Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ishte gati të ekzekutohej në burgun Pentonvil në Londër. Pak para se të varej në litar, Kristi me duart e lidhura pas shpinës, u ankua se i hante hunda dhe nuk mund ta kruante dot. Xhelati që ndodhej aty pranë u përkul dhe i tha:?Nuk do të shqetësojë edhe për shumë kohë!?.
Ky ishte Albert Pierpoint, që midis viteve 1932-1956, ekzekutoi një numër rekord njerëzish, në përputhje me ligjin britanik. Numri i saktë i njerëzve të ekzekutuar me vdekje prej tij mbetet i panjohur, por vlerësimet e zakonshme flasin për 435 të dënuar, ndërsa vetë Pierpiont pretendonte autorësinë e 550 ekzekutimeve.
Sido që të jetë numri i saktë, Pierpoint mbetet një nga xhelatët më të ?frytshëm? të historisë moderne. Ai lindi më 30 mars 1905 në Jorkshajër, dhe gjatë gjithë jetës do të ishte gjithmonë një xhelat. Kur ishte vetëm 11 vjeç, Pierpoint shkruajti në një ese:?Kur të mbaroj shkollën, do të doja të isha xhelati zyrtar i vendit?. Por dëshira e pazakontë e Pierpoint, nuk ishte e rastësishme. Babai dhe xhaxhai i tij, ishin që të dy ekzekutues, dhe Alberti donte të vazhdonte traditën familjare.
I ati vdiq në vitin 1922, por Pierpoint trashëgoi shënimet e imtësishme, që ai kishte mbajtur mbi çdo ekzekutim me varje. Pasi studioi shënimet e babait të tij, Pierpoint u përpoq të bëhej një ekzekutues më efektiv se shumë të tjerë. Por kërkesa e tij në Komisionin e Burgjeve u refuzua, pasi iu tha se nuk kishte vende të lira pune.
Nisi punë përkohësisht si furnitor në një dyqan ushqimor në Mançester. Ndërkohë në vitin 1932, ia doli të realizojë ëndrrën e tij, kur një ndihmës i xhelatit dha dorëheqjen. Ai ndoqi ekzekutimin e tij të parë në Dublin në fund të vitit 1932, që u krye nga xhaxhai i tij, Tomas Pierpoint.
Ekzekutimin e parë e kreu vetë në tetorin e vitit 1941, kur ekzekutoi gangsterin dhe vrasësin Antonio Mançini në Londër. Një vit më pas, ai ekzekutoi vrasësin Gordon Kamins, që besohet se vrau dhe gjymtoi 4 gra brenda 6 ditëve në shkurtin e vitit 1942.
Por pas Luftës së Dytë Botërore, ngarkesa e punës së Pierpoint u rrit shumë. Pas Luftës së Dytë Botërore, ekzekutori më i famshëm i Britanisë, fitoi një famë ndërkombëtare duke varur afro 200 kriminelë lufte, shumica prej tyre nazistë. Midis viteve 1945-1949, Pierpoint shkoi më shumë se 20 herë në Gjermani dhe Austri, për të ekzekutuar disa nga nazistët që kishin krye shumë mizori gjatë luftës.
Njëri prej tyre ishte Jozef Kramer, komandanti i kampit të Aushvicit, dhe më pas i Bergen-Belsenit, ku të burgosurit i kishin vënë nofkën ?Bisha e Belsenit?. Një tjetër e ekzekutuar prej tij ishte nazistja gjermane Irma Grese, ?Hijena e Aushvicit?, e cila ishte roje në kamp kur ishte ende adoleshente.
Pasi ekzekutoi kaq shumë nazistë të urryer, Pierpoint u bë aq i famshëm, dhe fitoi aq shumë para sa bleu një bar që i vuri emrin ?The Poor Struggler? (Xhelati i Ngratë) në periferi të Mançesterit, në një kohë që kryente ende ekzekutime kur kishin nevojë për të. Bari frekuentohej enkas nga shumë njerëz, që donin t?u shërbente pikërisht ekzekutori i nazistëve.
Por në vitin 1950, jeta e Pierpoint si xhelat mori një kthesë të errët. Njëri nga klientët e tij të rregullt, Xhejms Korbit, u dënua me vdekje për vrasjen brutale të së dashurës së tij gjatë një skene xhelozie. Korbit kishte pirë në barin e Pierpoint, madje kishte kënduar bashkë me këtë të fundit, përpara se të shkonte në shtëpi dhe të kryente krimin.
