web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si po rikthehet ISIS-i

9 Tetor 2019, 07:30, Blog CNA

Nga Mike Giglio ?The Atlantic?

* Prej javësh, Iraku është tronditur nga protestat antiqeveritare dhe trazirat e dhunshme. Kryeministri i saj, një aleat i SHBA-së, mund të japë dorëheqjen. Dhe tani partnerët lokalë të Amerikës në Siri, kurdët, që kanë bërë më shumë se kushdo tjetër në mposhtjen e ISIS-it, me koston e humbjes së mijëra jetëve, kanë mbetur të vetëm përballë një pushtimi të mundshëm nga armiku i tyre i fuqishëm, njëherazi anëtar i NATO-s, Turqia.

Presidenti Donald Trump, shpalli befas një vendim të rëndësishëm mbi Sirinë, pas një telefonate që pati me homologun turk Rexhep Taip Erdogan. Ai tha se trupat amerikane do të tërhiqen nga pozicionet në veri-lindje të Sirisë, duke lënë zbuluar Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, dhe i dhënë mundësi Erdoganit të nisë pushtimin e dëshiruar të territorit kurd në veri të Sirisë.

Lëvizja e Trump, shkaktoi reagime të forta nga të dyja palët në Kongres. Kjo e detyroi Trumpin, të zotohet se do të përdorë ?mençurinë e tij të madhe dhe të pakrahasueshme?, për të garantuar që Turqia të mos ndërmarrë asnjë veprim ?jashtë kufijve?. Kjo është në fakt një ?recetë? për kaosin, dhe nuk mund kishte skenar më të mirë se sa ky për ISIS-in.

Gjatë luftës që SHBA-ja zhvilloi kundër të ashtuquajturit kalifat të ISIS, ishte e qartë se proto-shteti ekstremist që krijoi grupi në Siri dhe Irak, nuk kishte shumë shanse të ekzistonte për shumë gjatë. Militantët e ISIS, nuk kishin asnjë mundësi t?i kundërviheshin fushatës së pamëshirshme të sulmeve ajrore amerikane.

Ata u përballën me një armik të papepur vendas, kurdët, të mbështetur nga SHBA-ja, që zhvilluan pjesën më të madhe të luftimeve në terren. ISIS, një pasardhës i militantëve të Al-Kaedës që luftuan kundër trupave amerikane në Luftën e Irakut, do të kthehej në rrënjët e tij të dikurshme, duke funksionuar në klandestinitet.

Kur kalifati territorial u mposht, SHBA-ja mund të përqendrohej në rindërtimin e zonave të rrënuara. Por sikurse raportoi ?The Neë York Times? këtë verë, ISIS ka ende në terren më shumë se 18.000 luftëtarë nëpër Irak dhe Siri. Shumica e tyre, janë organizuar në celula të fjetura dhe grupe guerile që organizojnë prita, rrëmbime dhe vrasje në të dyja vendet.

Mbështetja e vazhdueshme amerikane, ishte veçanërisht e rëndësishme për SDF, që numëron rreth 60.000 luftëtarë në pjesën verilindore të vendit. Ata përballen tashmë me një kërcënim të vazhdueshëm, jo vetëm nga ISIS, por nga fqinji i tyre armiqësor Turqia në veri, dhe regjimi sirian në Damask, që është zotuar të rivërë një ditë nën kontroll të gjithë territorin e humbur.

SDF po ruan ndërkohë në burgje dhe kampe mijëra anëtarë të dyshuar të ISIS dhe familjet e tyre në kujdestarinë e tyre, përfshirë 70.000 gra dhe fëmijë në kompleksin famëkeq në qytetin sirian Al-Hol, që është shndërruar në qendrën e rekrutimit të ISIS.

Shtëpia e Bardhë, njoftoi të dielën se Turqia do të marrë nën kontroll të gjithë të burgosurit që mbahen nga SDF. Një vendim që shton pasiguritë, duke pasur parasysh historinë e Turqisë me militantët. Luftëtarët e huaj nga e gjithë bota iu bashkuan ISIS, pikërisht përmes kufirit lehtësisht të depërtueshëm Turqi-Siri.

Vetë Turqia është destabilizuar nga lufta e gjatë civile në Siri. Ajo po mban 3.6 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër. Njëherazi, ky vend është sfilitur nga grindjet e brendshme dhe trazirat, që kanë shkatërruar shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës. Për më tepër, Erdogan është më i interesuar të luftojë kundër kurdëve, sesa të ndaj ISIS.

Presideni turk ka premtuar t?i përdorë zonat e pushtuara nga Turqia, për të rivendosur të paktën 1 milionë refugjatë sirianë, duke krijuar një zonë sigurie tampon midis SDF dhe kufirit turk. Ndërsa Erdogani është përpjekur ta etiketojë atë si një ndërhyrje humanitare, ai mund të dëbojë prej andej një popullatë që është kryesisht kurde etnike, për ta zëvendësuar me një popullatë kryesisht arabe.

Një konflikt midis Turqisë dhe SDF, mund të dërgojë dhjetëra mijëra refugjatë në jugun e Irakut, duke e thelluar destabilitetin në këtë vend. Republikanët në Kongres, kanë sinjalizuar se do të kundërshtojnë vendimin e Trump. Vetë Erdogan mund të presë për të hedhur hapin e radhës, deri në vizitën e planifikuar në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm.

Vendimi i befasishëm i Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhjetorin e vitit të kaluar, që shkaktoi edhe dorëheqjen e ish-sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, u anulua pjesërisht, pas rezistencës së ushtrisë amerikane, por edhe segmenteve brenda qeverisë amerikane.

Por siç vuri në dukje artikulli i ?New York Times?, vendimi bëri që trupat amerikane të zvogëlonin ndjeshëm ritmin e operacioneve kundër ISIS në Siri. Sido që të jetë rezultati kësaj here, aleatët e amerikës në luftën kundër ISIS-it, janë lënë sërish në baltë. Nëse kurdët mund të përballojnë të vetëm një ringjallje të ISIS-it, kjo është një çështje tjetër./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga