"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Nga Michael Schwirtz ?The York Times?
* Në fillim ishte një fushatë destabilizuese në Moldavi, e pasuar nga helmimi i një tregtari armësh në Bullgari, dhe më pas një grusht shteti në Malin e Zi. Vitin e kaluar, pati një përpjekje për të vrarë një ish-spiun rus në Britaninë e Madhe, përmes një agjenti të rrezikshëm nervor.
Edhe pse këto operacione kishin qartazi shenjat e shërbimeve sekrete ruse, autoritetet i panë në fillim ato si sulme të izoluara dhe pa lidhje më njëra-tjetrën. Por tashmë zyrtarët e sigurisë në Perëndim, kanë arritur në përfundimin se këto operacione, dhe potencialisht shumë të tjera, janë pjesë e një fushate të koordinuar dhe të vazhdueshme për të destabilizuar Evropën.
Ajo po zbatohet nga një njësi elitare brenda sistemit të inteligjencës ruse, e aftë në akte subversive, sabotime dhe vrasje. Grupi i njohur si ?Njësia 29155?, po operon prej të paktën 1 dekade. Por zyrtarët perëndimorë, e kanë zbuluar ekzistencën e saj vetëm kohët e fundit.
Zyrtarët e inteligjencës në 4 vende perëndimore, thonë se është e paqartë se sa shpesh mobilizohet në opracione kjo njësi. Ata paralajmërojnë se është e pamundur të dihet më saktësi, kur dhe ku do të godasin operativët e saj.
Synimi i ?Njësisë 29155?, nënvizon shkallën përmes së cilës presidenti rus Vladimir Putin, është duke e luftuar në mënyrë aktive Perëndimin, nëpërmjet të ashtuquajturës luftë hibride – një përzierje e propagandës, sulmeve kibernetike dhe dezinformacionit – si dhe një përballjeje të hapur ushtarak.
?Unë mendoj se e kemi harruar se sa të pamëshirshëm mund të jenë në vetvete rusët?- thotë Peter Zuok, oficer në pension i inteligjencës ushtarake, dhe ish-atashe i mbrojtjes në ambasadën amerikane, që shtoi se as ai vetë nuk ishte në dijeni të ekzistencës së kësaj njësie.
Ndërkohë përmes një mesazh telefonik me shkrim, Dimitri Peshkov, zëdhënësi i Putinit, i drejtoi formalisht disa pyetje rreth njësisë Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Ajo nuk bëri asnjë koment. E strehuar pas mureve të forta prej betoni në selinë e Qendrës 161 të Trajnimit të Specialistëve për Qëllime Speciale në lindje të Moskës, njësia ndodhet brenda hierarkisë komanduese të agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake, e njohur shkurt si GRU.
Megjithëse dihet shumë pak për operacionet e GRU, agjencitë perëndimore të inteligjencës, kanë nisur të kenë një panoramë më të qartë të arkitekturës së saj kryesore. Zyrtarët amerikanë, pretendojnë se disa muaj para zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016, dy njësi kibernetike të GRU, të njohura si ?26165? dhe ?74455?, hakeruan serverët e Komitetit Kombëtar Demokratik dhe fushatës së Hilari Klintonit, dhe më pas bënë publike komunikimet e brendshme më të sikletshme.
Ekipet e hakerave, veprojnë kryesisht nga Moska, mijëra milje larg objektivave të tyre. Ndërkohë, oficerët e ?Njësisë 29155? udhëtojnë në shumë vende të Evropës. Disa janë veteranë të dekoruar të luftërave më të përgjakshme të Rusisë në Afganistan, Çeçeni dhe Ukrainë.
Operacionet e saj janë aq të fshehta, sa që ekzistenca e kësaj njësie, ka shumë të ngjarë të jetë e panjohur edhe për operativët e tjerë GRU. Një foto e vitit 2017, tregon komandantin e njësisë, gjeneralin Andrei Averjanov, në dasmën e vajzës së tij.
Në krah të tij ndodhen koloneli Anatoli Çepiga, një nga 2 oficerët e akuzuar në Britani për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal. ?Kjo njësi e GRU-së që ka qenë aktive ndër vite në mbarë Evropën?- u shpreh një zyrtar evropian i sigurisë. Agjencitë perëndimore të inteligjencës, e identifikuan këtë njësi pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016 në Malin të Zi, ku 2 oficerë të njësisë speciale komplotuan vrasjen e kryeministrin e vendit, dhe pushtimin e godinës së parlamentit.
