BE-ja miraton përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunëve
Komisioni Europian ka miratuar përdorimin e vaksinës së li...

Komiteti i Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin e lisë së majmunit është mbledhur sot në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për planin e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, pas shpalljes së lisë së majmunit si emergjencë shëndetësore globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh:
“Kemi ngritur një komitet të ekspertëve për parandalimin dhe kontrollin e lisë së majmunit, duke vendosur prioritet hartimin e një plani të përgjigjes dhe gatishmërisë për të gjitha strukturat, në funksion të parandalimit dhe kontrollit të kësaj sëmundjeje infektive. Ndaj ky komitet do të punojë për të monitoruar dhe për të ndjekur planin e masave që po hartohet nga ISHP. Tashmë drafti i parë i planit të masave ka përfunduar. Pavarësisht se Shqipëria është një vend që hyn në vendet e nivelit të parë, pra konsiderohet me një risk të ulët, masat tona dhe përgatitja jonë do të jetë e plotë në mënyrë që të fuqizojmë kapacitetet tona”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se janë marrë masa për fuqizimin e kapaciteteve, duke nisur nga testet laboratorike specifike që tashmë kryhen në ISHP.
“Ajo çfarë ne kemi bërë në parapritje edhe të këtij vendimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që kemi fuqizuar kapacitetet tona në laboratorin e virologjisë në Insitutin e Shëndetit Publik. Aktualisht kanë mbërritur në Institut përgjatë kësaj periudhe 3250 teste për identifikimin dhe diagnostikimin e lisë së majmunëve. Nga ana tjetër, përveç rritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve tona të laboratorit, kemi marrë masa për fuqizimin e të gjithë rrjetit të survejancës sentinel. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masat së bashku me Operatorin e Kujdesit Shëndetësor, me strukturën e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' për trajnimin e mjekëve, një element shumë i rëndësishëm në funksion të kontrollit dhe parandalimit të kësaj sëmundjeje”, tha Manastirliu.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infetive në ISHP, prof. Silva Bino u shpreh:
“Çfarë kemi bërë ne deri tani në ISHP është përgatitja laboratorike. Pra, ne kemi kapacitetet për të identifikuar virusin. Kemi kryer edhe trajnime dhe do të kryejmë edhe trajnime të mëtejshme në lidhje me marrjen dhe transportin e mostrës, pasi edhe rekomandimet kanë ndryshuar, sidomos edhe kohët e fundit në lidhje me marrjen e disa mostrave, për të qenë sa më efikasë në diagnostikim”.
Më datë 23 korrik, OBSH ka aktivizuar në nivelin e saj të lartë alarmin në lidhje me shpërthimin e lisë së majmunëve, duke shpallur këtë virus një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar./CNA.al
Komisioni Europian ka miratuar përdorimin e vaksinës së li...
Një analizë e thjeshtë gjaku që mund të zbulojë kancerin e...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, disa q...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës s...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë do të vendosë sot n...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Prej më shumë se dy vitesh, bota u pushtua nga pandemi...
Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka...
Europa po përballet me valën e të nxehtit rekord, teks...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës n...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Punonjësit e zyrës janë më të prirur ndaj goditjeve dhe su...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Shkencëtarët kanë zbuluar një arsye pse burrat kanë më...
Me temperaturat rekord në rritje në mbarë botën, kërki...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nga të dy gjinitë, kush do të mendoni se është më në r...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...