Si SHBA-ja rrëzoi nga pushteti Sllobodan Millosheviçin në vitin 2000
Nga Roger Cohen “The New York Times”26 nëntor 2000 – Pavarës...
Nga Davod Konjikusic ?Political Critique?
Dy djem 17-vjeçarë, me origjinë nga Irani, qëndrojnë palëvizur përballë një automjeti të policies, në një djerrinë shumë pranë qytetit kroat, Korenicë. Dy oficerët veshin disa doreza të zeza, dhe fillojnë t?i kontrollojnë në trup, para se t?i hipin në një makinë, dhe t?i çojnë në komisariatin më të afërt.
Këta janë vetëm dy nga mijëra emigrantët, që dëbohen nga policia nga Kroacia për në Bosnje, pavarësisht kritikave nga organizatat joqeveritare kroate, ashtu edhe ato ndërkombëtare. Dëbime të tilla masive, shkelin drejtpërsëdrejti të drejtën e emigrantëve për të kërkuar azil dhe mbrojtje ndërkombëtare, në bazë të Konventës së OKB së vitit 1951, mbi statusin e refugjatëve.
Edhe pse numri i emigrantëve ilegalë është rritur që nga viti 2015, për shkak të hapjes së të ashtuquajturës ?Rrugë Ballkanike?, shumica e tyre nuk synojnë të qëndrojnë në vendet e Ballkanit, por vendet më të pasura të Evropës Perëndimore.
?Gjatë viteve të fundit, ne kemi vërejtur një rritje të konsiderueshme të ksenofobisë si në Evropë ashtu edhe në Kroaci?-thotë Sara Keku? nga Qendra për Studime për Paqe, një organizatë joqeveritare e të drejtave të njeriut me seli në Zagreb. Si pasojë e një qasje armiqësore ndaj azilkërkuesve dhe emigrantëve, Kroacia ka përjetuar një ulje të numrit të mbërritjeve, nga 1 milion në vitin 2015, në 140 mijë në vitin 2018.
Organizatat joqeverotare, flasin për mungesën e zgjidhjeve sistemike të BE-së ndaj kësaj dukurie, dhe besimin e tepërt në masat humanitare kozmetike. ?Në vend të politikave afatgjata, si lejimi i mbrojtjes së përkohshme të një numri më të madh njerëzish, dhënia e vizave humanitare, sigurimi i formave të tjera të mbrojtjes, apo vendbanimeve më të përhershme për migrantët, Brukseli ka tentuar vetëm të ndalojë njerëzit që të mos hyjnë dot në Evropën Perëndimore?- thotë Drago Iljiç, ekspert mbi migracionin, dhe asistent profesor në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Zagreb.
?Kjo situatë, është rezultat i mbylljes së kufijve, shmangies së të drejtës së mbrojtjes së refugjatëve, si dhe i pagimit të Turqinë për t?i arrestuar emigrantët brenda kufijve të saj?- shpjegon ai. Edhe për Marijana Hamersak, eksperte në Institutin e Etnologjisë dhe Kërkimeve Folklorike në Zagreb, pozita gjeografike e vendeve të Ballkanit nuk mund të përdoret si
një justifikim, për të mos mbajtur përgjegjës vendet, organet politike dhe individët, për shkeljen e të drejtave të njeriut në rastin e emigrantëve.
Në fakt ish-Jugosllavia, nuk është e pamësuar me emigracionin masiv. Sipas vlerësimeve të UNHCR, luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi, krijuan 2.4 milionë refugjatë, dhe deri në 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit. Vetëm nga Kroacia, u zhvendosën një çerek milioni njerëz në vitet 1995, kur mbi 200.000 serbë u larguan nga vendi pas operacionit ushtarak ?Oluja?.
Për më tepër, gjatë gjithë luftës, Bosnja pati rreth 2.2 milionë njerëz të zhvendosur dhe refugjatë. Në Kosovë, u zhvendosën mbi 800.000 njerëz, dhe ish-Republika Federale e Jugosllavisë, kryesisht Serbia, pranoi 700.000 refugjatë serbë nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Kosova.
Shumë nga refugjatët, shkuan në vendet e Evropës Perëndimore. Edhe sot emigrimi rajonal, është kryesisht i lidhur me vendet më të pasura të Evropës Perëndimore. Megjithatë, përkundër ngjashmërive midis emigrantëve të sotëm, dhe refugjatëve të dikurshëm jugosllavë, autoritetet në Kroaci vazhdojnë të reagojnë me politika ku mungon thuajse fare dhëmbshuria.
