LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga kokaina tek abuzim me të mitur/VIP-at shqiptarë që kanë pasur probleme me ligjin

10 Maj 2019, 09:40, Aktualitet CNA

Lajmi  për arrestimin e Loredanës nën akuzë për mashtrim dhe zhvatje ndaj një çifti zviceran, shkaktoi shume bujë në gjithë median shqiptare.

Por cilët janë Vip-at e tjerë shqiptarë të cilët kanë pasur probleme me ligjin?

Zbulojini më poshtë…

Stresi

31-vjeçari Arkimed Lushaj i njohur me emrin e tij te artit si Stresi, u ndalua para disa muajsh në një hotel në Linzë, teksa në dhomën e tij u gjet një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë dhe 12 fishekë.

Avokati i reperit vendosi të mos e çonte çështjen për ankimim në Gjykatën e Apelit, duke pranuar kështu dënimin arrest me burg për armëmbajtje pa leje.

Por edhe në vitin  2011, Stresi u denoncua nga Leonard Bombaj se e kishte kërcënuar dhe dhunuar për të rikthyer në shkollën ?Sirea? aktoren Ajsi Xhaxhaj. Më pas, Stresi u la i lirë me kusht ndërsa i konsideroi të pavërteta akuzat e regjisorit, duke deklaruar për ?Panorama? se në fakt, vetë Bombaj i kishte ofruar para në këmbim të heshtjes, pasi Stresi dhe miqtë e tij e kishin dhunuar për shkak të abuzimit që regjisori, kishte kryer ndaj ish-nxënëses së tij Ajsi Xhaxhaj, mikeshë e reperit.

Gjjithashtu ai është ndaluar edhe herë të tjera për përfshirjen në sherre, lëvizje me makinë mbi shpejtësinë e lejuar, etj.

 

 

Liljana Kondakçi

Lajmi se këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg në Itali për trafik droge, pushtoi median shqiptare në vitin 2011.

Sipas mediave, ajo kishte pseudonimin ?La Mamma?- mamaja dhe ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë, dhe po vuante dënimin në një burg në Cosentino-s, në Cosenza, pasi u arrestua në Greqi.

E ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në vitin 2013, Kondakçi u shpreh se kishte parapëlqyer të mos jepte deklarata në median e shkruar, për shkak se donte që intervista e saj e parë publike të bëhej në një emision live, ku do të ishte edhe më e besueshme për publikun.

?I respektoj mediat, nuk i gjykoj.Meqë unë dhe familja ime nuk kemi patur kurrë probleme të kësaj natyre, nuk i njihja ligjet që ekzistojnë atje.Mendoja se kjo punë kishte mbaruar. Në fakt, kishte mbetur pa u mbyllur dhe ky sqarim, u bë pa prezencën time, sepse u tha që kjo çështje u mbyll.Pas 4 vitesh, sikur edhe një orë të të dënojnë ata, ti je e detyruar të shkosh. Sigurisht që shkova. Nuk më arrestoi njeri, siç thuhet këtu.Shkova në Itali, e mbylla dhe u ktheva me shumë mall dhe me shumë qetësi që kjo punë u mbyll dhe jam shumë e lumtur që jam këtu pranë jush?,u shpreh ajo.

 

Leonard Bombaj

Në vitin 2010, lajmi se Ajsi Xhaxhaj, ne ate kohe 15 vjeçe, denoncoi regjisorin Leonard Bombaj se kishte abuzuar me të, bëri bujë në mediat shqiptare.

Ajsi thonte se abuzimi seksual kishte ndodhur gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e ?Sirea Film?, si edhe protagoniste e projektit televiziv ?Kripmjaltëzat?.

Por Leonard Bombaj deklaroi se asnjëra nga pretendimet e vajzës nuk ishin të vërteta dhe se gjithçka nga ana e saj kishte si motivacion kërkesën për vëmendje. Në vitin 2011, ai publikoi  një libër të titulluar ?Në emër të atit, të birit dhe shpirtit të zbathur?, ku rrëfente për një vajzë 15-vjeçare me emrin Ambla, ?gënjeshtare?, ?kokëkrisur? e cila ?trafikohej me dëshirë? dhe që sipas tij, është personifikimi i Ajsit.

Gjykata e shpalli të pafajshëm regjisorin, në mungesë të provave.

 

Çështja u rikthye në vëmendje në mars të 2017-ës, kur Ajsi Xhaxhaj foli publikisht për akuzat për abuzim seksual ndaj saj nga Bombaj, në një intervistë tek ?Pasdite në Top Channel?.

?Bëhet fjalë për moshën nga 10 deri në 15 vjeçe?, u shpreh Ajsi, ?Thanë që e bëra për famë, por përse duhet ta bëja për famë, kur unë isha idhull i bashkëmoshatarëve të mi? U tha që e bëri për lek. Teorikisht, unë duhet të kisha shumë para. Mua më vinte një fletë çdo muaj se sa para më hidheshin në llogari, por unë s?i pashë kurrë.?

Suela Kalaja

Në dhjetor të 2016-ës, këngëtari Saimir Çili dhe bashkëshortja, Suela Kalaja, paditën njëri- tjetrin për dhunë.

Sipas burimeve të ?VIP Pages?, Kalaja i kishte qëlluar në shuplakë Çilit, teksa debatonin. Për këtë, këngëtari bëri një kërkesë për urdhër mbrojtjeje ndaj bashkëshortes.

Edhe pse më vonë marrëdhëniet mes tyre u rregulluan, Prokuroria e Tiranës vendosi të ngrejë një akuzë zyrtare për dhunë në familje ndaj Suela Kalasë. Por, edhe këngëtarja nga ana e saj bëri një denoncim në polici, duke dëshmuar se kishte qenë viktimë e dhunës në familje. Ndërkaq, vijuan edhe procedurat për divorc.

Saimir Çili dhe Suela Kalaja janë prindër të një vajze, Isea, e cila ishte konkurrente tek sezoni i fundit i ?The Voice Kids?.

Pas kësaj, Suela Kalaja u shpall e pafajshme nga gjykata.

Në korrik të 2017-ës, përsëri ?VIP Pages? publikoi lajmin se Suela Kalaja ishte martuar me biznesmenin Arjon Abdyli.

Në shkurt të 2019-ës, e ftuar tek emisioni ?Ftesë në 5?, Suela Kalaja foli me tone çuditërisht të buta për marrëdhënien me ish- bashkëshortin.

?Për hir të vajzës do të jemi gjithmonë të dy, deri në fund. Sa mirë që Zoti më bëri psikologe dhe e kam superuar këtë pjesë.?

?Në fakt, situata me Saimirin nuk ishte në ato nivele. Por portalet shkruajtën dhe u bë e madhe.?

 

Lajmet e fundit nga