Pasi Korbit u dënua me vdekje, ishte pikërisht Albert Pierpoint ai që e kreu ekzekutimin. Dëshmi të ndryshme pretendojnë se ai ishte moment, kur Albert nisi të mendojë tërheqjen nga profesioni i xhelatit. Gjithsesi, ai vazhdoi të punojë si xhelat edhe për 5 vite të tjera, gjatë të cilave ekzekutoi kriminelë të profilit të lartë si vrasësin serial Xhon Kristi, dhe Timoti Evansin, njeriu që u var gabimisht për një nga krimet e Kristit, përpara se të gjendeshin prova të reja, që e gozhduan këtë të fundit.
Më 13 korrik 1955, Pierpoint ekzekutoi Rut Elis, një modele dhe një balerinë e klubeve të natës, e cila qëlloi për vdekje të dashurin e saj abuziv. Për shkak se ishte një grua, dhe të rrethanave të krimit, dënimi me vdekje i Elis ishte tejet i diskutueshëm në publikun britanik, deri në pikën që qeveria nisi ta rimendojë çështjen e dënimit më vdekje.
Albert Pierpoint dha dorëheqjen nga detyra në janarin e vitit 1956, pas një mosmarrëveshje mbi pagën e tij (rreth 450 dollarë për çdo ekzekutim). Fama e Albert Pierpoint, i detyrohet shpejtësisë, qetësisë dhe efikasitetit të ekzekutimeve të tij. Një intervistë nga vitet 1960, Albert shprehej se ishte jetike që gjatë një ekzekutimi të lihen mënjanë emocionet.
?Nuk duhet të përfshiheni asnjëherë në çfarëdolloj krimi që kanë kryer të dënuarit. I dënuari duhet të vdesë. Ju duhet ta trajtoni atë me sa më shumë respekt dhe dinjitet. Të dënuarit me vdekje, janë duke shkuar drejt së panjohurës. Dhe kushdo që e bën këtë, ka respektin tim të plotë?- tha ai.
Në vitin 1974, ai shkroi një libër me kujtime, në të cilin veç të tjerash deklaronte se dënimi me burg nuk i frenon kriminelët:?Thuhet se dënimi me vdekje, është një pengesë për ta. Unë nuk jam dakord. Ka pasur vrasje që nga fillimi i botës, dhe do të ketë ??deri në fund të saj. Kam arritur në përfundimin se ekzekutimet nuk zgjidhin asgjë. Dhe janë vetëm një relike e vjetëruar, e një dëshire primitive për hakmarrje?.
Por vetëm 2 vjet më vonë pas botimit të librit, Pierpoint, duket se kishte ndryshuar mendje. Në një intervistë për radion BBC, ai tha se krimi i vrasjes në Britani ishte rritur, ndaj vendi kishte nevojë të rikthente dënimin me vdekje. Sigurisht, Britania nuk e bëri këtë. Albert Pierpoint vdiq më 10 korrik 1992, në moshën 87-vjeçare në Sauthport./ Përshtatur nga CNA.al.
Nga Janusz Bugajski “Center for European Policy Analysis”* E...
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”* “Talibanët, nuk jan...
I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Fe...
Nga Jacopo Barigazzi “Politico.eu”* Betejat më të mëdha të E...
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në P...
Vetëvrasja është një plagë sociale, që mund të prekë çdo nje...
Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist...
Do ta injorojë Boris Johnson ligjin kundër një Brexiti pa ma...
Më 7 shtator 1978, Georgi Markov, një disident dhe shkrimtar...
Nga Will Hutton “The Guardian”Nëse demokracitë na kanë mësua...
Nga Maxim Samorukov “Carnegie Russia”* Rusia është bërë shum...
Nga Nicholas Kristof “The New York Times”Nëse Shtetet e Bash...
Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti:një tradhtar apo një...
Nga Gwynne Dyer “Internazionale”* A po përjetojmë kulmin e f...
Nga Roland QafokuPër shqiptarët, mjeshtria e tregtisë në kus...
Alkatraz, ka qenë njëri nga burgjet më të frikshëm të Shtete...
Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, bëri shumë shpejt armi...
Nga Emma Graham-HarrisonDublin- Më shumë se 3 vite më parë, ...
Nga Masimo AmanitiPsikanalist dhe Profesor në Universitetin ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...