“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Frank Chung/news.com
Pak më shumë se 13 muaj më parë, një nxënëse 15-vjeçare qëndronte ulur e vetme përpara godinës së parlamentit suedez, me një çantë rozë në shpinë, dhe një parrullë që thoshte ?Skolstrejk forr Klimatet? (greva e shkollës për klimën). Ishte 20 gushti i vitit 2018, dhe për fatin e mirë të Greta Tunberg, mjeshtri i PR, Ingmar Rentzhog, qëlloi të kalonte andej ?rrugës për në punë?.
Rentzhog, themeluesi i rrjetit social ambjentalit ?We Don?t Have Time? (Ne nuk kemi kohë), u prek teksa e pa adoleshenten, të protestonte ?e vetme kundër gjithë botës?. Atë ditë, Rentzhog e postoi në Instagram dhe Facebook imazhin tashmë ikonik të zonjushës Tunberg, duke e përshkruar protestën e saj, dhe duke përcjellë mesazhet që ajo jepte përmes fletushkave që shpërndante.
?Ne fëmijët nuk bëjmë zakonisht, atë që na thoni ju të bëjmë. Ne sillemi si ju. Dhe meqenëse ju të rriturve nuk ua ndjen fare për të ardhmen time, as mua nuk ma ndjen për të ardhmen tuaj?. Në harkun kohor të një viti, Tunberg kaloi nga protesta e saj e vetme, në fjalimin në Forumin e Davosit, në Bashkimin Evropian, Kongresin Amerikan dhe këtë javë Kombet e Bashkuara.
Në një postim të tijin në Facebook gushtin e kaluar, Rentzhog shkroi:?Greva e saj në shkollë fillon sot, dhe vazhdon deri në ditën e zgjedhjeve. Ajo ulet para parlamentit. Gjatë kohës që isha atje, vetëm një kalimtar ndaloi, dhe mori një nga fletushkat që ajo shpërndante. Askush përveç meje nuk foli me të!?.
Të nesërmen pati një film të shkurtër rreth gjestit të adoleshentes, të cilën ai e postoi në Facebook. Historia u bë shpejt virale në mediat suedeze dhe ato ndërkombëtare. Që nga java e parë e grevës së Tungberg, ajo u intervistua nga të paktën 6 gazeta të mëdha të përditshme, si dhe nga televizonet kombëtare suedeze dhe daneze.
Ndërkohë me të biseduan edhe 2 udhëheqës të partive politike suedeze. Po atë ditë gazeta ?Dagens Nyheter?, publikoi një intervistë me prindërit e zonjushës Tunberg, këngëtaren operistike Malena Ernman, dhe aktorin Svante Tunberg për librin e tyre të ri me kujtime familjare, të titulluar ?Skena nga zemra?.
Në atë libër, që përshkruante fëmijërinë e aktivistes mbi klimën, dhe që ishte shkruar kryesisht përpara se familja të vihej në qendër të vëmendjes së publikut, e ëma e Gretës e përshkroi si një ?superfuqi? Sindromën e Aspergerit nga e cila vuan e bija.
Gazetari suedez Andreas Henrikson, ishte i pari që vuri në dukje se Rentzhog me shumë gjasa e njihte më herët zonjushën Tunberg dhe familjen e saj, pasi kishte marrë pjesë në të njëjtën konferencë për ndryshimet klimatike në maj të po atij viti. Rentzhog reagoi më vonë në Facebook, duke sqaruar se nuk ishte një ?sekret? fakti që ai e kishte ndihmuar Greta Tunbergun me PR-in e tij. Por se ai vetë nuk kishte gisht në planifikimin e grevës që apo po zhvillonte.
Ai tha se kishte marrë një ?njoftim?, se do të zhvillohej një protestë jashtë parlamentit, por ajo që ?ai nuk e priste?, ishte që kjo protestë ?ku merrte pjesë vetëm një vajzë 15-vjeçare?.
Edhe zonja Tunberg, reagoi mbi këtë çështje në shkurt të këtij viti, duke shkruar në Facebook se greva mbi ndryshimet klimatike, ishte tërësisht një ide e Gretës, dhe madje prindërit e saj ?nuk e kishin me shumë qejf?.
?Më 20 gusht u ula para parlamentit suedez. Shpërndava fletushka me një listë të gjatë faktesh në lidhje me krizën e klimës, dhe sqarimin se përse isha futur në grevë. Gjëja e parë që bëra, ishte postimi i tyre në Tëitter dhe Instagram, dhe ato u bënë shumë shpejt virale. Pastaj erdhën gazetarët dhe gazetat. Kohët e fundit, kam lexuar shumë thashetheme që qarkullojnë rreth meje, por edhe shumë urrejtjeje. Kjo nuk është e befasishme. Unë e dija këtë…?- theksoi adoleshentja.
?Një sipërmarrës suedez dhe një aktivist i njohur në lëvizjen e klimës, Ingmar Rentzhog, ishte ndër të parët që kontaktoi me mua. Biseduam bashkë, dhe bëri disa fotografi që i postoi në Facebook. Ajo ishte hera e pare, që unë e takova dhe fola me të. Nuk kisha komunikuar apo takuar kurrë më parë?- shtoi ajo.
