Demokracia po sulmohet/ A do të luftojë sërish Evropa për ta mbrojtur?
Nga Noah Barkin “Foreign Policy”* Në fillim të muajit gusht,...
Zai Fundon e pushkatuan në mesditën e 23 shtatorit të 1944-s, Sh. Peçi ishte prezent në pushkatimin e Fundos.
Zai Fundon, mbasi e arrestuan në Malin Dobrej të Tropojës (Malësi e Gjakovës), e sollën të lidhur në Kolesjan të Lumës. Natyrisht që Shefqet Peçi me krejt këndellje do zbatonte urdhrin e Enver Hoxhës, sepse dy ditë më parë, Enver Hoxha kish nisë radiogramin për torturimin deri në vdekje dhe më pas pushkatimin e Fundos. Si për ironi të fatit, jashtëkohësi, i kulturuari dhe antikonformisti Fundo, njohësi i shtatë gjuhëve të huaja do pushkatohej mu në katundin, në të cilin qe hapë e para shkollë shqipe e visit të Lumës në 1911-n. Më vonë, Fan Noli , kur mori vesh për ekzekutimin e Fundos, do të shprehej me trishtim të dukshëm: “Ç’i mbetet Shqipërisë po i prishëm njerëz të tjerë të mëdhenj si Fundo ?! “
***
RRËFIMI DRAMATIK I PASHE XHELADIN SPAHIUT
(E vitlindjes 1924, – Rrëfimi u muar me 19 tetor 1996, në Kukës)
“M’kujtohet fort mirë, ka qenë shtatori i vitit 1944.
Erdhën partizanët e Brigadës 5-të, krejt prej Jugu ishin.
Shtabi zu vend te shpija e Din Zenel Spahisë. Morëm vesh se njerëzit e kësaj shpije i qitën me forcë e nuk e di ku shkuen me ndejtë. Po llafi u pikaderdh kahmos nëpër katund e na erdh fort keq se asht bukur e randë me të trazue prej shpije.
Pat plasë luftë në Lusën e Kolesjan midis partizanëve e njerzve të këtyne katundeve. Na kapi nji farë frike a trishtimi sa edhe me mbushë te kroi ujë dilshna si me frikë.
E mbaj mend si sot. Qe nji e premte, edhe data m’ka mbetë e lidhme në tru: 22 shtator 1944.
Erdh në darkë burri jem Hasan Spahija e na tha: “U mshel lufta në Lusën. Do Zoti e s’na gjen gja e keqe ktu e mbrapa!”.
T’nesërmen aty kah dreka, kam qenë në dritare, po ajo ishte fort e vogël si me qenë frengji. Shpija jonë ishte pak si në kodër. Sytë m’u derdhën teposhtë te Bahçja e Selman Ali Bulicës. Ishte si nja 70 hapa prej shpisë tonë. Shoh do njerëz në fund të bahçes mu si afër nji pleme. Po midis atyne vuna re njanin prej tyne si e kishin qitë ma para. Ishte duerlidhtë se duert i kish mbrapa. S’mund e dallojshëm a ia kishin lidhë me tërkuzë a me hekra se s’u dallojke. N’at frikëtim dolën tre vetë me pushkë dhe e pushkatuen. E pashë se u rrëzue për toke. E morën dhe e qitën me nji gropë, aty n’skaj të plemës dhe nja dy vetë e mbuluen shpejt me dhé. I dallojsha lopatat si përdorshin për at punë. Mbas kësaj, hipën dhe e shtypshin dhevin si me e ba rrafsh si mos me u dallue a asht vorr a tokë e rrafshueme. E kam vra mendjen pse e rrafshuen vorrin ashtu, po asnjiherë s’i dhashë dum.
U trishtova ku s’shkon.Gjithë ditën e sikletosme e si mos me qenë? Kujtova se u mshel e keqja në Lusën, por jo. Aty kah darka erdh Hasani te shpija, erdhën edhe do kushërij të vet. Na tha: Ktu jemi të nji shpije. Po ndodhin gjana të randa tepër. Shihni çfarë u ba në Lusën! Sot në katundin tonë ndodhi nji gja e keqe, as me ta marrë mendja kresë. Partizanët e Brigadës Pestë kanë pushkatue nji njeri fort të naltë, e ka emnin Zai Fundo. I dijshëm, me shumë shkollë. Nuk e marr vesh si në katundin tonë si u hap shkolla e parë shqipe në këto anë, me u pushkatue nji njeri i shkolluem e i dijshëm si ai. Punët i shoh keq. Çfarë u thashë, ju mos e hapni gojën kërkund se edhe shpijat na i djegin e na farojnë krejtve…”.
I thashë Hasanit: E kam pa kur e pushkatuen. Asnjani nuk foli, veçse ulën kryet.
Burri m’ka vdekë qe njizet vjet e s’asht me t’i kallëzue gjanat fije për pe.
Kur u çel Demokracija, si nja dy a tri vjet ma vonë më kanë kallzue se erdhën dhe i morën eshtant. U trishtuesh kur mësova se trupi prej eshtansh kish qenë si me qenë i mbështetëm, si me qenë në kambë.”/ Nga Petrit Palushi
Nga Noah Barkin “Foreign Policy”* Në fillim të muajit gusht,...
Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik mahniti mbarë botën me lë...
Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezist...
Nga Shibani Mahtani, Timothy McLaughlin & Tiffany Liang “The...
Pse plakemi ? Kjo është një pyetje që i ka munduar shkencëta...
Këto dy figura historike, nuk mund të ishin më të kundërta s...
Nga Patrick Quirk & David Shullman “The Hill”* Shtetet e Bas...
Nëse do të shihnit një të panjohur, që futet në mes të natës...
Më 26 gusht 1978, Kardinali Albino Luçiani u zgjodh Papë vet...
Nga Verna Yu “The Guardian”* Në vitin 1949, Hi Janling ishte...
Ndriçim i dobët, cilësi e dobët e tonit, një fjali jo e plot...
Nga Joshua Jackson & Michele Gelfand “The Conversation”*Dy p...
Nga Taulant Kopliku* Pagesa e marrezise, nje denim i (pa)mer...
Ecja, vrapimi, noti, çdo lloj sporti apo aktiviteti fizik, i...
Nga Sarah Chayes “The Atlantic”* Skandali i fundit Trump-Zel...
Më 28 Shtator 1918, ka ndodhur një nga misteret më të mëdha ...
Nga Sally Weale “The Guardian”Është mesditë, dhe ndodhem në ...
Nga Hal Brands “Bloomberg View”Evropa ka qenë thuajse në qen...
Për dekada të tëra, studiuesit e ndjenjës aq të shumëpërfolu...
Bob Marli, është një legjendë e muzikës në të gjithë botën. ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...