web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa kohë duhet të kalojnë fëmijët para ekraneve elektronikë?

25 Shtator 2019, 09:20, Blog CNA

Koha e kaluar para ekranit të tabletit apo smarftonit, është një ?betejë? e zakonshme midis prindërve dhe fëmijëve, nga të vegjëlit deri tek adoleshentët. Prindërit e dëshpëruar, mund ta qetësojnë një fëmijë 2-vjeçar, duke i hapur një video ose një videolojë në telefonin e tyre.

Dhe siç i tha 13-vjeçare CNN, kur ia heqin telefonin nga dora ?unë ndjehem sikur do të vdes?. Një studim me 4500 fëmijë i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA, tregon se fëmijët që kalojnë më shumë se 7 orë në ditë para ekraneve elektronikë, treguan prova të rrallimit të parakohshëm të aktivitetit në korteksin e trurit të tyre – shtresa e jashtme që përpunon informacionin ndijor.

?Ne nuk e dimë, nëse kjo është shkaktuar nga koha e kaluar para ekranit. Nuk e dimë as nëse është diçka e keqe. Këtë do ta mësojmë, kur të ndjekim ecurinë e këtye fëmijëve me kalimin e kohës?- thotë për CBS Neës, dr.Gaja Dauling nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Problemi nuk është janë ekranet në vetvete, por mënyra se si ato i largojnë fëmijët (dhe të rriturit) nga diçka shumë më e rëndësishme:aktiviteti fizik. Më shumë se 23 për qind të të rriturve dhe 80 për qind e adoleshentëve, nuk kanë një aktivitet fizik të mjaftueshëm.

Dhe sipas një raporti të vitit 2019 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, modelet e aktivitetit

dhe pushimeve, lindin nga zakonet që i zhvillojmë në fillim të jetës. ?Ajo që duhet të bëjmë, është të rikthejmë lojën tek fëmijët?- tha Dr.Juana Vilumsen, specialiste e OBSH-së mbi mbipeshën dhe aktivitetin fizik të fëmijëve, në një deklaratë mbi udhëzimet e reja të OBSH-së të publikuara në prill të këtij viti.

Sigurisht, fëmijët nuk janë tërësisht fajtorë për varësinë e tyre ndaj ekraneve. Ndonjëherë, po

aq fajtorë janë edhe prindërit që ankohen për rolin e ekraneve në jetën familjare. Një studim i kryer nga ?Common Sense Media?, zbuloi se prindërit kalojnë deri në 9 orë në ditë para ekraneve, kryesisht jo për arsye të lidhura me punën e tyre.

Ndërsa 78 për qind e prindërve, thanë se besonin se ishin modele të mira për raportin që kanë me ekranet elektronike, studimi zbuloi një hendek midis sjelljes së tyre dhe perceptimit të sjelljes së tyre. Prindërit duhet të kufizojnë kohën që kalojnë vetë para ekranit të smartfonëve apo tabletit, dhe veçanërisht për fëmijët e tyre, edhe nëse kjo do të thotë të luani rolin e ?të keqit?. Shëndeti ynë mendor dhe fizik varet pikërisht nga kjo.

Gjithsesi, studimet e fundit zbulojnë, se mund të mos ketë një lidhje kaq negative midis fëmijëve dhe teknologjisë së tyre. Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, përdorën të dhëna të më shumë se 355.000 adoleshentëve, për të treguar se ndikimi emocional negativ nga teknologjia dixhitale, është shumë i lehtë.  Në studimin e botuar në revistën ?Nature Human Behaviour?, ata zbuluan se lidhja midis përdorimit të teknologjisë dixhitale dhe mirëqenies së adoleshentëve ishte ?negativ, por i vogël?.

Edhe një studim më i vogël, i botuar në ?Clinical Psychological Science?, zbuloi rezultate të ngjashme, kur vëzhgoi zakonet dixhitale të 388 adoleshentëve. Edhe pse fëmijët kalonin 7 orë para pajisjeve elektronike jashtë kohës së shkollës, studiuesit nuk gjetën asnjë lidhje midis saj dhe shëndetit mendor.

Po cilat është koha ideale që duhet kaluar para ekraneve elektronike? Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), nuk rekomandon përdorimin e ekranit për fëmijët nën 18 muajsh, përveç rastit kur po komunikojnë përmes një video-telefonate me një të afërm. Dhe kemi një ndryshim, nga rekomandimi i mëhershëm për mospërdorimin e ekranëve për fëmijë nën 2-vjeç.

Nëse prindërit vendosin të ekspozojnë fëmijën e tyre me ekranin para moshës 18 muajsh, AAP thotë se ?prindërit … duhet të zgjedhin një program me cilësi të lartë, dhe të ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se çfarë po shohin?. Edhe OBSH ofron këshilla të ngjashme, duke rekomanduar zero ekspozim ndaj ekraneve për foshnjat deri në 1 vjeç, dhe jo më shumë se 1 orë për fëmijët 2-vjeç, duke theksuar se ?më pak është më mirë?.

Në vend të kohës së kaluar në ekran, OBSH i nxit prindërit t?i ndihmojnë fëmijët të qëndrojnë sa më pak të ulur, dhe të jenë sa më shumë aktivë fizikisht, sidomos përmes lojërave interaktive në dyshemë e dhomës. Ndërkohë fëmijët më të rritur, duhet të kalojnë të paktën 180 minuta në një sërë aktivitetesh fizike të ndryshme gjatë gjithë ditës.

Kur fëmijët fiksohen shumë kohë pas ekraneve, shqetësim nuk përbën vetëm ajo çka shohin. Një studim i vitit 2017, zbuloi se sa më shumë kohë që fëmijët nën 2-vjeç kalojnë pas ekraneve, aq më vonë janë të predispozuar të nisin të flasin. Për fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç, AAP rekomandon kufizimin e përdorimit të pajisjeve elektronike në 1 orë në ditë të ?programeve me cilësi të lartë?.

Dhe për fëmijët më të mëdhenj se 6 vjeç, Akademia Amerikane e Pediatrisë i inkurajon prindërit të vendosin ?kufij të qëndrueshëm? për kohën e kaluar para ekraneve, duke garantuar që koha e kaluara para tyre, të mos zërë vendin e aktivitetit fizik ose gjumit. Dhe vetë rriturit do të bëjnë mirë të zbatojnë të njëjtat rregulla./CNA.alMOTHER NATURE NETWORK

 





Lajmet e fundit nga