web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A po nxisin ndryshimet klimatike, nacionalizmin e të djathtës ekstreme?

30 Shtator 2019, 07:51, Blog CNA

Nga Joshua Jackson & Michele Gelfand ?The Conversation?

*Dy prirje kanë diktuar dekadën e shkuar, dhe që të dyja u shfaqën në mbledhjen e këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. E para ka të bëjë me efektet e përshkallëzuara të ndryshimit të klimës, të cilat ishin në fokusin e Samitit të Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Klimës.

Zjarret në pyje, përmbytjet dhe uraganet, po shtohen në shpehtësinë dhe ashpërsinë e tyre. Tetë nga 10 vitet e fundit, kanë qenë më të nxehtët në historinë e regjistruar. Biologët detarë, kanë paralajmëruar se shkëmbinjtë koralorë në SHBA, mund të zhduken plotësisht deri në vitet 2040.

Ndërkohë prirja e dytë, ka qenë rritja e politikës së krahut të djathtë nacionalist në vendet perëndimore, përfshirë zgjedhjen president të Donald Trampit në SHBA, si dhe rritjen e partive politike nacionaliste në mbarë botën.

Dhe në fakt, 4 fjalimet e para para Kombeve të Bashkuara, u mbajtën nga populisti brazilian i krahut të djathtë, Zhair Bolsonaro, Donald Tramp, diktatori egjiptian Abdel Fatah El-Sisi dhe presidenti nacionalist turk Rexhep Tajip Erdogan. Këto 2 tendenca, shqyrtohen rrallë së bashku.

Kur kjo ndodh, lidhja e tyre shihet ndonjëherë si një rastësi fatkeqe. Pasi shumë politikanë nacionalistë, pengojnë vazhdimisht zgjidhjet për problemin e ndryshimit të klimës. Gjithsesi, studimi ynë i ri sugjeron, se këto 2 prirje mund të jenë të lidhura ngushtë mes tyre.

Efektet e ndryshimit të klimës – dhe mënyra se si i bëjnë shoqëritë të ndjehen të kërcënuara – mund të jenë një nga elementët që nxisin ngritjen e nacionalizmit të krahut të ekstremit të djathtë. Për të kuptuar sesi klima formëson kulturën politike, është e rëndësishme të largohemi një moment nga ngjarjet aktuale, dhe të shohim se si klima ka ndikuar shoqëritë gjatë gjithë historisë njerëzore.

Një nga kulturat që analizuam ishte komuniteti Fellahin në Egjipt. Për shekuj, ai ka pasur norma të rrepta gjinore, dhe rregulla strikte se si duhet të rriten fëmijët. Kur kulturat ndjehen të kërcënuara – qoftë nga lufta, sëmundja apo trazirat ekonomike – ato kanë tendencën të bëhen më të mbyllura dhe konservatore.

Por kjo mund të nxitet edhe nga kërcënimet ekologjike. Populli Fellahin, është përballur me një kërcënim të vazhdueshëm nga përmbytjet, dhe është përballur me tërmete, stuhi rere dhe rrëshqitje gurësh të shpehta. Shekujt e katastrofave klimatike, mund të parashikojnë ndryshime kulturore në shoqëritë e sotme.

Në një studim tjetër, ne zbuluam se kombet që janë përballur me nivelet më të larta të thatësirës, ??mungesës së ushqimit, katastrofës natyrore dhe paqëndrueshmërisë së klimës, kanë sot kultura më konservatore. Edhe sot brenda SHBA, shtetet më të rrezikuara nga katastrofat klimatike, kanë kulturat më fanatike.

Një studim i vitit 2014, zbuloi se shtete si Teksasi, Oklahoma dhe Alabama – që kanë shkallët më të larta të ekzekutimit me vdekje, apo të ndëshkimeve trupore nëpër shkolla – kanë gjithashtu nivelet më të larta historike të katastrofave natyrore siç janë tornadot, përmbytjet dhe uraganet.

Analizat evolucionare, sugjerojnë që konservatorizmi kulturor mund të jetë funksional ? dhe madje i nevojshëm – përballë katastrofës klimatike. Ai mund t?i bëjë njerëzit më bashkëpunues.

Por studimet tona të fundit, gjetën një anë më të errët të kësaj lloje kulturore. Ne hulumtuam nëse paragjykimet lulëzojnë pikërisht në shoqëritë më konservatore.

Për ta vërtetuar hipotezën, bëmë bashkë një grup prej 19 studiuesish nga 8 vende të ndryshme dhe që ishin ekspertë në ekonomi, psikologji dhe antropologji. Ne studiuam në total 86 shoqëri historike, 25 kombe moderne dhe 50 shtetet e SHBA-së, duke analizuar të dhënat nga më shumë se 3 milionë njerëz.

Rezultatet tregonin se kulturat më të rrezikuara ndaj kërcënimeve klimatike, kishin normat më të rrepta kulturore, dhe nivelet më të larta të paragjykimeve ndaj pakicave. Për shembull, në shtetet e SHBA që kishin pasur histori të kërcënimeve nga dukuritë natyrore, të anketuarit e bardhë raportuan nivele më të larta të neverisë ndaj martesës me një zezak, aziatik ose hispanik.

Turqia dhe Koreja e Jugut, kishin kulturat më konservatore, dhe shfaqnin më shumë neveri ndaj të jetuarit pranë dikujt, që i përket një etnie, seksualiteti apo feje tjetër.

Më pas, studiuam si këto çështje lidheshin me zgjedhjet e kohëve moderne. Ne intervistuam amerikanë dhe francezë gjatë zgjedhjeve më të fundit presidenciale në vendet e tyre. Zbuluam se votuesit që ndjeheshin më të kërcënuar, kishin më shumë gjasa të mbështesin ndëshkime më të ashpra për shkelësit e rregullave, një respekt me të madh ndaj normave tradicionale, si dhe shprehnin nivele më të larta paragjykimesh.

Votuesit që ndiheshin të kërcënuar, kishin më shumë të ngjarë të votonin për Donald Trampin dhe Marin Lë Penin, ku secili prej tyre garoi me platforma kundër emigracionit. Sipas gjasave, ndryshimi i klimës do të përkeqësohet në vitet që do të vijnë. Pa një ndërhyrje serioze dhe të menjëhershme, temperaturat dhe niveli i detit do të vazhdojnë të rriten, së bashku me rrezikun e përkeqësimit të ngjarjeve klimatike.

Teksa ndryshimi i klimës rrit nivelin e kërcënimit mjedisor, kulturat në të gjithë botën mund të bëhen më konservatore, dhe retorika përjashtuese e politikanëve të ekstremit të djathtë nacionalistë, mund të tingëllojë gjithnjë e më tërheqëse./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga