“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Në ditët e sotme krahas COVID-it që është rikthyer fuqishëm duke rritur numrin e të infektuarve, një tjetër alarm po ngrihet nga OBSH-ja dhe është pikërisht lia e majmunit, duke e shpallur edhe emergjencë globale.
Për më shumë mbi këtë virus na informon Prof. Dr. Arben Pilaca, mjek infeksiolog pranë spitalit "Hygeia".
Lia e majmunit është një virus që e ka origjinën nga kafshët e egra dhe që ndonjëherë transmetohet edhe te njerëzit. Ky virus fillimisht u shfaq në ato të ashtuquajtura territoret e veta, siç janë vendet e Afrikës qendrore dhe perëndimore, por përhapja e këtij virusi jashtë këtyre territoreve, pra edhe në vende që nuk mendohej se mund të shfaqej, si në Europë, Amerikë, Kanada, Azi, në rreth 70 shtete (afërsisht 16,000 të infektuar), të cilat kanë sinjalizuar prezencën e këtij lloj virusi, duke bërë që ky virus tashmë të konsiderohet si infeksion epidemik. Prandaj nisur nga vlerësimi i situatës OBSH-ja u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të shtojnë kujdesin karshi këtij virusi.
A ka mbërritur ky virus në Shqipëri?
Deri më tani në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të infektuar nga ky virus, por kjo nuk do të thotë qe ne nuk duhet të marrim masa me qëllim që të jemi të përgatitur për mënyrën se si duhet të sillemi në rast se ky virus do të shfaqet edhe në vendin tonë.
Kur duhet të fillojmë të shqetësohemi, pra cilat janë ato shenja që duhet të jenë kambanë alarmi?
Dy janë gjërat që duhet të kemi parasysh, të ndajmë personat që janë të dyshuar se janë prekur dhe ata që janë të konfirmuar si të tillë. Rekomandimet e OBSH-së janë të qarta, pra të dyshuar konsiderohen ata persona që kanë pasur kontakt apo kanë ardhur nga zona që konsiderohen si vatra të këtij virusi, dhe në këto raste, pavarësisht nëse kanë apo jo shenja, rekomandohet që këta persona duhet të vetizolohen për 21 ditë. Ndërsa në raste kur personat manifestojnë edhe shenja të tipit kruarje, irritime në lëkurë (pucrra apo çarje), temperaturë, ethe dhe lodhje atëherë ata duhet të paraqiten menjëherë pranë institucioneve shëndetësore me qëllim që të testohen nëse janë ose të prekur nga ky lloj virusi.
A është ky virus jetëkërcënues?
Për sa i përket këtyre lloj infeksionesh që kanë prejardhjen nga kafshët dhe transmetohen te njerëzit nuk kemi shumë eksperiencë, por nga rastet që kemi deri më tani mund të themi që nuk kemi pasur raste që janë jetëkërcënuese, pra nuk kemi të dhëna që kemi të bëjmë më një virus të rrezikshëm.
Një ditë më parë Komisioni Europian miratoi vaksninën Imvanex, vaksinë që dikur është përdorur për linë e zezë, kjo me qëllim për të përmirësuar gadishmërinë mbrojtëse të vendeve kundër këtij virusi. Pra, kemi të bëjmë me një vaksinë që në vendin tonë është përdorur deri në vitin 1980 kundër Lisë së Zezë. Mund të themi që kemi ngjashmëri midis këtyre dy sëmundjeve duke qenë se po përdoret e njëjta vaksinë?
Lija e zezë dhe lija e majmunit kanë afërsi pra deri diku konsiderohen të të njëjtës familje, prandaj edhe personat që dikur kanë qenë në kontakt, pra janë vaksinuar për linë e zezë janë më të mbrojtur nga Lija e Majmunit rreth 80-85%, pra personat që kanë bërë këtë vaksinë preken pak ose aspak nga ky virus dhe ky është një lajm i mirë. Pra nuk jemi përpara një situate krejtësisht të panjohur siç ishim në rastin e Covidit, pra duhet t’I ndajmë, me Linë e majmunit nuk kemi të njëjtën shpejtësi dhe mënyrë transmetimi sic kishim me Covidin, Lija e majmunit ndryshe nga Covidi kërkon një kontakt të ngushtë fizik me personin apo kafshën e infektuar, apo kontakt me mjetet që janë prekur nga të infektuarit, por, gjithësesi mund të themi që ekspertët janë akoma në studim e sipër të këtij lloj virusi, për të kuptuar më mirë mënyrën dhe shkallën e infektimit që ky virus ka te njerëzit./ CNA.al
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Një studim i ri zbulon se dremitjet e shpeshta mund të...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Kardiologu Dr. Shk. Alfred Nona ka folur sot për valvulat ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në "ABC N...
Tri ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpal...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve t...
Rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën vlerësohet të ke...
Komiteti i Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin ...
Komisioni Europian ka miratuar përdorimin e vaksinës së li...
Një analizë e thjeshtë gjaku që mund të zbulojë kancerin e...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, disa q...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës s...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vendosë sot n...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Prej më shumë se dy vitesh, bota u pushtua nga pandemi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...