
Kalime vranësirash, temperaturat ulen me 2-3 gradë/ Moti për ditën e sotme
Pjesa e parë e ditës do të sjellë kthjellime në zonat ...
Pas problemeve të hasura vitin e kaluar me provimin e matematikës në Maturën Shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Sportit ngriti një grup pune për të analizuar të gjithë procesin, aktet ligjore dhe nënligjore, rregulloren.
Qëllimi i kësaj nisme ishte që të zbulojë elementet e nevojshme që duhet të ndryshojnë, për të shërbyer përtej përmirësimit të testeve apo administrimit më të mirë të procesit. Puna e bërë, i paraprin vitit të ardhshëm dhe maturës 2022-2023, për të pasur një reformë ose disa ndryshime rrënjësore që do ta përmirësojnë këtë proces.
Raporti i gjetjeve është prezantuar në një takim në Ministrinë e Arsimit, ku morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të kësaj ministrie dhe drejtues të institucioneve të varësisë në Arsimit Parauniversitar.
Gjetjet e analizës së kryer nga grupi i punës në lidhje me Maturën Shtetërore kanë diktuar nevojën për disa ndryshime dhe përmirësime.
Ndryshimi i parë që është propozuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit bazuar në këto gjetje, është që vitin e ardhshëm të pilotohet një testim elektronik i vëzhguar, për pranimin në programet universitare të studimit që janë shumë të kërkuara, siç është programi Mjekësi e Përgjithshme apo stomatologji. Ky testim, mendohet të jetë në formatin e provimeve të licencave, i cili organizohet nga QSHA.
Ministrja Kushi nënvizoi se qëllimi i këtij testimi është nxitja e mëtejshme e meritokracisë, shmangia e fiktivitetit të mundshëm në vlerësimin e 3 viteve të mëparshme nga shkolla të ndryshme të vendit, por edhe gjatë provimit të maturës. Fondi i pyetjeve natyrisht lidhet me lëndët kryesore që të çojnë drejt programeve të mjekësisë, dhe bëhet një renditje tjetër në bazë të rezultateve që kanë maturantët nga ky testim.
Pika e dytë e propozuar ka të bëjë me ndryshimin e një pike të rregullores së Maturës Shtetërore që parashikon se nuk ka rivlerësim të testit.
“Ne nuk jemi të pagabueshëm, sepse kur themi që nuk ka rivlerësim të testit kjo nënkupton që ne jemi të pagabueshëm. Nuk ka mësues të pagabueshëm, vlerësues të pagabueshëm. Ne propozojmë që ta rishikojmë këtë pikë,” – nënvizoi ministrja.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që rivlerësimi i testit do të kërkonte shumë kohë, shumë njerëz që angazhohen, mund të vononte procesin. Por nga ana tjetër, kjo është një e drejtë themelore që çdo njeri, çdo maturant, çdo student duhet ta ketë”, - u shpreh znj. Kushi.
Pika e tretë ishte përmirësimi i fondit të pyetjeve dhe mënyrave të përgatitjes së testit përfundimtar. Ministrja Kushi tha se duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të shmangur pyetjet jashtë programit apo pyetjet që nuk përputhen me nivelin e vështirësisë./E.T-CNA.al
Pjesa e parë e ditës do të sjellë kthjellime në zonat ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi sot në ...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Tiranë u mo...
Fundjava pritet të sjellë ulje temperaturash dhe reshj...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Sil...
Uji i pijshëm në këto ditë të nxehta është kthyer në n...
Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperatura ...
Mbetemi në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmo...
Ashtu si këto ditët e fundit, edhe nesër vendi ynë do ...
“Mbi 10 mijë fëmijë, gra, të moshuar dhe persona me af...
Mjeku Erion Dasho, ka folur në lidhje me rritjen e shi...
Prej ditësh, në vendin tonë, kanë mbizotëruar temperat...
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pj...
Gjatë vitit 2021, 648 mijë persona kërkuan azil në Ba...
Duke filluar nga dita e sotme, regjistrimi i nxënësve ...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës s...
Nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testimin e Gjuhës Shq...
Ardhja e stinës së verës për të gjithë ne është sin...
Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga i nxeht...
Lodhja, djersitja, vjellja, dhimbja e kokës, marramend...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...