siç janë zinxhirët e furnizimit, sistemet financiare, dhe ato të infrastrukturës së telekomunikacionit.
Ndërkaq, dy zhvillime mund të ndryshojnë imazhin aktual. Së pari, Kina dhe SHBA-ja, mund të evoluojnë secila në një mënyrë që i afron më pranë së bashku në aspektin ideologjik.
Një administratë e re amerikane pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, mund të ketë një kurs më internacionalist. Ndërsa përparimi i jashtëzakonshëm ekonomik i Kinës, mund të sjellë një liberalizim gradual politik në vend, edhe pse nuk ka të ngjarë që një perspektivë e tillë të shfaqet që sot. Nëse lëvizje të tilla fitojnë popullaritet, ato mund të forcojnë njëra-tjetrën.
Së dyti, një Bashkim Evropian më i integruar, mund të bëhet superfuqia e tretë në një botë G3, dhe të luajë një rol kryesor balancues përballë SHBA-së dhe Kinës. Evropa zotëron burimet e nevojshme ekonomike, financiare, teknologjike dhe njerëzore, dhe për më tepër multilateralizmi është në ADN-në e BE-së.
Në mënyrë ideale, të dyja këto zhvillime mund të ndodhnin njëkohësisht. Nëse një Evropë më e integruar dhe një Amerikë me pak izolacioniste do të forconin lidhjet mes tyre, dhe të mbështesin multilateralizmin sërish si dikur, si mënyra më e mirë për të ruajtur paqen, dhe shpërndarë të mirat publike globale siç është mbrojtja e klimës, atëherë do të ishte më e vështirë dhe më e kushtueshme që Kina të qëndrojë mënjanë.
Gjithsesi, në një periudhë më afatgjatë, fuqia kineze ka të ngjarë të rivalizojë atë të SHBA-së. dhe të Evropës të marrë së bashku. Edhe pse parashikimet afatgjata mbi rritjen ekonomike duhet të trajtohen me kujdes, parashikimet e OECD për rritjen reale të PBB-së, sugjerojnë që deri në vitin 2040, ekonomia e Kinës do jetë po aq e madhe sa ajo e SHBA-së dhe BE-së të marra së bashku.
Natyrisht, PBB është vetëm një njësi matëse, por të dhënat në fushën e teknologjisë apo aftësimeve të ndryshme japin parashikime të ngjashme. Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, do të zhvillohet këtë vit mes paraleleve shqetësuese me Luftën e Ftohtë të dikurshme.
Përmes mosmarrëveshjes së tyre të përshkallëzuar mbi tregtinë, SHBA-ja dhe Kina po i shkaktojnë një kosto të madhe ekonomike vetes dhe vendeve të tjera.
Nëse bota do të ndahet edhe më tepër në ?dy sisteme?, do të jetë shumë më e vështirë që të arrihet një kompromis mbi rregulloret ndërkombëtare që kërkohen në shumë në fusha si taksimi, hapësira kibernetike dhe biogjenetika. Me agjencitë e saj të specializuara, OKB është më shumë sesa thjeshte një forum për qeveritë.
Prej saj buron gjithashtu edhe fuqia e butë, nga qëllimet ?planetare? të paqes dhe zhvillimit, më së fundmi mbrojtja e klimës. Pas Luftës së Dytë Botërore, OKB-ja u themelua si një kujdestare e një rendi shumëpalësh të bazuar në rregulla, që do të parandalonte një konflikt të dhunshëm midis shteteve anëtare. Ajo duhet të bëjë sot sërish të njëjtën gjë, dhe të ndihmojë në parandalimin e një lufte të re të ftohtë, disi të ndryshme, por po aq të rrezikshme sa edhe dikur.
Shënim:Kemal Dervi?, ish-ministër i Çështjeve Ekonomike në Turqi, dhe ish-administrator i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)./ Përshtatur nga CNA.al
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mohoi prerazi të enjt...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ish...
Nga Janusz Bugajski “Center for European Policy Analysis”* E...
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”* “Talibanët, nuk jan...
I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Fe...
Nga Jacopo Barigazzi “Politico.eu”* Betejat më të mëdha të E...
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në P...
Vetëvrasja është një plagë sociale, që mund të prekë çdo nje...
Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist...
Do ta injorojë Boris Johnson ligjin kundër një Brexiti pa ma...
Më 7 shtator 1978, Georgi Markov, një disident dhe shkrimtar...
Nga Will Hutton “The Guardian”Nëse demokracitë na kanë mësua...
Nga Maxim Samorukov “Carnegie Russia”* Rusia është bërë shum...
Nga Nicholas Kristof “The New York Times”Nëse Shtetet e Bash...
Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti:një tradhtar apo një...
Nga Gwynne Dyer “Internazionale”* A po përjetojmë kulmin e f...
Nga Roland QafokuPër shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kus...
Alkatraz, ka qenë njëri nga burgjet më të frikshëm të Shtete...
Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, bëri shumë shpejt armi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...