Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Nga Verna Yu ?The Guardian?
* Në vitin 1949, Hi Janling ishte plot shpresë për një ?Kinë të re?. Në prag të ceremonisë që shënon tashmë çdo vit themelimin e Republikës Popullore, redaktori asokohe 27-vjeçar i të përditshmes ?Daily People?, punoi gjatë gjithë natës që gazeta të dilte pa një asnjë gabim.
Të nesërmen, iu bashkua festimeve me kolegët e tij, ndërsa e shoqja qëndroi në shtëpi me fëmijën e tyre. Rrugët ishin të mbushura me njerëz që bisedonin dhe këndonin. Me flamurin kombëtar në duar, qindra mijëra njerëz pritën me orë të tëra, para se Mao Ce Duni të shfaqej në podium, për të shpallur themelimin e Republikës Popullore të Kinës.
?Ne ishim aq shumë të ngazëllyer. Menduam:Më në fund, populli kinez është i bashkuar?-kujton Hi, sot 97-vjeç. Artikulli i tij i parë pas ditës së themelimit të republikës, titullohej ?Nga errësira në dritë!?. Të martën, Kina kremton 70-vjetorin e themelimit të regjimit komunist, me fishekzjarre dhe një paradë të madhe ushtarake.
Por për Hi, shfaqja e forcës kombëtare risjell në vëmendje ëndrrat e tij të humbura, për një Kinë demokratike. Në vitet e para qeveria e koalicionit, përbëhehej nga disa parti politike, nën udhëheqjen e komunistëve. Kabineti udhëhiqej nga parimi i ?demokracisë së re? së Maos.
Gjatë asaj faze, Partia Komuniste ishte e detyruar të ndante pushtetin me të tjerët, përpara se të përparonte drejt socializmit, dhe në fund komunizmit.
?Ne kishim shpresa të mëdha për Kinën e re, por rezultati nuk ishte ashtu siç e prisnim?- kujton me trishtim gazetari veteran. Kur ishte i ri, Hi u neverit nga sundimi i korruptuar dhe diktatorial i Partisë Nacionaliste para vitit 1949. Me idealet e vëllazërisë, lirisë dhe barazisë në mendje, ai dhe shumë të rinj të tjerë, i panë komunistët si shpëtimtarët e Kinës.
Gjatë viteve 1943-1946, gazeta e partisë ?Xinhua Daily?, shkruante çdo vit një editorial të veçantë më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së Amerikës, duke lavdëruar idealet demokratike. Në intervistat me gazetarët e huaj, Mao vlerësonte mbështetjen e presidentit amerikan Frenklin Ruzvelt për 4 liritë, dhe veçanërisht për lirinë nga frika dhe atë të fjalës.
?Ne mendonim që kur Partia Komuniste të ngjitej në pushtet, ajo do të ndiqte rrugën demokratike të SHBA-së. Ne besuam vërtet që Mao do ta bënte këtë gjë. Por kur njerëzit ngjiten në pushtet, është e lehtë të bëhen diktatorë?. Hi u bë komunist që në moshën 18-vjeçare, për shkak të idealeve të tij demokratike.
Kur nisi të studionte për gazetari në vitin 1943 në Universitetin prestigjioz Fudan, ai dhe e dashura e tij (më vonë gruaja e tij), ngritën një gazete studentore që propagandonte aktivitetet klandestine komuniste. Kur emrat e tyre u futën në listën e zezë të qeverisë nacionaliste, ata iu bashkuan të përditshmes ?Daily People?, duke punuar fshehurazi në pjesën rurale të provincës veriore të Hebeit.
Por vetëm disa vite pas vendosjes së regjimit, Mao nisi të braktisë parimet e tij të reja të demokracisë. Lëvizjet politike, si fushata e ?reformimit të mendimit? dhe anti-djathtizmi i viteve 1950, goditën intelektualët si armiq të klasës borgjeze.
Pastaj erdhi Hopi i madh Përpara i vitit 1958, një reformë bujqësore radikale që vdiq nga uria mbi 40 milionë kinezë, që u pasua nga Revolucioni Kulturor i viteve 1966-1976, i cili tronditi jetën e miliona njerëzve të thjeshtë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Song Zheng, u cilësuan në vitin 1959 në ?si oportunistë të djathtë?, vetëm sepse kishin raportuar si gazetarë për njerëzit që po vdisnin nga uria, dhe për abuzimet me pushtetin të kuadrove të parties, gjatë Hopit të Madh Përpara në Kinën rurale.