Por zyrtarët filluan të kuptonin më mirë axhendën specifike të njësisë, vetëm pas helmimit të Skripal në marsin e 2018-ës, nga një ish-oficer i GRU, që e kishte tradhtuar Rusinë duke punuar për britanikët. Skripal dhe vajza e tij, Julia, u sëmurën rëndë pas ekspozimit ndaj një agjenti nervori shumë toksik, por ia dolën të mbijetojnë.
Ky akt shkaktoi në një reagim të fortë, teksa më shumë se 20 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dëbuan 150 diplomatë rusë në një gjest solidariteti me Britaninë. Autoritetet britanike akuzuan 2 të dyshuar, që kishin hyrë në Britani me emra të rremë, por që më vonë u identifikuan si kolonel Çepiga dhe Aleksandër Mishkin.
Por operacioni ishte më kompleks. Një vit para helmimit, 3 operativë të ?Njësisë 29155? u nisën drejt Britanisë. Njëri ishte Mishkin. I dyti Sergei Pavllov. Zyrtarët e inteligjencës besojnë se operativi i tretë, me pseudonimin Sergei Fedotov, mbikëqyri misionin. Fedotov dhe Pavllov, kishin qenë pjesë e një ekipi që tentoi të helmonte tregtarin bullgar të armëve Emilian Gebrev në vitin 2015.
Ekipi do të tentonte dy herë, një herë në kryeqytetin Sofje, dhe herën e dytë në shtëpinë e tij buzë Detit të Zi. Duke folur para gazetarëve në muajin shkurt gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, shefi i shërbimit sekret britanik MI6, Aleks Janger, ngriti shqetësimin për kërcënimin në rritje nga ana e Rusisë, dhe foli për opercione tejet të koordinuara, pa përmendur ndonjë njësi specifike.
Ai shtoi:?Ne besojmë se ekziston një kërcënim i përhershëm nga GRU, dhe shërbimet e tjera të inteligjencës ruse?. Ndërkohë Kremlini e sheh Rusinë në luftë me një rend perëndimor liberal, që për të përbën një kërcënim ekzistencial. Në vitin 2006, Putin nënshkroi një ligj që ligjëron vrasjet të caktuara jashtë vendit. Por ?Njësia 29155?, nuk është i vetmi grupim i autorizuar për të kryer operacione të tilla.
Një direktivë e vitit 2012 nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, caktonte shpërblime financiare për 3 njësi të tjera për ?arritje të veçanta në shërbimin ushtarak?. Njëra ishte ?Njësia 29155?. Tjetra ?Njësia 74455?, që ndërhyri në presidencialet amerikane të 2016-ës. E treta ishte ?Njësia 99450?, oficerët e së cilës besohet se janë përfshirë në aneksimin e Gadishullit të Krimesë në vitin 2014./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Jacob Heilbrunn “National Interest”* Po bëhet gjithnjë e...
Një studim i kohëve të fundit i kryer në Suedi, zbuloi se rr...
Nëse thua “bunkeri i fundjavës”, shumica e njerëzve do ta im...
Nga Mike Giglio “The Atlantic”* Prej javësh, Iraku është tro...
Për shumë njerëz që aspirojnë të bëhen një ditë astronautë, ...
Nga Quassim Cassam “Newstatesman”* Pak orë pasi financieri a...
Bota natyrore, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tonë me...
Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin...
A mendoni se mjeku juaj ka bërë gabuar në diagnostikimin e s...
Një studim i ri, ka studiuar rolin që luan toni i zërit, kur...
Nga James Rogers “The Bulletin”* Më lejoni të “pikturoj” një...
Nga Christiane Hoffmann “Der Spiegel”* Është e natyrshme që ...
Nga Davod Konjikusic “Political Critique”Dy djem 17-vjeçarë,...
Nga Roger Cohen “The New York Times”26 nëntor 2000 – Pavarës...
Kur Lilian Kalderon-Garsiduenas, zbuloi shenjat të bollshme ...
BE e Turqia me marrëveshjen e tyre donin të pengonin fluksin...
Libri i ri i studiuesit serb Zoran Nikoliç “Atlasi i kufijve...
Në Bibël, Luçiferi ishte një nga engjëjt në pozitën e krahut...
Zai Fundon e pushkatuan në mesditën e 23 shtatorit të 1944-s...
Nga Noah Barkin “Foreign Policy”* Në fillim të muajit gusht,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...