Për Drago Iljiç, ky hendek mund të shpjegohet me një ndjenjë themelore të dobësisë ekonomike dhe stanjacionit në shoqërinë kroate. ?Nëse njerëzit nuk shohin ndonjë mundësi për veten e tyre dhe për ata që janë më pranë tyre, ata do ta kenë të vështirë ta sigurojnë atë për të tjerët?- thotë ai.
Problemi kroat, nuk mund të vërehet në një nivel individual. Kjo pasi emigracioni është një fenomen global, dhe shkaqet apo edhe zgjidhjet e tij, duhet të jenë ndërkombëtare. Sidoqoftë, dekadat e vdekjeve në Mesdhe, dhe 5 vitet e një krize humanitare në kufijtë e BE-së, përfshirë Ballkanin Perëndimor, dëshmojnë se BE-ja mbetet e paaftë për të siguruar një mbrojtje për njerëzit që janë në kërkim të sigurisë jashtë sistemit të azilit, dhe madje as plotësisht për ata janë pjesë e atij sistemi.
?BE ka vite që po i kthen mbrapsht njerëzit nga kufijtë e saj, duke ngritur gardhe, dhe duke i mbajtur larg kufijve të evropianë flukset e emigrantëve. Ajo nuk interesohet për të drejtat e njeriut, por më tepër për stilin e jetës dhe kënaqësinë e evropianëve ?të vërtetë?- thotë Kekus.
?Mjerisht, në vend se të tregohemi njerëzorë dhe solidarë, ne po shohim gjithnjë e më shpesh heqjen dorë nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, dhe rrezikimin e jetës së emigrantëve. Shengeni mundëson një lëvizje të lirë të mallrave, por jo njerëzve. Prandaj mbetet të shihet nëse BE do të mbetet ekskluzivisht një bashkim ekonomik, më shumë sesa një union ekonomik dhe politik?- shton ajo.
Emigracioni, është bërë një nga çështjet më të rëndësishme në Ballkan. Gjithsesi, me Brukselin që po bën një sy qorr, situata në Kroaci nuk është shumë premtuese, teksa numri i emigrantëve është sërish në rritje këtë vjeshtë.
Për më tepër, emigracioni brenda për brenda rajonit është ende i kufizuar, pas konflikteve etnike të viteve 1990. Edhe kur kanë kaluar gati 2 dekada nga fillimi i mijëvjeçarit të ri, rajoni është ende në ngërç midis aspiratave evropiane dhe Shengenit, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve dypalëshe të dobëta./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Roger Cohen “The New York Times”26 nëntor 2000 – Pavarës...
Kur Lilian Kalderon-Garsiduenas, zbuloi shenjat të bollshme ...
BE e Turqia me marrëveshjen e tyre donin të pengonin fluksin...
Libri i ri i studiuesit serb Zoran Nikoliç “Atlasi i kufijve...
Në Bibël, Luçiferi ishte një nga engjëjt në pozitën e krahut...
Zai Fundon e pushkatuan në mesditën e 23 shtatorit të 1944-s...
Nga Noah Barkin “Foreign Policy”* Në fillim të muajit gusht,...
Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik mahniti mbarë botën me lë...
Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezist...
Nga Shibani Mahtani, Timothy McLaughlin & Tiffany Liang “The...
Pse plakemi ? Kjo është një pyetje që i ka munduar shkencëta...
Këto dy figura historike, nuk mund të ishin më të kundërta s...
Nga Patrick Quirk & David Shullman “The Hill”* Shtetet e Bas...
Nëse do të shihnit një të panjohur, që futet në mes të natës...
Më 26 gusht 1978, Kardinali Albino Luçiani u zgjodh Papë vet...
Nga Verna Yu “The Guardian”* Në vitin 1949, Hi Janling ishte...
Ndriçim i dobët, cilësi e dobët e tonit, një fjali jo e plot...
Nga Joshua Jackson & Michele Gelfand “The Conversation”*Dy p...
Nga Taulant Kopliku* Pagesa e marrezise, nje denim i (pa)mer...
Ecja, vrapimi, noti, çdo lloj sporti apo aktiviteti fizik, i...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...