web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të arrijmë një marrëveshje, Evropa s’përballon dot më çmendurinë “Brexit”

7 Tetor 2019, 08:31, Blog CNA

Nga Christiane Hoffmann ?Der Spiegel?

* Është e natyrshme që të gjithë po i rezistojnë idesë së rihapjes së bisedimeve, për një marrëveshje mbi Brexit që tashmë është negociuar. Të kërkosh sërish kompromis, kësaj radhe nënkupton bërjen e lëshimeve ndaj Boris Xhonsonit, kryeministrit britanik që e ka zhytur vendin e tij në një krizë kombëtare, ka shkelur ligjin, mashtruar mbretëreshën dhe tallur parlamentin.

Natyrisht, askush nuk dëshiron t?i dhurojë atij triumfin e nxjerrjes së britanikëve nga Bashkimi Evropian. Por në situatën aktuale, sfida ndaj tij është një qëndrim i gabuar. Ka ardhur koha që kokat e ftohta të peshojnë të paktën dy nga skenaret më të këqij për BE-në:një kompromis i vështirë, apo zgjatja më tej e torturës ?Brexit?, që sërish mund të rezultojë në fund me largimin e Britanisë nga BE pa asnjë marrëveshje.

Boris Xhonson, paraqiti këtë javë në Brukel propozimin për të zgjidhur çështjen që mban peng marrëveshjen, atë të kufirit të brendshëm irlandez. Nga gjithçka që dihet mbi të, nuk është një propozim që Brukseli mund ta pranojë më gëzim, dhe aq më pak Irlanda. Por është një propozim që BE-ja duhet ta pranojë si një pikënisje për diskutime më serioze.

Xhonson dëshiron të eliminojë nevojën për të ashtuquajturin ?backstop? (kontroll kufitar), rregulloren e hartuar në emergjencë, për të parandaluar një kalim të vështirë kufitar midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore, duke gjetur pikërisht tani një zgjidhje për problemin e Irlandës.

Ideja është që BE-ja të heqë dorë nga kontrollet rigoroze kufitare, me Britaninë që nga ana e saj të pranojë të mbajë përkohësisht Irlandën e Veriut brenda tregut të përbashkët të BE-së, por jo në bashkimin doganor. Pastaj do të duhet të gjendet një zgjidhje për vetë kufirin, që duhet të jetë diku midis lëvizjes së lirë të mallrave, dhe një kufiri të ashpër të BE-së.

BE-ja ka të ngjarë të pranojë një zonë të përzier. Por cila është alternativa? Nëse BE mbetet e vendosur në pozitat aktuale, Xhonson do të detyrohet të kërkojë një zgjatje të mëtejshme të periudhës së daljes nga unioni, pasi parlamenti britanik ta detyrojë për këtë gjë. Po pastaj ç?ndodh?

Një vonesë e mëtejshme, nuk do të bënte asgjë për të zgjidhur çështjen e Irlandës. Tek e fundit, problemi i Irlandës nuk mund të zgjidhet brenda 3 muajsh apo 3 vjetësh. Disa po shpresojnë, që një shtyrje e Brexit, mund t?i japë Britanisë së Madhe kohën e mjaftueshme për të mbajtur një referendum të dytë mbi këtë çështje.

Ideja është që votuesit britanikë do të zgjidhnin këtë herë të qëndronin në BE, dhe gjithçka do kthehej si më parë. Ëndrra në diell! Nuk ka as një mënyrë të qartë, sesi mund të shkohet drejt një referendumi të dytë. Ata që kishin mbajtur shpresë se Partia Laburiste, e dinë sot më mirë se kjo nuk ka mundësi, sidomos pas konferencës së kësaj partie dy javë më parë.

Por edhe nëse do të mbahej një referendum i dytë, dhe britanikët të ndryshonin verdiktin e tyre, vendi do të vazhdojë të mbetet thellësisht i ndarë. Mbështetësit e Brexit, do të pretendojnë se janë viktima të një tradhtie të madhe, ndërsa Britania do të mbetet një burim krize brenda BE. Një Britani e ndarë dhe e paralizuar, do të çonte në paralizimin e BE-së.

Skenari tjetër, do të ishin zgjedhjet e reja parlamentare, ku Xhonson mund të fitojë mandatin për ta çuar vendin drejt një dalje pa marrëveshje, dhe kjo në një kohë kur rritja ekonomike në BE po ngadalësohet, dhe kur Gjermania ndodhet në pragun e një recesioni.

Një Brexit plot polemika, dhe pa marrëveshje me Brukselin, do të kishte pasoja shumë të rënda përtej ekonomisë. Ai do t?i shkaktonte dëme të përhershme raporteve Britani-BE. Dhe do të ishte rezultati më i keq për Irlandën, pasi do të sillte vendosjen e një kufiri të fortë midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore.

Prandaj, BE duhet të bëjë një hap pas, dhe është në interesin e saj të gjejë gjuhën e përbashkët me britanikët. BE nuk duhet të frikësohet më se Brexit do të kopjohet nga ndonjë vend tjetër anëtar, nëse vetë Brukseli tregohet shumë rezultativ në punën e tij.

Panorama që Britania ka pikturuar gjatë 3 viteve të fundit – krizat në qeveri dhe parlament, dhe kërcënimi i shpërbërjes së Mbretërisë së Bashkuar – duhet të ketë një efekt mjaftueshëm parandalues. Pas më shumë se 2 vitesh bisedime dhe përplasjeje të mëdha, Brexit është bërë i pashmangshëm.

Do të ishte mirë që procesi të ketë një fund. Ndarja në një mënyrë paqësore, është një parakusht për një marrëdhënie të arsyeshme në të ardhmen. BE ka shpenzuar shumë kohë dhe energji, duke u marrë me Londrën dhe sjelljet e saj. Brexit ka marrë tashmë shumë vëmendje, burime dhe energji. Dhe frika e një Brexi-i e ka paralizuar për shumë kohë unionin.

BE duhet të kursejë forcat për gjëra të tjera, si për shembull fillimin e fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA, Kina, çështja e migrantëve, kërcënimi i një recesioni ekonomik, dhe politikat mbi klimën. Është koha të jemi të arsyeshëm, dhe t?i japim fund këtij procesi. Evropa nuk ka më luksin të përballojë marrëzinë ?Brexit?./ Përshtatur nga CNA.al.





Lajmet e fundit nga