Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Për dekada të tëra, studiuesit e ndjenjës aq të shumëpërfolur të dashurisë, janë përpjekur të kuptojnë, nëse ?dashuria me shikim të parë? është diçka e vërtetë, apo thjesht një koncept i këndshëm romantik. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX-të, qëndrimet ishin kryesisht kundër këtij pretendimi.
Rreth vitit 1960, u paraqitën më shumë prova që tregonin se ?dashuria me shikim të parë?, ishte një mit. Një tërheqje e çastit, mund të ndodhë vërtet kur takohen 2 persona, shkruante sociologu Xhanson Lendis. Por dashuria e vërtetë kërkonte disa kohë për t?u zhvilluar.
Në vitin 1972, Bernard Marshtein, iu bashkua korrit që hedh poshtë idenë popullore të ?dashurisë me shikim të parë?. Profesori i psikologjisë në Kolegjin e Konektikat, ra dakord me studiuesit e mëparshëm, duke u shprehur se versioni i mirëfilltë i emocionit dashuror, mund të lindë vetëm pasi individët të zhvillojnë një marrëdhënie gjatë një periudhe kohore.
Edhe pse shumica e studiuesve, besojnë se nuk ka asnjë bazë shkencore, ?dashuria me shikim të pare?, mbeti një zonë me interes në Shtetet e Bashkuara. Sidomos në mesin e atyre që ishin betuar se e kishin provuar atë. Për shembull, Erika Jong, që dinte shumë për dashurinë, pohoi se ra në dashuri me shikim të parë me një shofer, që kishte ardhur ta merrte në Hotelin Beverli Hills në vitin 1974.
Duke pasur parasysh dëshmitë në rritje, se ajo që ne e quajtëm ?dashuri?, ishte një produkt i një kimisë së trurit, ideja që një person të dashurohej me një tjetër që në përballjen e parë mes tyre, nisi të konsiderohej si jo plotësisht e paarsyeshme:
Një çlirim i madh i hormonit fenetilaminë, që ndodh nga një tërheqje fizike e madhe intensive ndaj dikujt, ka të ngjarë të jetë ajo që është quajtur ?dashuri me shikim të parë?, argumentuan studiuesit. Diçka që shumë prej nesh e kanë përjetuar në një shkallë të caktuar, një në rast apo tjetrin.
Në fakt, shumë njerëz ndër vite janë betuar se kanë rënë në dashuri me dikë brenda një ore nga takimi mes tyre. Disa studime në fillim të shekullit XXI, kanë treguar se dashuria me shikim të parë (që tani njihet shkurtimisht si LAFS) ishte dukuri reale, me një numër befasues amerikanësh, që u shprehën se u ka ndodhur pikërisht atyre.
Një studim me 1.500 amerikanë të rritur, zbuloi se gati dy të tretat, besojnë tek LAFS, dhe se më shumë se gjysma e kishin provuar atë personalisht. ?Sytë e tij më futën gati në një gjendje ekstaze, zemra ime nisi të rrahë shumë fort?- u shpreh një grua 32-vjeçare në studim, duke theksuar se gjëja më e jashtëzakonshme, ishte që kjo ndodhi kur ajo ishte 15 vjeç.
Ekspertët ishin të kujdesshëm për të dalluar LAFS nga epshi. Pasi tek i pari ka shumë më tepër sesa tërheqje fizike ose dëshirë seksuale. Dashuria me shikim të parë, ishte ?magjike dhe e shenjtë, për ata që pretendojnë se kanë qenë më fat që e kanë provuar?, vuri në dukje Hauard Markman, psikolog në Qendrën për Studime Martesore dhe Familjare në Universitetin e Denverit në SHBA, dhe bashkë-autor i librit ?Pse budallenjtë bien në dashuri??, duke e parë atë si një bazë ideale për martesë.
Ndërkohë antropologët, besojnë se kjo dukuri i ka rrënjët tek fiziologji dhe evolucioni. Ndonëse duhej të jenë kushtet e duhura që kjo të ndodhë (koha, misteri dhe prania e një lloj pengese, të gjitha besohej se luanin rolin e vet). Kohët e fundit, dashuria me shikim të parë, është shfaqur si një temë kryesore edhe në shfaqjet e njohura televizive.
Këto shfaqje, bazohen në premisën e dashurisë që lind menjëherë ose përafërsisht ashtu, në një mjedis të kontrolluar (teksa miliona shikues shikojnë ecurinë e raportit). Shumica e ekspertëve, mendojnë se dashuria e vërtetë dhe e qëndrueshme, mund të vijë nga situata të komerciale dhe konfuze.
Por të tjerë, veçanërisht Helen Fisher, besojnë se parimet e dashurisë me shikim të parë, mund të zbatohen. Fisher, një antropologe biologjike, dhe ndoshta emri më i njohur në fushën e studimeve mbi dashurinë, ka qenë një mbështetëse e fortë e legjitimitetit të dashurisë me shikim të parë.
Dashuria romantike, ishte ?një fiksim emocional?, deklaroi ajo për ?The Wall Street Journal? në vitin 2015, dhe ?një mekanizëm përshtatës ndaj tërheqjes, dhe për të filluar sa më shpejt procesin e çiftimit?. Nëse ishin të pranishëm 3 elementë – tërheqja ndaj personit, një personalitet i dëshirueshëm, dhe besimi se personi tjetër ju pëlqen – argumenton ajo, ?dashuria me shikim të parë? është një mundësi tërësisht e vërtetë./ Përshtatur nga CNA.al
Bob Marli, është një legjendë e muzikës në të gjithë botën. ...
Nga Stephen Collinson & Caitlin Hu “CNN”* Kudo që ndodheni n...
Mëngjesin e 26 shtatorit, Xhon Kenedi ishte një senator rela...
Nga Frank Chung/news.comPak më shumë se 13 muaj më parë, një...
Nga Bill Schneider “The Hill” Ralf Ualdo Emerson thoshte dik...
Pasojat e Luftës së Parë Botërore, qenë vërtet të tmerrshme....
Nga Scott Ritter “American Conservative”Situata në Ukrainë, ...
Koha e kaluar para ekranit të tabletit apo smarftonit, është...
Në pranverën e vitit 2011, Japonia u shkatërrua nga një prej...
Nga Laurie Garrett “Foreign Policy”* Një raport i ri i pavar...
Nga Greta Thunberg* Mesazhi im, është që ne do t’ju vëzhgojm...
Ju lutem mbani parasysh që ideja ime për idiotët nuk kishte ...
Tërmetet shkaktohen kryesisht kryesisht nga çarjet gjeologji...
Nga Kyle Mizokami “National Interest”* NATO u themelua në vi...
Nga Don Murray “CBC News”* Presidenti francez Emanuel Makron...
Juan Manuel Santos, Lech Walesa, David Trimble, Jody William...
Nga Bojan Stojkovski “Foreign Policy”Mosmarrëveshjet histori...
Fridays for Future po pushton botën. Në Gjermani qeveria e k...
Nga Edion Petriti« Ana vriste mendjen se pse dorëshkrimet, l...
Një nga gjetjet më interesante në psikologjinë evolucionare,...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...