Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Akademiku, Artan Fuga, ka reaguar publikisht kundër ministres së arsimit, Besa Shahini perms një letre.
Fuga e akuzon Shahinin se kjo e fundit po përpiqet të zhduk Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Por Akademiku shton më tej se “historia nuk do ta lejojë kurrë” një gjë të tillë.
?Ju paskeni në plan të zhdukni Akademinë e Shkencave të Shqipërisë duke e integruar në një të vetme me Akadaeminë e Shkencave të Maqedonisë, Malit të Zi? Këtë historia nuk do t?ua lejojë kurrë! As ne!?, ka shkruar Fuga në letrën e tij drejtuar Ministres.
Postimi i plotë i Artan Fugës në rrjetet sociale
Skandal : Ministria Besa Shahini shpall synimin për zhbërjen e akademisë të shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe “integrimin” e tyre me atë të Maqedonisë dhe Malit të Zi !
Lexojeni :
—–
Besa Shahini :
Përgëzoj nismën e deputetëve për ta çuar përpara reformën në Akademinë e Shkencave! Ka kaluar shumë kohë qëkur ka filluar debati për reformën dhe sot duhet të shohim frytet e saj!
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka facilituar procesin e hartimit të një projektligji të ri, i cili do të mundësojë modernizimin e Akademisë duke themeluar një grup pune me anëtarë të Akademisë.
Grupi i punës ka hartuar projektligjin reformues, të cilin duhej ta nisja për mendim në Këshill të Ministrave.
Por meqë debati mbi të nuk kishte shterruar dhe kishte ende zëra për ndryshime të mëtejshme, jam e lumtur që me nismën e deputetëve ky dokument shkon direkt në parlament, aty ku përplasen idetë e ndryshme me qëllim arritjen e një teksti të vetëm ligjor ku përfshihen elementët më të mirë!
Do të jem edhe unë pjesë e këtij debati ku do të paraqes idenë time për të vendosur në ligj bazat e fillimit të një përafrimi të akademive shqiptare në rajon me synim integrimin në një të vetme.
——————-
Artan Fuga :
Pershendetje zonja Besa Shahini, unë mendoj që nuk ka vend fare për të qenë e lumtur kur është fjala për këtë dështim tuajin spektakolar dhe të ministrisë që drejtoni. Ju ishit ngarkuar të përgatisnit dhe të çonit bashkë me akademinë e shkencave projektligjin në qeveri dhe ju nuk e bëtë këtë gjë. Sepse ju nuk arritët dot t’a mbanit përgjegjësinë që ju takonte! Sepse me urdhër ua morën iniciativën që kishte arritur në fundin e saj. Ju nuk keni pasur as guximin që të publikoni rezultatet e konsultimit me komunitetin e universitarëve të vendit, as të bëni publike atë. Ju nuk keni mundur as të realizoni integrimin e platformave alternative sipas porosisë që Ju kishte dhënë kryeministri Juaj! Ju as keni pranuar t’i dëgjoni zërat kundër asaj që akademia e pareformuar po paraqet me grupin e drejtuar nga Skender Gjinushi. Roli i ministrisë tuaj në këtë grup ka qenë zero! Ndërkohë që ishit zyrtarisht pjesë e tij si ministri. Ju madje keni refuzuar të takoni akademik që kanë dashur t’ju paraqesin shqetësimet e mëdha për censurën e vendosur në akademi për zërin alternativ. Dhe tani, këtë pafuqi tuaj për paaftësinë tuaj, e paraqisni si lumturi që të tjerë bëjnë si duan me atë që u ishte ngarkuar juve si detyrë! Pranoni të jeni në një mbledhje komisioni ku akademia të jetë e pranishme me përfaqësuesin e grupit të saj të punës, kurse mendimi alternativ të përjashtohet. Kjo është lumturia juaj? Ju paskeni në plan të zhdukni akademinë e shkencave të Shqipërisë duke e integruar në një të vetme me akademinë e shkencave të Maqedonisë, Malit të Zi ? Sepse në të dy vendet akademikët shqiptarë atje kanë të drejtën e vendeve të tyre ? Këtë historia nuk do t’ua lejojë kurrë! As ne! Unë mendoj se e gjitha kjo është krejtësisht një dështim dhe vjen nga paaftësia juaj në këtë proces. Por, tani kuptoj se përse ndodh. Ju doni t’a zhbëni identitetin e veçantë të akademisë të shkencave të Shqipërisë! Por, komuniteti universitar, dhe unë si pjesë e profesoratit shqiptar nuk tutemi. Historia do e thotë fjalën e saj madje shumë shpejt! Ditë të mbarë Artan Fuga
Policia ka bërë të mundur finalizimin e një tjetër operacion...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Ba...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën ...
Parashikohet një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku mund të...
Mediat pranë PD-së dhe Lulzim Bashës, në këto kohë të të vës...
U zhvillua sot aktiviteti “Me dyer të hapura” në Prokurorinë...
Dëshiron të punosh në Gjermani? Edhe pse je i huaj dhe nga n...
Lajmi se këngëtarja e njohur shqiptare Loredana është arrest...
Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prind...
Në episodin e katërt të “Game of Thrones”, “incidenti” i vog...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka nxjerrë të dhëna të...
Lajmi për arrestimin e Loredanës nën akuzë për mashtrim dhe...
Uji është shumë i rëndësishëm për të gjithë njerëzit si për ...
Më datë 16 maj, Jonida Maliqi do të na përfaqësojë në Eurovi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur vetëm pak minuta më pa...
Një shqiptar është gjetur i pajetë në liqenin e Gjenevës. Ng...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon sot...
Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit të ndjerë të Transport...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...