Operacioni i BKH-së pa praninë e Policisë së Shtetit/ Flet kreu i BKH-së, Joni Keta
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Kreu i BKH-së Joni Keta ka folur për operacionin ku u arre...
Një studim i kohëve të fundit i kryer në Suedi, zbuloi se rreziku i vdekjes nga pronarët e qenve që ktheheshin në shtëpi nga spitali pas një goditje në tru apo sulm në zemër, ishte dukshëm më i ulët, se të tjerët që nuk mbanin qen. Studiuesit e Universitetit të Upsalas, përdorën një regjistër të madh kombëtar të shëndetit, duke përdorur një listë prej afro 182.000 pacientësh të moshave 40-85 vjeç, të cilët kishin pësuar një sulm akut në zemër midis viteve 2001-2012.
Ndërkohë studiuesit, mblodhën informacione për më shumë se 150.000 pacientë të së njëjtës moshë, që kishin pësuar goditje në tru gjatë të njëjtës periudhe. Edhe pas kujdesit më të mirë mjekësor, shëndeti i pacientit mund të marrë një kthesë negative pas kthimit në shtëpi.
Në vitin pasues pas sulmit në zemër, afro 30.000 nga pacientët kishin ndërruar jetë. Disa vjet më parë, të njëjtët studiues në Universitetin e Upsalas, zbuluan se ata që mbanin qen në shtëpi, kishin zakonisht një shëndet më të mirë kardiovaskular. Tani duhej parë nëse kjo sillte shanse të përmirësuara të mbijetesës, në vazhdën e qëndrimit në spital.
Në të dhënat e të dy grupeve të pacientëve, që ata përdorën për këtë studim të ri, gati 1 në 20 prej tyre mabnte qen në shtëpi. Suedia miratoi një ligj në vitin 2001, për regjistrimin e detyrueshëm të qenve. Prandaj studiuesit e përdorën këtë bazë të dhënash, për të identifikuar pronarët e qenve në këtë studim.
Duke krahasuar shkallët e vdekshmërisë midis pronarëve të qenve dhe pjesës tjetër të pacienteve, ekipi zbuloi se jo vetëm që të parët kishin shëndet më të mirë, por se përmirësimi ishte jetë-shpëtues. Për ata që jetonin vetëm me qenushin e tyre, rreziku për të vdekur pas një sulmi në zemër, ishte 30 për qind më i vogël.
Edhe nëse ata i priste në shtëpi një partner ose një nga fëmijët, pasja e qenit përmirësonte me rreth 15 përqind shanset që ata të jetonin më gjatë. Rezultatet ishin të ngjashme, edhe për ata që kishin pësuar goditje në tru. Në këtë rast mbajtja e një qeni, reduktonte rreziqet me 27 përqind.
Përveç analizës së rrezikut të vdekjes në vitet pasuese pas një sulmi në zemër, ekipi vëzhgoi edhe shanset që kishin pacientët për t?u rikthyer në spital, për shkak të një episodi të përsëritur të paktën një muaj më vonë.
Për pronarët e qenve, edhe këto gjasa ishin më të ulëta, vetëm nën 10 përqind. Por ne duhet ta shohim gjithë këtë në kontekst:periudha më e vështirë për ata që i kanë mbijetuar një sulm në zemër është muaji pauses. Pak më shumë se 1 përqind e të gjithë pacientëve, kanë përjetuar një sulm të përsëritur. Kjo normë bie në vetëm 0.3 përqind, pas 30 ditëve të para.
Pra, në terma absolutë, shanset disi më të përmirësuara për pronarët e qenve, mund të mos jenë dhe aq të mëdha. Studimi nuk jep shumë shpjegime mbi këto rezultate. Por bazuar në studimet e mëparshme mbi pronësinë e kafshëve shtëpiake, dashuria jonë ndaj qenve, mund të bëjë mrrekullira mbi shëndetin.
Është me vend të theksohet se bazuar në studime të tjera, të sëmurët që kthehen në një shtëpi të zbrazët, janë në disavantazh ndaj të tjerëve që nuk jetojnë vetëm. Qoftë një bashkëshort apo një rreth i kujdesshëm miqsh, shoqëria e mirë është sekreti për të pasur një jetë më të gjatë.
?Ne e dimë që izolimi social, është një faktor i madh rreziku për shëndetin, dhe kësisoj për një vdekje të parakohshme. Studimet e mëparshme, kanë treguar që pronarët e qenve përjetojnë më pak izolim social, dhe kanë më shumë ndërveprim me njerëzit e tjerë?- thotë epidemiologia e Universitetit të Upsalas, Tove Fall.
?Për më tepër, mbajtja e një qeni, është një motiv i mirë për të pasur aktivitet fizik, që nga ana e tij është një faktor i rëndësishëm në rehabilitimin nga një sëmundje, si dhe për shëndetin mendor?- theksoi ajo. Par pasja e një problemi serioz me zemrën, mund të jetë arsye e mirë për të blerë një qen./ Përshtatur nga CNA.al
Nëse thua “bunkeri i fundjavës”, shumica e njerëzve do ta im...
Nga Mike Giglio “The Atlantic”* Prej javësh, Iraku është tro...
Për shumë njerëz që aspirojnë të bëhen një ditë astronautë, ...
Nga Quassim Cassam “Newstatesman”* Pak orë pasi financieri a...
Bota natyrore, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tonë me...
Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin...
A mendoni se mjeku juaj ka bërë gabuar në diagnostikimin e s...
Një studim i ri, ka studiuar rolin që luan toni i zërit, kur...
Nga James Rogers “The Bulletin”* Më lejoni të “pikturoj” një...
Nga Christiane Hoffmann “Der Spiegel”* Është e natyrshme që ...
Nga Davod Konjikusic “Political Critique”Dy djem 17-vjeçarë,...
Nga Roger Cohen “The New York Times”26 nëntor 2000 – Pavarës...
Kur Lilian Kalderon-Garsiduenas, zbuloi shenjat të bollshme ...
BE e Turqia me marrëveshjen e tyre donin të pengonin fluksin...
Libri i ri i studiuesit serb Zoran Nikoliç “Atlasi i kufijve...
Në Bibël, Luçiferi ishte një nga engjëjt në pozitën e krahut...
Zai Fundon e pushkatuan në mesditën e 23 shtatorit të 1944-s...
Nga Noah Barkin “Foreign Policy”* Në fillim të muajit gusht,...
Më 4 tetor 1957, Bashkimi Sovjetik mahniti mbarë botën me lë...
Fredi Overstegen ishte vetëm 14 vjeçe, kur iu bashkua Rezist...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...