Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Nga Tony Fabijan?i? ?The Globe Post?
* Një thënie e vjetër në politikë, thotë se mund të arrihet një konsensul unanim, vetëm nëse bëni që dielli të lindë në perëndim. Dhe kjo thënie, nuk përputhet askund më saktë sesa në Ballkan, veçanërisht gjatë negociatave të pranimit të anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.
Politikanët në Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëria, njerëzit që ata qeverisin, dhe fuqitë e BE-së që mbikëqyrin procesin, nuk po bien dot dakord mbi afatet apo edhe fizibilitetin themelor të procesit.
Kombet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të plotësojnë së shpejti kërkesat e BE-së, dhe as nuk do të gjejnë një ?ilaç magjik? për të gjitha problemet e tyre ekonomike, sociale dhe politike, pasi të jenë bërë pjesë e BE-së, siç e tregon në fakt edhe përvoja e Kroacisë. Serbia është më pranë anëtarësimit se të tjerët.
Ajo mori statusin e kandidates në marsin e vitit 2012, dhe nisi negociatat zyrtare 2 vjet më vonë. Por marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën, do të vështirësojnë hyrjen e saj në BE, dhe ndoshta do ta vonojnë atë përtej datës së synuar, vitit 2025.
Çdo ngjarje e paparashikuar, mund të sabotojë procesin. Dhe kjo ka ndodhur tashmë. Politikani i moderuar i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, u qëllua për vdekje vitin e shkuar jashtë zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut. Ai u eleminua për shkak të mosndjekjes së një linjë më të fortë serbe. Për shembull, ai kishte shprehur mbështetje për një Kosovë të pavarur, dhe kishte bërë deklarata kundër krimit të organizuar.
Problemi është se BE-ja nuk dëshiron të përballet me këtë fenomen, që nuk mundet ta kontrollojë dot asnjëherë. Një shembull i qëndrimit të BE-së ndaj Ballkanit, është deklarata e Johanes Han, komisionerit për politikën e zgjerimit në BE. Han tha se është më i rëndësishëm ?eksportimi i stabilitetit në rajon, sesa importimi i destabilitetit në BE?.
Problemi me Serbinë, Kosovën dhe BE-në, është se çdo marrëveshje që përfshin një shkëmbim territorial, dhe kushedi një ditë edhe njohjen e Kosovës si një shtet të pavarur, do të thotë për serbët të ?shesin shpirtin? e Serbisë. Dhe pse duhet ta bëjnë këtë serbët?
Shumë serbë, besojnë se kanë lidhje të thella historike dhe ?shpirtërore? me Kosovën, dhe ato nuk mund zbehen nga presionet e burokratëve evropianë, apo për shkak të ?karotës? së përparimit ekonomik. Rusofilia serbe, ose më së paku lidhjet kulturore, fetare dhe gjuhësore me ?vëllain e madh Rus? që janë më të forta sesa ato me Evropën Perëndimore, janë një tjetër arsye për të bërë rezistencë ndaj një afrimi me BE-në.
Nga ana tjetër, kushtet e vendosura ndaj Serbisë për anëtarësimin në BE, mund të sjellin disa pasoja pozitive. Ish zv/kryeministri serb dhe i dënuari për krime lufte, Vojisllav Sheshelj, është ende deputet në parlamentin serb, përkundër një ligji që ndalon qënien në parlament të personave që janë dënuar me 6 muaj burg ose më shumë.
Respektimi i sundimit të ligjit, është një test për pranimin në BE, ndaj rasti Sheshelj përbën një gur prove që zyrtarët serbë të respektojnë kërkesat e BE-së në atë front. Fakti që nuk ka ndodhur, sinjalizon se në Serbi ka ende një ndarje rreth procesit të hyrjes në BE, dhe vetë historisë së vendit.