Tunberg tha se njerëzit ?duan të përhapin zëra se pas meje ?qëndrojnë njerëz të tjerë?, ose që unë ?po paguhem për këtë?, apo se ?jam e përdorur?, por unë e përsëris se ?nuk është askush tjetër pas, përveç meje?. ?Prindërit e mi ishin larg nga të qenit aktivistë të klimës, përpara se unë t?i ndërgjegjësoja për situatën. Unë nuk jam pjesë e asnjë organizate. Ndonjëherë mbështes dhe bashkëpunoj me disa OJQ, që punojnë për klimën dhe mjedisin.
Por jam absolutisht e pavarur dhe përfaqësoj vetëm veten time. Dhe e bëj atë që bëj tërësisht falas. Nuk kam marrë para apo ndonjë premtim për pagesa të ardhshme në asnjë lloj forme. Dhe asnjëri nuk ka kontaktuar me mua apo familjen time?- sqaron ajo.
Në fund të vitit të kaluar, Rentzhog u akuzua se e përdori emrin e zonjushës Tunberg për të mbledhur më shumë se 1.5 milionë dollarë nga investitorët e kompanisë, e cila dhuron 10 për qind të fitimeve të saj në një fond bamirës. Në tetor 2018, ai i kërkoi Gretës të bëhet pjesë e Bordi Rinor Këshillues në ?We Don?t Have Time?.
Ai e përdori më pas emrin e saj më shumë se 11 herë në materiale promovuese, për një botim të organiztës më më 27 nëntor 2018, njoftoi ?Svenska Dagbladet?. Sipas gazettes suedeze, ai u premtoi investitorëve se kompania mund të ishte ?jashtëzakonisht fitimprurëse?, nëse krijonte përmbajtje mjedisore virale, për të marrë fonde përmes reklamave dixhitale nga kompanitë që janë pro kauzave ambjentaliste.
Babai i Gretës i tha ?Svenska Dagbladet?, se Rentzhog nuk e kishte informuar kurrë familjen Tunberg për përdorimin e emrit të aktivistes. ?Jo, nuk kemi pasur asnjë informacion në lidhje me këtë. As Greta. Është për të ardhur keq, nëse ajo është përdorur për qëllime komerciale?.
Në një deklaratë të publikuar në shkurt të këtij viti, kompania që po synon të ndërtojë një rrjet social të orientuar nga çështjet e klimës, me mbi 100 milionë përdorues, hodhi poshtë akuzat. Në një intervistë të mëvonshme për ?The Local?, Rentzhog e mbrojti kompaninë e tij kundër akuzave për përfitime financiare në emër të kauzës mjedisore. ?Nëse interesi im do të ishte fitoja para, do të kisha qëndruar në kompaninë time të vjetër, pasi ky është rrezik shumë më i madh. Nuk janë paratë, ato që më nxisin në këtë nismë?- theksoi ai.
Në vazhdën e zbulimeve të fakteve të reja, Tunberg u tërhoq nga Bordi Rinor Këshillimor i kompanisë, por Rentzhog thekson se tërheqja e saj nuk ndodhi për shkak të ndonjë përplasje, por sepse ?ajo duhet të përqendrohet 100 për qind të kohës në gjërat e saj, pasi është 16-vjeçarja më e angazhuar në botë?.
Edhe pse mbetet e paqartë nëse Rentzhog dhe Tunberg, kanë një marrëveshje zyrtare biznesi bashkë, menaxheri i PR, vazhdon që ta promovojë punën e saj. Këtë javë, Greta e rriti më tej profilin e saj ndërkombëtar, përmes me një fjalimi të zjarrtë, drejtuar udhëheqësve botërorë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Veprimin mbi Klimën, të mbajtur në Nju Jork./Pergatiti CNA.al
Nga Bill Schneider “The Hill” Ralf Ualdo Emerson thoshte dik...
Pasojat e Luftës së Parë Botërore, qenë vërtet të tmerrshme....
Nga Scott Ritter “American Conservative”Situata në Ukrainë, ...
Koha e kaluar para ekranit të tabletit apo smarftonit, është...
Në pranverën e vitit 2011, Japonia u shkatërrua nga një prej...
Nga Laurie Garrett “Foreign Policy”* Një raport i ri i pavar...
Nga Greta Thunberg* Mesazhi im, është që ne do t’ju vëzhgojm...
Ju lutem mbani parasysh që ideja ime për idiotët nuk kishte ...
Tërmetet shkaktohen kryesisht kryesisht nga çarjet gjeologji...
Nga Kyle Mizokami “National Interest”* NATO u themelua në vi...
Nga Don Murray “CBC News”* Presidenti francez Emanuel Makron...
Juan Manuel Santos, Lech Walesa, David Trimble, Jody William...
Nga Bojan Stojkovski “Foreign Policy”Mosmarrëveshjet histori...
Fridays for Future po pushton botën. Në Gjermani qeveria e k...
Nga Edion Petriti« Ana vriste mendjen se pse dorëshkrimet, l...
Një nga gjetjet më interesante në psikologjinë evolucionare,...
Protestat po trondisin prej disa muajsh Hong Kongun. Nga 31 ...
Nga Yavuz Baydar “Middle East Online”* Çdo ditë që kalon, du...
Kush është Matthew Palmer, i ngakuari i posaçëm amerikan për...
Nga Kelly Oakes “BBC”* Kur Rubi Jangz, u veçua nga të tjerët...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...