Gjatë Revolucionit Kulturor, Hi u etiketua një ?revizionist kundër-revolucionar? dhe ?simpatizant i kapitalizmit?, dhe u mbyll në paraburgim. ?Për më shumë se dy dekada, nuk pati asnjë produktivitet, dhe asnjë përmirësim të jetës së njerëzve. Ky nuk ishte socializmi. Mao kishte një ego të sëmurë, dhe nuk i pranonte asnjëherë gabimet e tij. Ai shtypi me forcë çdo pakënaqësi, për të ruajtur pushtetin e tij. Ai nxiti luftën e klasave, dhe njerëzit që nuk ishin në një mendje me të, u përjashtuan nga partia si disidentë?- shprehet i zhgënjyer Hi Janling.
Mao vdiq në vitin 1976, dhe dekada e kaosit mori fund. Në vitin 1978, udhëheqësi reformist Hu Jaobang, nisi të rehabilitojë viktimat politike. dhe Partia Komuniste filloi të zbatojë një program të liberalizimit politik dhe ekonomik. Vdekja e Hu, ndezi lëvizjen pro-demokracisë në Sheshin Tiananmen, që u shtyp me dhunë nga ushtria më 4 qershor 1989.
Hi thotë se ?gati e humbi plotësisht shpresën?, pas brutalitetit të shfaqur ndaj studentëve dhe njerëzve të thjeshtë, që po bënin thirrje për demokraci. Pasi Hi dhe gruaja e tij dolën në pension, bashkë me 2 gazetarë të tjerë në pension, shpenzuan gati 2 dekada duke studiuar arkivat historikë, dhe duke intervistuar njerëz që si ata vetë rrezikuan jetën e tyre, si studentë idealistë për të mbrojtur komunizmin para vitit 1949.
Ata shkruan 3 libra, teksa vëllimi i fundit është ndaluar të botohet në Kinë, për shkak të përshkrimit të sinqertë të fateve tragjike të ish-anëtarëve të Partisë Komuniste. Shtatëdhjetë vjet pas, Hi është filozofik mbi ëndrrat e tij të humbura për demokraci dhe liri.
Ndërsa nuk i pëlqen forcimi i kontrollit ideologjik që ka ndodhur vitet e fundit, ai mendon se reagimi i autoriteteve kineze, diktohet nga një rend ndërkombëtar gjithnjë e më kompleks. Në kuadër të rritjes së nacionalizmit dhe unilateralizmit, si dhe krizave ekonomike në perëndim, ku idealistët e rinj si ai kërkuan frymëzim demokratik në vitet 1940, Hi beson se ?shkëlqimi i saj fillestar i shpirtit demokratik është ngadalësuar dhe zbehur?. Fuqia e Kinës në botë është rritur. ?Por sot ka humbur standarti absolut i asaj që është liria dhe demokracia e vërtetë?- përfundon ai./ Përshtatur nga CNA.al
Ndriçim i dobët, cilësi e dobët e tonit, një fjali jo e plot...
Nga Joshua Jackson & Michele Gelfand “The Conversation”*Dy p...
Nga Taulant Kopliku* Pagesa e marrezise, nje denim i (pa)mer...
Ecja, vrapimi, noti, çdo lloj sporti apo aktiviteti fizik, i...
Nga Sarah Chayes “The Atlantic”* Skandali i fundit Trump-Zel...
Më 28 Shtator 1918, ka ndodhur një nga misteret më të mëdha ...
Nga Sally Weale “The Guardian”Është mesditë, dhe ndodhem në ...
Nga Hal Brands “Bloomberg View”Evropa ka qenë thuajse në qen...
Për dekada të tëra, studiuesit e ndjenjës aq të shumëpërfolu...
Bob Marli, është një legjendë e muzikës në të gjithë botën. ...
Nga Stephen Collinson & Caitlin Hu “CNN”* Kudo që ndodheni n...
Mëngjesin e 26 shtatorit, Xhon Kenedi ishte një senator rela...
Nga Frank Chung/news.comPak më shumë se 13 muaj më parë, një...
Nga Bill Schneider “The Hill” Ralf Ualdo Emerson thoshte dik...
Pasojat e Luftës së Parë Botërore, qenë vërtet të tmerrshme....
Nga Scott Ritter “American Conservative”Situata në Ukrainë, ...
Koha e kaluar para ekranit të tabletit apo smarftonit, është...
Në pranverën e vitit 2011, Japonia u shkatërrua nga një prej...
Nga Laurie Garrett “Foreign Policy”* Një raport i ri i pavar...
Nga Greta Thunberg* Mesazhi im, është që ne do t’ju vëzhgojm...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...