web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cila është e ardhmja e populizmit evropian?

11 Tetor 2019, 08:03, Blog CNA

Nga Alessandra Bocchi ?The Washington Examiner?

* Në Evropën Perëndimore, nuk ka asnjë qeveri populiste në pushtet. Megjithatë partitë populiste janë ende në rritje, dhe liderët e tyre janë të papërmbajtshëm. Që nga vala e parë e madhe e emigrantëve në vitin 2015, partitë që konsideroheshin periferike në Evropën Perëndimore, nisën të fitojnë terren nëpër sondazhe.

Alternativa për Gjermaninë, Lega në Itali dhe Fronti Kombëtar në Francë, që më parë merrnin më pak se 5 për qind të votave, nisën të votohen për habinë e shumëkujt në përqindje dyshifrore në zgjedhje. Ato kundërshtuan flukseset e mëdha migratore, që thanë se po shkatërrojnë identitetin e Evropës.

Ndërkohë, denoncuan kushtet e rënda ekonomike në vendet e tyre, që kanë ulur në minimum lindjet, dhe kanë lënë të pashpresë shumë të rinj. Megjithë rritjen e tyre drastike, këto lëvizje kryesisht kanë dështuar të ngjiten në pushtet (përveç Italisë, ku qeveria populiste e Legës u rrëzua në muajin gusht).

Gjithsesi, politikanët e establishmentit ?mbretërojnë? ende. Komisioni Evropian, drejtohet nga Ursula von der Lejen, ministrja më jetëgjatë e kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel. Banka Qendrore Evropiane, do të drejtohet nga Kristin Lagard, ish-drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (e është dënuar për mashtrim, pasi përdori paratë e qeverisë franceze për të paguar një biznesmen, por nuk e kreu dënimin).

Dhe më shumë se 3 vjet pas referendimit pro Brexit në qershorin e vitit 2016, Britania e Madhe nuk është larguar ende nga Bashkimi Evropian. Kreu i partisë anti-BE, Forumi për Demokracinë në Holandë, T Bode, thotë për ?Ëashington Examiner?, se ky dështim vjen për shkak të mungesës së angazhimit nga partitë anti-establishment për të dominuar kulturën kombëtare.

?Pushteti i vërtetë nuk gjendet vetëm në parlament, por edhe në shkolla, institucione, burokraci, borde e gazetave, shfaqjet tona televizive etj?- thotë ai. Sipas tij, lëvizja globaliste ka qenë shumë e suksesshme në monopolizimin e kësaj fushe. Bode thotë se e ardhmja e lëvizjes populiste, varet nga ajo nëse do të jetë në gjendje të shndërrohet në diçka më shumë sesa një parti politike. Në vendet latine të Evropës, nacionalizmi dhe populizmi janë fjalë të përdorura nga opozitat, për të diskredituar partitë e reja konservatore. Por opozita preferon të përdorë fjalën ?sovranizëm?.

Udhëheqësi konservator spanjoll i partisë populiste Vox, Santiago Abaskal, i tha ?Ëashington Examiner?, se pavarësisht disa pengesave, ai është optimist për të ardhmen e lëvizjes:?Evropa vazhdon të jetojë në një epokë ndryshimesh. Oligarkët që sundojnë kontinentin tonë, nuk kanë ka qenë në gjendje të artikulojnë një përgjigje për problemet me të cilat përballet Evropa?. Për pasojë, ai beson se partitë e tyre populiste do të vazhdojnë të rriten.

Abaskal e vë theksin tek nevoja për t?iu rikthyer sovranitetit të kombeve, duke i dhënë sërish pushtetin qytetarëve, për të luftuar kundër politikave globalizuese të establishmentit. Për sa kohë që kjo fuqi vendimmarrëse qëndron në duart e burokratëve të Brukselit, do të jetë e vështirë që lëvizjet populiste të ngjiten në pushtet.

Françeska Donato, përfaqësuese e Legës në Itali, anëtare e Parlamentit Evropian dhe drejtuese e grupit Eurexit, mendon se lëvizja populiste në Evropë, vazhdon që të rritet në aspektin e mbështetjes nga publiku, edhe pse mbetet për momentin jashtë korridoreve të pushtetit.

Rritja e Gjelbërve në Gjermani, dhe më herët e Lëvizjes Pesët Yje në Itali, me të cilën partitë e djathta populiste ndajnë shumë pozicione ideologjike, flet gjithashtu për një kërkesë të qartë për ndryshim. Problemi është sesi këto palë mund të bëhen pjesë e sistemit, pa kompromentuar parimet e tyre.

Lëvizja Pesë Yjet në Itali, ka tradhtuar kryesisht parimet e veta, duke u bërë bashkë me Partinë Demokratike të qendrës së majtë (ekuivalenti i Partisë Demokratike në SHBA), në mënyrë që të mbetej në pushtet kur qeveria italiane u rrëzua në gushtin e këtij viti.

Populistët e Evropës gjithashtu, mund të pyesin nëse duhet të mbështeten tek presidenti Trump. Në Amerikë, populizmi kombëtar fitoi zgjedhjet e vitit 2016, duke nxitur të ngjashmit të bëjnë të njëjtën gjë edhe në Evropë. Por tarifat e reja të administratës së Trump ndaj disave qeverive evropiane, po shtrojnë pyetjen nëse populizmi kombëtar amerikan, është reciprokisht ekskluziv me ekuivalentin evropian.

Ndërsa udhëheqësit populistë në Evropë, e mbështetën fitoren e Trump, ky i fundit ka qenë jo gjithmonë entuziast për to. Në gusht, Trump e përshëndeti krijimin e qeverisë së re italiane, në kurriz të liderit populist italian Salvini. Pavarësisht këtij pozicionimi, liderët evropianë vazhdojnë ta shohin Trumpin një aleat strategjik.

?Shtetet e Bashkuara janë një vend mik, edhe nëse nuk ndan domosdoshmërisht me ne të njëjtat interesa. Për çështjet kryesore, unë mendoj se Trump ka të drejtë?- thotë Bode. Abaskal, është i një mendje më të, por thekson se e kupton që për Trump interesat e Amerikës janë të parat. ?Trump është presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe jo i botës. Për këtë arsye, ai do të përfaqësojë gjithnjë interesat e amerikanëve?- thekson ai. Abaskal shton se mbrojtja e sovranitetit të kombeve mbi interesat e elitave ndërkombëtare dhe korporatave shumëkombëshe, është ajo që ai dëshiron edhe për Spanjën.

Nga ana e saj Donato, beson se Trump e mbështeti qeverinë e re të Italisë, për arsye thjesht diplomatike.  Populizmi në Evropë, po rritet midis njerëzve, por po zvogëlohet midis atyre që janë në pushtet. Mbështetja e publikut nuk është e mjaftueshme.

Establishmenti që e ka drejtuar Evropën për dekada të tëra, nuk po i dorëzon çelësat e pushtetit. Dhe ai është i gatshëm të injorojë klithmat popullore për ndryshim. Për pasojë, populistët evropianë janë duke thurrur plane të reja për t?u ngjitur në pushtet. Ata e shohin Amerikën si një shembull të asaj që mund të presin. Koha do të tregojë, nëse ata do të jenë në gjendje të kenë sukses./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga