web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kufijtë më të pazakontë në botë/ "Mini-Gjibraltarët” e Spanjës, dhe qyteti gjerman që nuk është në BE

5 Tetor 2019, 07:49, Blog CNA

Libri i ri i studiuesit serb Zoran Nikoliç ?Atlasi i kufijve të pazakontë?, është një përmbledhje vërtet e çuditshme e kufijve realisht jonormalë midis shtete të ndryshme.

Medurjecje, fshati që ndodhet në Serbi, por i përket Bosnje Hercegovinës

Ky fshati i vogël ka vetëm 270 banorë, dhe një sipërfaqe prej më pak se 400 hektarësh. Ndonëse ndodhet brenda territorin serb, ai i përket në fakt Bosnjes, që ndodhet pak më shumë se 800 metra larg. Sipas një legjende, gjatë kohës së Perandorisë Osmane, një sundimtar lokal boshnjak i dhuroi njërës prej grave të tij 400 hektarë tokë dhe pyje në afërsi të Pribojit në Serbi.

Kur u caktuan kufijtë midis perandorisë së Austro-Hungarisë dhe asaj Osmane, ky territor u aneksua nga Bosnja, që në atë kohë ishte pushtuar nga austro-hungarezët. Serbia siguron infrastrukturën, rrugët dhe furnizimin me energji elektrike, e kështu me radhë.

Faturat e tyre paguhen në Priboj në Serbi, por taksat shkojnë për Bosnje Hercegovinën. Beogradi ka propozuar një shkëmbim territoresh me Bosnjen, për të ?korrigjuar? kufirin. Por Sarajeva beson se zgjidhja më e mire, do të jetë ngritja e një korridori lidhës midis fshatrave Rudo dhe Medurjecje.

Llivia, ndodhet në Francë, por i përket Spanjës

Qyteza ndodhet në Francë, paksa në lindje të Andorrës, dhe pak më shumë se gjysmë milje nga kufiri francezo-spanjoll. Por i përket Spanjës. Pse? Në Mesjetën e hershme, ai ishte kryeqyteti antik i njërës prej rajoneve katalanase, Serdanjës. Kur u nënshkrua një marrëveshje kufitare midis Spanjës dhe Francës në shekullin XVII-të, Spanja u detyrua t?i dorëzonte Francës të gjitha fshatrat e Serdanjës së Veriut. Pavarësisht nga kjo, Spanja e mbajti qytetin.

Busingen am Hochrhein,- qyteti gjerman që nuk është pjesë e BE

Busingen am Hochrhein, është i vetmi klub gjerman që garon në ligën zvicerane. Qyteti është gjerman, por ai ndahet nga vendi amë nga territori zviceran që e rrethon atë, dhe që në pikën e tij më të ngushtë është vetëm 700 metra. Ai nuk është në BE, por është pjesë e territorit doganor të Zvicrës.

Monedha më e përdorur është franga zvicerane. Në disa referendume, popullsia lokale ka shprehur dëshirën t?i bashkohet Zvicrës. Por kjo është refuzuar nga Zvicra, pasi i mungon një territor i përshtatshëm për t?ja ofruar Gjermanisë në këmbim.

Barle, qyteti ku ?shtetësia? e një shtepie përcaktohet nga pozicioni i derës së përparme

Barle ndodhet në jug të Holandës, pranë kufirit me Belgjikën, por është pjesërisht belg, dhe pjesërisht holandez. Pjesa belge, përfshin më shumë se 20 lagje brenda seksionit holandez të qytetit, ndërsa brenda enklavave belge ka afro 10 lagje holandeze.

Kjo do të thotë që kufiri kryqëzohet disa herë në rrugët e qytetit. Pas pasojë, disa shtëpi janë pjesërisht të Belgjikës, dhe pjesërisht të Hollandës. Në rastet kur kufiri kalon përmes një shtëpi, ?shtetësia? e tij përcaktohet në bazë të territorit ku ndodhet dera e përparme.

?Mini Gjibraltarët? e Spanjës, dhe kufiri tokësor më i shkurtër në botë 

Spanjollëve nuk u pëlqen fakti që gadishulli shkëmbor i Gjibraltarit, i përket Mbretërisë së Bashkuar. Por Spanja ka ?Gjibraltarët? e saj, shumë pranë brigjeve mesdhetare të Marokut. Ato janë pushtuar pas luftës së Spanjës kundër forcave myslimane në shekujt XV-XV.

Një nga ato territore është Penon de Velez de la Gomera, një ishull i vogël shkëmbor deri në vitet 1930. Më pas kur një stuhi depozitoi sasi të mëdha rëre midis ishullit dhe pjesës kontinentale, e shndërroi atë në një lloj gadishulli specifik, i njohur si tombolo ose ?ishull i lidhur?. Kufiri tokësor më i shkurtër në botë, gjendet pikërisht atje, dhe është vetëm 85 metra i gjatë.

Ishujt Diomed, ndahen nga vetëm 2.5 milje hapësirë ujore, por janë një ditë larg në aspektin kohor

Arkipelagu i Ishujve Diomed në Ngushticën e Beringut, duket se sfidon kohën dhe hapësirën.

Diomedi i Madh i përket Rusisë, ndërsa ai i vogli shtetit amerikan të Alaskës. Ato janë, 2.5 milje detare larg njëra-tjetrës. Por ndarja e zonave kohore, i bën të jenë 1 ditë ose 24 orë larg njëra-tjetrës.

La Kyr, hoteli me një kufi që ndan shtratin dopio në suitën e tij të muajit të mjaltit

La Kyr, është një fshat i vogël në kufirin mes Francës dhe Zvicrës, rreth 30 kilometra në veri të Gjenevës. Një pjesë e këtij fshati shtrihet në territorin zviceran, dhe një pjesë në atë francez. Për pasojë, kufiri ndan jo vetëm rrugët, por edhe disa ndërtesa, madje edhe hotelin më të famshëm të zonës, Hotel Arbez. Aty kufiri kalon në suitën e muajin të mjaltit, duke e ndarë më dysh krevatin dopio.

Kryeqytet i Montserrat, është një qytet fantazmë

Një shpërthim i madh vullkanik në vitin 1995, shkatërroi gjysmën jugore të ishullit Montserrat në Karaibe 1995, përfshirë kryeqytetin, Plajmauth. Nga atëherë po ndërtohet gradualisht një kryeqytet i ri për territori britanik, në Gjirin e Vogël. Deri atëhere selia e përkohshme e qeverisë lokale, është vendosur në qytetin Brades. Megjithatë, pavarësisht se sot është i shkretuar nga fatkeqësia natyrore, Plajmauth është teknikisht ende kryeqyteti i ishullit./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga