
Sportiv dhe i veshur kuq e zi/ Meta "shkrin" talentin në futboll
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka ndarë foto ku shihet i vesh...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka ndarë foto ku shihet i vesh...
“Mbi 10 mijë fëmijë, gra, të moshuar dhe persona me aftësi ndryshe janë mbështetur me shërbime sociale në 3 vitet e para të Fondit Social. E ardhmja e Fondit Social është bashkimi i të gjitha fondeve dhe burimeve në një ombrellë”
Tiranë, 5 Korrik – Në tre vjetorin e krijimit të Fondit Social, si një instrument i qeverisë shqiptare për të ngritur dhe garantuar qëndrueshmërinë e shërbimeve sociale në territor, është organizuar një aktivitet ku është bërë një bilanc i arritjeve konkrete, për mbështetjen e bashkive për krijimin e shërbimeve të reja sociale në territor. Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale merrnin pjesë Ministrja Ogerta Manastirliu, kryetarë të bashkive, drejtues të organizatave të UN në Shqipëri, të Zyrës së Bashkimit Europian si dhe organizata të shoqërisë civile. Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se në tre vjet janë ngritur 40 shërbime sociale në territor, përmes Fondit Social, duke mbështetur mbi 10 mijë përfitues.
“Ajo çfarë sot mund ta themi me gojën plot dhe për të cilën jemi krenarë, është që kemi arritur që të kemi 40 shërbime sociale në bashki falë Fondit Social. Janë 32 bashki dhe qarqe në të cilat ne, nëpërmjet Fondit Social kemi ngritur shërbimet sociale për të moshuarit, për fëmijët në nevojë, për gratë e dhunuara dhe të trafikuara, për komunitetin rom dhe egjiptian, për personat me aftësi ndryshe. Dhe janë më shumë se 10 mijë përfitues nga mbështetja që qeveria shqiptare ka realizuar në këto 3 vite, nëpërmjet Fondit Social”, tha Manastirliu, duke bërë me dije se sot të 61 bashkitë e vendit kanë planet e tyre sociale.
Ministrja Manastirliu në fjalën e saj, vlerësoi faktin se shërbimet e reja të ngritura në bashki, përmes mekanizmit financiar të qeverisë, atë të Fondit Social, po realizohen me profesionistë të fushës.
“Janë 287 profesionistë, nga punonjës socialë, tek psikologë, tek kujdestarët, tek ndihmësit në rrjetin e shërbimeve sociale të financuara nga Fondi Social, që punojnë me kategoritë në nevojë. Kemi garantuar që nëpërmjet statusit të punonjësit social, çdo punonjës social ashtu sikurse çdo psikolog është i liçensuar. Pra dimë, që shërbimet sociale bëhen nga profesionistë që dinë veprojnë, që kemi garanci që veprojnë sipas protokolleve dhe standardeve më të mira dhe mbështesin më këto standarde të gjitha kategoritë apo individët që janë në nevojë dhe marrin shërbime në këto qendra”, tha Manastirliu.
Duke folur për rolin e bashkive në ofrimin e shërbimeve sociale direkte, Manastirliu i ka ftuar ato për të harmonizuar veprimet në funksionin të rritjes së kapaciteteve të bashkvie për ofrimin e shërbimeve sociale, ndërkohë që ka bërë me dije se do të ketë dhe riorganizim të vetë Fondit Social, për të bashkuar të gjitha fondet nën një ombrellë.
“Do të kemi një riorganizim të vetë Fondit Social në raport me kriteret e përfitimit, në raport me kontributin e bashkive, por edhe në harmonizimin me fondet e donatorëve. Besoj Fondi Social do ta ketë këtë të ardhme, të bashkimit në një ombrellë të të gjithë fondeve dhe burimeve. Dhe kur them bashkim, them bashkim mekanik por edhe harmonik në raport me aplikimet, në raport me hartën e madhe të shërbimeve sociale, që të jemi shumë transparentë dhe mbi të gjitha - dhe këtë do t’ua kërkoj ju si bashki - transparencën dhe llogaridhënien në ofrimin e shërbimeve”, tha Manastirliu.
Fondi Social është mekanizmi financiar, nëpërmjet të cilit sigurohet mbështetje financiare për njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim, përmirësimin e standardeve të ofrimit të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror; planifikimin e krijimin e shërbimeve të reja të munguara, si dhe zhvillimin e politikave sociale në nivel qendror dhe vendor. Një mekanizëm i tillë mundëson financimin në të gjithë territorin, duke balancuar edhe shpërndarjen e tij sipas nevojave në nivel lokal.
Deri tani përmes Fondit Social është bërë e mundur: Krijimi dhe funksionimi për herë të parë i shërbimit lëvizës në banesë për personat me aftësi të kufizuar; Krijimi dhe funksionimini për herë të parë i shërbimit të Asistencës Shtëpiake për të moshuarit e vetmuar dhe të braktisur, apo për persona me probleme të shëndetit mendor. Janë ngritur 8 Shërbime Lëvizëse Komunitare në nivel Bashkie; 14 Qendra Komunitare Multifunksionale; 5 shërbime emergjence multifunksionale për grupet në situatë risku dhe viktimat e dhunës në familje; 13 shërbime të specializuara në 6 qarqe dhe në partneritet me OJF-të partnere. Deri para krijimit të Fondit Social, 27 bashki nuk kishin asnjë shërbim social në territor. Sot, janë financuar të 27-a këto bashki, duke e çuar në 59 numrin e bashkive që ofrojnë shërbime sociale.
Mjeku Erion Dasho, ka folur në lidhje me rritjen e shi...
Prej ditësh, në vendin tonë, kanë mbizotëruar temperat...
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pj...
Gjatë vitit 2021, 648 mijë persona kërkuan azil në Ba...
Duke filluar nga dita e sotme, regjistrimi i nxënësve ...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës s...
Nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testimin e Gjuhës Shq...
Ardhja e stinës së verës për të gjithë ne është sin...
Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga i nxeht...
Lodhja, djersitja, vjellja, dhimbja e kokës, marramend...
Deri në orët e mesditës territori shqiptar do të jetë ...
Çdo shtet ka emrat e vet më të përdoruar, që ua vendos...
Të gjithë kemi dalë jashtë shtetit dhe habitemi se sa ...
Policia Rrugore gjobit çdo makinë që nuk parkon në vendin ...
Moti “përvëlues” që ka mbërthyer vendin tonë parashiko...
Me ardhjen e stinës së verës, janë shtuar edhe zjarret...
Vijojnë masat ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme të j...
Shumë prej nesh menduam se do të kemi një verë të qetë...
Profesor Bardhyl Musai ka folur për provimet e Maturës...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime në zonën perëndimor...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të ...
Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi i shpërtheu lënda plasë...
Më datë 26.03.2023, në rrugën "Ndre Mjeda", në një gar...
Një 49-vjeçar ka tentuar që të korruptojë efektivët e ...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po ...
Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sekto...
Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indika...
Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe n...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...