Cilat vende të BE-së luftojnë hendekun e pagave?/ Rregullat e reja të transparencës e ndajnë bllokun
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Një studim i ri, ka studiuar rolin që luan toni i zërit, kur prindërit komunikojnë me fëmijët e tyre adoleshentë. Studimi i drejtuar nga dr.Neta Ueinshtein nga Universiteti i Kardifit në Uells, përfshiu më shumë se 1.000 njerëz të moshës 14-15 vjeç.
Ai është i pari në llojin e vet që studoi mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj toneve të ndryshme të zërit, kur marrin udhëzime nga nënat e tyre. I botuar në revistën ?Psikologjia e zhvillimit?, studimi përfshiu 486 meshkuj dhe 514 femra në grupmoshën e sipërmendur.
Shkencëtarët shpërndanë rastësisht secilin nga pjesëmarrësit, në një nga 3 grupet. Më pas për secilin nga grupet u transmetuan 30 mesazhet zanore të regjistruara që kishin dërguar nënat e adoleshentëve. Fjalët në këto mesazhe ishin identike, por gratë përdornin 3 tone të ndryshme zëri.
Ato i dërguan mesazhet me një ton zëri që ishte ose kontrollues, ose mbështetës i autonomisë së fëmijëve të tyre, ose neutral. Ekipi i përcaktoi tonet kontrolluese që të dukeshin si një përpjekje për të nxitur ose detyruar fëmijët e tyre të kryenin një veprim specifik, ndërsa toni mbështetës i autonomisë së tyre, shprehte inkurajim dhe mbështetje.
Frazat ishin të gjitha udhëzime specifike që përqendroheshin rreth shkollës ose punës shkollore, të tilla si ?Sot do të lexosh këtë libër ? ose ?Tani është koha të shkosh në shkollë?. Pasi adoleshentët dëgjuan mesazhet, ata iu nënshtruan një pyetësori, se si do të ndjeheshin nëse nëna e tyre do t?i kishte dhënë udhëzime me atë ton të veçantë të zërit.
Ata që dëgjuan një ton zëri kontrollues, kishin një reagim më negativ ndaj udhëzimeve. Nga ana tjetër, ata që dëgjuan nënën duke përdorur një ton zëri mbështetës të autonomisë, kishin përgjigje pozitive, veçanërisht në krahasim me ata që i dëgjuan mesazhet me një ton zëri neutral.
Autorët e studimit thanë se rezultatet e studimit ?sugjerojnë se mënyra se si gratë moduluan zërin e tyre kur intonuan të njëjtat mesazhe verbale, ndikoi në reagimet emocionale dhe sjelljen e adoleshentëve?.
?Prindërit e adoleshentëve mund të jenë sfidues. Dhe mund të jetë e lehtë për ta të përdorin një ton më të ashpër në komunikim. Sidoqoftë, ky lloj toni nuk do të sjellë rezultatet që ata dëshirojnë. Adoleshentët, ashtu si fëmijët e vegjël, tërhiqen më shumë nga vëmendja pozitive. Dhe kjo do të thotë që adoleshenti duhet të lejohet të flasë, dhe të dëgjohet me kujdes për ato që duhet të thotë?- thotë Ueinshtein.
Ajo thekson se ajo që duhet të kenë parasysh prindërit dhe edukatorët, është se toni i zërit të tyre ka rëndësi kur i drejtohen adoleshentëve. ?Adoleshentët ka të ngjarë të ndjehen më të kujdesshëm dhe më të lumtur, dhe për pasojë të përpiqen të arrijnë rezultate më të mira në shkollë, kur prindërit dhe mësuesit flasin me tone mbështetjeje, sesa duke përdorur një ton të ashpër autoritar?.
Bashkëautorja e studimit, Silke Paulman e Universitetit Eseks në Britaninë e Madhe, theksoi:?Këto rezultate ilustrojnë më së miri se sa thelbësore në të gjitha bisedat tona, ëhstë zgjedhja e tonit të duhur për të komunikuar?. Ky studim, megjithëse relativisht i vogël, është hapi i parë në këtë drejtim.
Autorët e studimit, vërejnë ndërkohë disa kufizime, përfshirë edhe faktin që ata përdorën vetëm zërat e grave. Shkencëtarët e kësaj fushe, do të duhet të kryejnë shumë më tepër kërkime, që do t?i ndihmojnë ata të kuptojnë më qartë shkallën e efekteve të tonit të zërit.
Ekipi shpreson të marrë në të ardhmen të dhëna, sesi toni i zërit mund të ndikojë në reagimet fizike, përfshirë rrahjet e zemrës. Ata do të vëzhgojnë se për sa kohë do të zgjasin këto lloj efektesh. Edhe pse studim nuk përfshiu zërat e baballarëve, autorët besojnë se çdo prind ose kujdestar i një fëmije adoleshent, duhet t?i përdorë këto gjetje për të gjetaur gjuhën e përbashkët me të rinjtë./ Përshtatur nga CNA.al.
Nga James Rogers “The Bulletin”* Më lejoni të “pikturoj” një...
Nga Christiane Hoffmann “Der Spiegel”* Është e natyrshme që ...
Nga Davod Konjikusic “Political Critique”Dy djem 17-vjeçarë,...
Nga Roger Cohen “The New York Times”26 nëntor 2000 – Pavarës...
Kur Lilian Kalderon-Garsiduenas, zbuloi shenjat të bollshme ...
BE e Turqia me marrëveshjen e tyre donin të pengonin fluksin...
Libri i ri i studiuesit serb Zoran Nikoliç “Atlasi i kufijve...
Në Bibël, Luçiferi ishte një nga engjëjt në pozitën e krahut...
Zai Fundon e pushkatuan në mesditën e 23 shtatorit të 1944-s...
Nga Noah Barkin “Foreign Policy”* Në fillim të muajit gusht,...
Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik mahniti mbarë botën me lë...
Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezist...
Nga Shibani Mahtani, Timothy McLaughlin & Tiffany Liang “The...
Pse plakemi ? Kjo është një pyetje që i ka munduar shkencëta...
Këto dy figura historike, nuk mund të ishin më të kundërta s...
Nga Patrick Quirk & David Shullman “The Hill”* Shtetet e Bas...
Nëse do të shihnit një të panjohur, që futet në mes të natës...
Më 26 gusht 1978, Kardinali Albino Luçiani u zgjodh Papë vet...
Nga Verna Yu “The Guardian”* Në vitin 1949, Hi Janling ishte...
Ndriçim i dobët, cilësi e dobët e tonit, një fjali jo e plot...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...