Por Serbia vështirë se është shembulli i vetëm i vështirësisë, që ka Ballkani Perëndimor në plotësimin e kërkesave të vendosura nga BE. Fqinja e saj, Bosnje Hercegovina është një kandidate potenciale për t?u bërë pjesë e BE-së, dhe bashkë me Kosovën, kanë ende një rrugë të gjatë përpara deri sa të vijë koha e pranimit. Ndarja e vendit në sektorët serbë dhe myslimano-kroatë, forcon në thelb ndarjen etnike, dhe liderët separatistë si serbi Milorad Dodik.
Unë besoj se ka burokratë në BE, që merren me bisedimet e pranimit, të cilët e dinë mirë se asnjë nga këto gjëra nuk do të ndryshojë ndonjëherë. Nëse ekziston një ankth në disa vende të Ballkanit Perëndimor, mbi njerëzit e tyre me etni dhe besime të ndryshme, që janë të detyruar të jetojnë bashkë dhe ta tolerojnë njëri-tjetrin, unë dyshoj se një ankth i ngjashëm ekziston edhe në BE mbi qëndrimet ?e ndryshme? ideologjike ose politike, mbi ndryshimin që do të sillte në mënyrë të pashmangshme anëtarësimi i disa vendeve të Ballkanit në union.
Ka edhe një problem tjetër. Sa më shumë kohë që do të duhet që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE, dhe sa më të mëdha të jenë pengesat rrugës, aq më shumë i hapet dera depërtimit të Rusisë dhe Kinës në rajon. ?China Road and Bridge Corporation? po ndërton rrugë, ura dhe një park industrial në Serbi, si dhe një autostradë nga Serbia në brigjet e Adriatikut në Malin e Zi.
Mali i Zi, ka marrë 809 milion euro hua nga Kina, për të ndërtuar 40 kilometrat e para të kësaj autostrade. Këto para, mbulojnë vetëm 85 përqind të seksionit të pare të rrugës. Pasoja për Podgoricën është rritja e madhe e borxhit publik, rritja e taksave, ngrirja e pjesshme e pagave në sektorin publik, dhe një borxh kombëtar që pritet të arrijë në 80 përqind të PBB-së.
E megjithatë, edhe nëse Mali i Zi dhe vendet e tjera të Ballkanit, do të bëhen se shpejti pjesë e BE-së, ato do të zbulojnë një eksod të madh të të rinjve të tyre, ashtu siç ndodhi në Kroaci. Për çdo vend që sheh nga e ardhmja, një largim i tillë i popullsisë vështirë se është diçka pozitive./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Bernd Riegert/DW– Socialdemokratët u ndanë. Çfarë do të ...
Nga Anthony Medford, James W Vaupel & Kaare Christensen* Nje...
Nënkoloneli i SS, Oto Skorzeni, ishte një ushtarak i jashtëz...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”* Kriza në Gjirin Persik, po...
Ne dimë shumë (ose mendojmë se dimë) për Robin Hudin, shigje...
Nga Joseph Dresen “The Hill”* Megjithë përpjekjet e mëdha të...
Nga Victor David Hanson “National Riview”Kryeministri britan...
Ky muaj, shënon 80 vjetorin vjetorin e sulmit të Gjermanisë ...
Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëp...
Benjamin Salomon, iu bashkua ushtrisë amerikane në vitin 194...
Nga Kemal Derviş “Project Syndicate”* Kur udhëheqësit botëro...
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mohoi prerazi të enjt...
Më 15 korrik 1953, vrasësi serial britanik, Xhon Kristi, ish...
Nga Janusz Bugajski “Center for European Policy Analysis”* E...
Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit n...
Nga Andrew C.Mccarthy “National Riview”* “Talibanët, nuk jan...
I ngarkuari i ri BE-së për Politikën e Jashtme, pasuesi i Fe...
Nga Jacopo Barigazzi “Politico.eu”* Betejat më të mëdha të E...
Kulla Eifel, një nga atraksionet kryesore turistike sot në P...
Vetëvrasja është një plagë sociale, që mund të prekë çdo nje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...