Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...

Europa po përballet me valën e të nxehtit rekord, teksa disa qeveri kanë aktivizuar gjendje të emergjencës shëndetësore.
Më poshtë mund të mësoni se cilat janë rreziqet shëndetësore nga i nxehti dhe si të mbroheni:
I nxehti ndikon në shëndet në shumë mënyra.
Lodhja nga i nxehti, që përfshin marramendje, kokëdhimbje, dridhje të trupit dhe etje, mund të prekë këdo dhe zakonisht nuk është e rrezikshme nëse një person arrin të ulë temperaturën e trupit brenda 30 minutash.
Versioni më serioz është goditja nga i nxehti apo kur temperatura e brendshme e trupit shkon mbi 40.6 gradë celsius. Kjo është emergjencë shëndetësore që mund të shkaktojë dëme afatgjata të organeve apo edhe vdekje.
Simptomat përfshijnë frymëmarrje të përshpejtuar, konfuzion ose konvulsione dhe të përziera.
Disa njerëz janë më të ndjeshëm nga i nxehti ekstrem, përfshirë foshnjat dhe personat më të moshuar. Po ashtu, të rrezikuar janë edhe ata që duhet të qëndrojnë aktivë, sikurse janë të pastrehët.
Problemet ekzistuese, përfshirë sëmundjet e frymëmarrjes dhe ato kardiovaskulare, por edhe diabeti, po ashtu rrisin rrezikun dhe i nxehti mund të përkeqësojë shëndetin e personave që kanë probleme ekzistuese.
“Kur shihni ditë të nxehta sikurse ditët e fundit, ka të ngjarë të ketë rritje të vdekshmërisë në grupet e njerëzve që kanë këto sëmundje”, tha Shakoor Hajat, epidemiolog i ambientit në Shkollën e Londrës për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale.
Globalisht, nën gjysmë milioni vdekje në vit vlerësohet se shkaktohen nga i nxehti, është thënë në një studim të publikuar vitin e kaluar nga revista "The Lancet", edhe pse studimi nuk ka pasur të dhëna për shumë shtete me të ardhura të ulëta.
Sipas të dhënave, më shumë njerëz vdesin nga i ftohti, por kjo pritet të ndryshojë, kanë paralajmëruar hulumtuesit.
Ndotja e ajrit, po ashtu, rritet gjatë valëve të të nxehtit, paralajmëroi javën e kaluar Shoqata Botërore e Meteorologjisë, duke thënë se shkaktohen edhe efekte të dëmshme shëndetësore.
I nxehti gjithashtu mund të çojë në lindjen e foshnjave me peshë të ulët, në lindje të parakohshme, thuhet në një sërë studimesh.
Por, po ashtu ka edhe rreziqe që janë më pak evidente. Lawrence Wainwright, ligjërues në Universitetin e Oksfordit, tha se nivelet e vetëvrasjeve dhe problemeve të shëndetit mendor shpesh rriten gjatë valëve të të nxehtit.
Shkencëtarët argumentojnë se ende nuk ka të dhëna për ndonjë ndikim të të nxehtit te pacientët me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Ekspertët thanë se vdekjet nga i nxehti ndodhin më shumë në fillim të verës, kur trupat e njerëzve ende nuk janë mësuar me ndryshimin e temperaturave.
Vendndodhja po ashtu ka rëndësi. Njerëzit që jetojnë në vende ku rëndom nuk ka temperatura të larta janë më të rrezikuar. Ndër ta janë edhe qytetarët e disa pjesëve të Europës.
Megjithatë, ka kufizime dhe njerëzit në mbarë botën janë në rrezik nga moti i nxehtë që po shkaktohet nga ndryshimet klimatike. Veçanërisht janë të rrezikuar njerëzit që në ditë të nxehta bëjnë punë fizike.
“Në të gjitha shtetet në botë, për të cilat kemi të dhëna, ka një rritje të rrezikut të vdekshmërisë për njerëzit që u ekspozohen temperaturave të larta”, tha Eunice Lo, shkencëtar i klimës në Universitetin Bristol në Anglinë perëndimore.
Një numër i agjencive europiane të shëndetit publik kanë dhënë këshilla se si njerëzit të ulin temperaturën e trupit, duke këshilluar që njerëzit të mos e sforcojnë veten dhe të qëndrojnë të hidratuar.
Goditja nga i nxehti është emergjencë shëndetësore dhe kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor.
Agjencitë e shëndetit publik, po ashtu, i kanë këshilluar që qytetarët, që u përkasin kategorive më të ndjeshme, të shtojnë kujdesin.
Që nga 12 korriku, pjesë të Europës po përballen me temperatura të larta, që kanë shkaktuar zjarre në Francë, Portugali, Spanjë, Greqi, Kroaci dhe gjetkë. Si pasojë e të nxehtit, mbi 1.000 persona kanë vdekur në Spanjë dhe Portugali javën e kaluar.
Portugalia ka shënuar më 14 korrik temperaturë rekord prej 47 gradësh celsius.
Më 2003-shin, gjatë valës së të nxehtit që përfshiu Europën, mbi 20.000 persona besohet se vdiqën si pasojë e temperaturave të larta dhe shumica e viktimave ishin në moshë të shtyrë./REL
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës n...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Punonjësit e zyrës janë më të prirur ndaj goditjeve dhe su...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Shkencëtarët kanë zbuluar një arsye pse burrat kanë më...
Me temperaturat rekord në rritje në mbarë botën, kërki...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nga të dy gjinitë, kush do të mendoni se është më në r...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ndonëse jo zyrtarisht, Skënder Brataj thotë se nënvarianti...
Doktori pneumolog, Ardian Jorgji, ka deklaruar se rastet m...
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka qetësuar qytetarët në ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Konsumimi i ushqimeve të duhura mund të rrisë fuqinë e...
Një studim tregon se përdorimi tejmase i kripës në vak...
Vera e kuqe, pija e cila nuk mungon në sofrat tona, mu...
Mjeku obstetër-gjinekolog, Rustem Celami, ka folur mën...
Mjeku Tritan Kalo, ka dhënë alarmin për infektimin enga mu...
Një studim i ri ka zbuluar se ekspozimi ndaj rrezeve t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...